Rama: SPAK kthesë historike, pastroi sistemin. Monitorim i rreptë amerikan. Nuk merrem me bixhoz politik, por me shah

4 Janar 2020, 22:20Politika TEMA

“Procesi i formimit të SPAK është një proces kaq i rëndësishëm, strategjik për partnerët tanë, sidomos për ata amerikanë. Procesi i monitorimit është në alert maksimal”. 

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në emisionin “Java” përballë Lorenc Vangjelit dhe Preç Zogajt.

Kreu i qeverisë tha se zgjedhja e anëtarëve të Prokurorisë Speciale Antikorrupsion nuk mund të ketë qenë perfekt, por sipas tij solli një pastrim të sistemit.

Rama tha se ka pritshmëri nga 2020-ta, ndërsa shtoi se kjo do të jetë për shkak të rindërtimit, apo dhe për procesin historik në betejën me krimin.

“Procesi i formimit të SPAK është një proces kaq i rëndësishëm, strategjik për partnerët tanë, sidomos për ata amerikanë. Procesi i monitorimit është në alert maksimal. 

Nuk bëhet fjalë që të ketë…se di si janë ndarë, e kush janë apo kush s’janë. Është e pamundur që të ketë pas kësaj ‘anomalie’ një skenar që lidhet me kahjen e simpative apo njohjeve. 

Procesi nuk është se ka qenë perfekt, por ama ka prodhuar kapacitetin e paimagjinueshëm të një pastrimi të një sistemi. 

Në pjesën e pastruar ka pasur gjykatës dhe prokurorë që fatkeqësisht kanë rezultuar të ndotur nga pikëpamja e raportit etik, por kanë qenë dhe njerëz me eksperiencë. 

Nga ata që kalojnë procesin ka dhe ata që s’kanë eksperiencë. Ky sistem është një kthesë historike në aspektin e pastrimit. 

Pjesa tjetër se sa dhe si ky sistem që po ngrihet do të jetë i paanshëm, kjo duhet provuar. Mendoj se 2020 është një vit kyç. 

Për shumë arsyeje mendoj se ky vit mund të jetë viti më i shënuar për qeverisjen time, për shkak të rindërtimit, për shkak të një procesi historik në betejën me krimin, që nis me një rindërtim nga shtetit në themelet e krimit. 

S’merrem me bixhoz politik, por me shah politik. Në këtë histori është dhe Fanti dhe Çupa.’, tha kryeministri Rama.

5 komente në “Rama: SPAK kthesë historike, pastroi sistemin. Monitorim i rreptë amerikan. Nuk merrem me bixhoz politik, por me shah”

  1. Kalec Dega says:

    Mjere Shqiperia….SPAKU PASTROI WC-ne e Likes….????
    SPAKU i RamRucit ska filluar akoma punen ose ka filluar me ata qe nuk paguajne dritat dhe kane shpallur fleterrufe per ata qe jane te korruptuar…
    Ky eshte akoma me i rrezikshem dhe teper me i keq per Shqiperine se Vicidlosi i Sebeve.
    =
    e kuptoni si tallet me inteligjencen e shqiptarit miku i erdoganit/vucicit

  2. sapa says:

    Kjo gjenerate u perdhunua dhe u grabit dhe as qe do te shohe nje dite te mire ku ti jepet drejtesia.Por as gjeneratat e ardheshme nuk besoj se do perfitojne nga ky i ashtuquajtur mjet mrekullie SPAK.Ky popull primitiv dhe hajdut qe edhe cdo gje moderne qe zoteron sot ja serviri bota perendimore eshte mesuar te udhehiqet me dhune ashtu sic beri Enver Hoxha dhe te tjeret para tij dhe ligjet i zbaton po me dhune me cekic mbi koke dhe jo me deshiren e tij se kulture ligji nuk ka.Prandaj jam i bindur qe kthese te tille sic perpiqesh ta paraqesesh ti zoteri nuk ka shqiperia.Neqoftese do kete ndonje “rezultat” do jete minimal por jo qe te jete i sukseshem per nje popull te tere.

  3. Haha Spak=Korruption
    Rama=Sala
    Meta=KorruSala
    ………..

  4. h says:

    Sikur ti pyesje 5000 të burgosurit e Tulonit ,thonin të gjithë se ishin të pafajshëm
    ose viktima të një gabimi precedural gjatë proçesit.V:Hygo

  5. Gri says:

    Kalec Ka..c! SPAK eshte i Amerikaneve, miqeve me te medhenje te Shqiperise! Nuk eshte i Ram Rucit! Eshte previlegj per ne! Per shtetin tone! Do pastrohen 30vjecaret politike. Ata qe kane vjedhur, korruptuar dhe pasuruar padrejtesishte do futen ke vendi (Rec). Kurse 30 vjecaret politike te paster duhet te largoheen se nuk kane bere detyrat ndaj popullit! Kane heshtur! Inshalla je ke te pastrit KALEC! Por me sa duket Leco e paske mizen nen kesule! Nje klase e re politike e paster , patriote qe i quan popullin:popull dhe eshte dashamires i tij duhet te vij ne krye!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje