Nga Shqiptar Oseku
Unë politikan nuk jam, por do të them mendimin tim shkurt megjithatë: vrasja e Kasim Sulejmanit në këtë mënyrë ishte marrëzi. Jo pse ai s’i bënte rixha plumbit (a raketës prej droni) bile përkundrazi, s’i kishte kush hak të dyja me fort se ai.
Kasim Sulejmani ishte vrasës profesional, xhelat i regjimit të imamëve, me mijëra vdekje në ndërgjegje të vet. Mirëpo, kam frikë se ky atentat fuqizon forcat më të errëta në Lindje te Mesme.
Si për shembull, forcat e errëta të imamëve në Teheran. Ata gjer dje kishin duart plot me trazira sociale nëpër rrugë e sheshe qytetesh. Mbi 160 të vrarë ishin raportuar gjer të enjten e shkuar, në manifestime kundër çmimeve të larta. Këto trazira s’u bënë lajm në botën shqiptare, por janë ndjekur me një anë në gjithë Lindjen e Mesme. Atentati mbi Sulejmanin vrau njëherit edhe këto protesta. Sot e dje rrugët dhe sheshet janë mbushur prapë dëng si në kohët e vjetra. Me manifestime kundër Shejtanit te Madh, emri i imamëve për Amerikën.
Teokracia e imamëve është një diktaturë. Dhe si shumë diktatura, edhe kjo forcohet nga një armik i jashtëm, e dobësohet nga mangësi sociale. Shumica e diktaturave moderne bien kur u mbarojnë justifikimet, si do të ndodhë një dite edhe me diktaturën e imamëve. Veçse vrasja e Sulejmanit ka ushqyer tash imamët me një justifikim të majmë, që do t’i mbajë të forte goxha ca kohë.
Edhe kur hedh sytë jashtë Iranit, ky atentat publik prapë më duket kundërproduktiv. Lindja e Mesme ka 200 milionë shiitë, të cilët kanë ndenjur më urtë (në masë relative) teksa amerikanët kane luftuar islamistë sunite. Tash kjo mund të ndryshojë, jo veç në Iran por edhe në Irak, në Liban, e ne Afganistan, ku ka shiite. Dhe kjo në kohen kur një luftë e re, qoftë direkt a me ndërmjetës, është gjëja absolutisht e fundit që i duhet Amerikës.
Në fakt unë do të thosha krejt të kundërtën. Se Washingtonit i duhet gjithmonë një Iran për të kundërpeshuar diktaturat arabe. Sikur Irani të mos ekzistonte do të duhej sajuar nga balta, për këtë mision. E mira e punës është që ky Iran të jetë demokratik, natyrisht, dhe politikat amerikane duhet të promovojnë kondita qe lehtësojnë lindjen e demokracisë atje. Sanksione ekonomike, media në gjuhën persisht, ndihma emigrantëve, etj.
Por Amerika s’e ka luksin të kërkojë qimet në vezë. Dhe absolutisht nuk ka se ç’të fitojë nga një lufte e armatosur kundër Iranit. Së pari pse Irani është arrë e fortë ushtarakisht. E së dyti, pse edhe në rast të fitores ushtarake, rrjedhoja e mundshme — copëtimi i Iranit — do të ishte katastrofë për regjionin. E pra, urtësia të thotë se kur fitorja s’të sjell leverdi, lufta nuk të duhet. Përsëris, amerikanëve u duhet Irani, sido qoftë ai, për të sajuar njëfarë ekuilibri në atë zgjua grerëzash ku i thonë Lindje e Mesme.
Sot ka rrjedhur intel se Kasim Sulejmani paska qenë prapa sulmeve me raketa që lanë disa amerikanë të vrarë në Irak dy javë më parë, pra se vrasja e tij ishte hakmarrje sy për sy. Dhe mua ky njoftim më duket i besueshëm. I shkon nevrikut Trump kjo, që të hakmerret menjëherë dhe të hakmerret fort, duke vrarë një gjeneral.
Presidenti Trump mund të ketë shënuar një pikë në fushatën zgjedhore. Por ka humbur çdo shanse për të futur në kosh një nga shtetet kyçe në Lindje të Mesme, e i ka krijuar Amerikës 200 milionë armiq të rinj. Dhe kjo konfirmon pohimet e kundërshtareve të tij dje dhe sot. Se një debil neurotik e sedërtar në post të presidentit mund t’i kushtojë shtrenjtë vetë Amerikës.
Une analist nuk jam, por kush te pjerdh ty per temen qe more mundimin te analizosh? Kjo jotja eshte te hysh e te besh hesapet e komshiut pa ia ditur mire defteret. As ti as llukunia e “analistave” qe prodhon ky vend nuk keni njohurine per te analizuar veprime e vendime qe ndermerren nga vende te huaja (perfshire Ameriken) per arsyen e thjeshte qe nuk jeni ne brendesi te politikave te tyre te brendshme pertej c’ju servir CNN e FOX News!
Sakte
Por 1 vleresim mund te behet.
Amerika iranin e ka 1 shtet te humbur qe nuk mund ta fitoje me, dhe zgjidhja nuk eshte me ta beje mik por ta ndaje.
Turqine gjithashtu.
Te vetmen popullsi ne zone qe mund ta beje aleate te perjetshme eshte ajo kurde.
Krijimi i shtetit kurd duket te jete ne synimet amerikane, per kete arsye reagoi aq shume dhe turqia, sepse e di qe ka radhen mbas iranit.
Kurdet e irakut jane tashme autonome
Kurdet e sirise gjithashtu
Nese goditet irani dhe kurdet e iranit clirohen nga shteti iranian duke e bere te pashmangshme pastaj shkeputjen edhe te kudistanit turk.
Amerikanet nuk jane deficente qe te cohen 1 mengjes dhe te thone sot po vrasim 1 gjeneral, ata punojne me synime afatgjata.
Vrasja pikerisht e ketij gjenerali qe kordinonte punen ne rajon edhe kunder kurdeve te shton mendimin se synimi eshte kurdistani.
Miratimi unanim i gjenocid armen nga senati amerikan eshte gjithashtu 1 tregues me shume se ku synojne amerikanet.
Qe ne vetvete eshte 1 kauze e drejte qe 1 popullsi prej 50 milione sic jane kurdet duhet te kene shtetin e tyre. Eshte e njejta llogjike si per kosoven.
Duket se fundi i turqise tashme eshte i pashmagshen.
Endra e rilindasve shqiptare drejtuar Zotit se “kur bere der e arine cdeshe qe bere turqine” me ne fund po behet realitet.
Esht fatkeqesi kur ben analizen e politikes nje islamist shqiptar me bisht. Dhe mundohet ta mbuloje analizen ky mohamedan me gjoja opinionet e demokrateve per Tramp. Po eshte e kunderta more truthare. Sulejmani i madherishem kujtoi se eshte neper filma, kujtoi se eshte prap me ate presidentin bythzi dhe me ate te koruptuaren Hilari, ku vrau ambasadorin amerikan ne Benkazi. Ai nuk e kish mesuar qe mos e kruaj me Trampin. Dhe kjo te behet mesim per te tjeret mbrapa. A e lexove deklaraten e keshilltarit ushtarak te udheheqesit iranian. Ai gati sa nuk e shpreh direkt se vari lesht Sulejmanit por i lutet ShBA-ve qe ta lejoi te beje dicka si pergjigje se duhet sa per sy e faqe votes. Por pergjigja e Trampit i ka bere ato te tulaten dhe mos te gjejne vrime ku te futen .Trampi ju kujtoi atyre bythe grisurve se jane ne survejim 52 vende ku do te bjere hakmarrja ne rast se e kruajne bythen. Jane ne shenjester 52 vendet ku regjimi i Iranit me te ardhur ne fuqi me 1979 mbajti peng 52 anetaret e personelit te ambasades se SHBA-ve te rrembyer ne ate kohe. Se jane mesuar islamistet qe ti perdorin si mburoja ne cdo rast te sulmeve te tyre terroriste femijet dhe civilet e pambrojtur si dhe objektet e tyre fetare dhe te kultit, qe sulmi ndaj tyre te interpretohet si sulm ndaj objekteve fetare. Se qe ta dish ti efendi mbetje islame ne Shqiperi ne vitin 1979 gjithe pengjet u ruajten ne objektet fetare dhe kulturale ne Iran. Dhe u desh paralajmerimi i forte dhe kercenues i ish presidentit te sapo zgjedhur amerikan Regan qe byth grisurit ti lironin gjithe pengjet ne diten e inagurimit te presidentit. Se ishte parashikuar qe dekreti i pare i presidentit te zgjedhur te ishte sulmi mbi Iranin per lirimin e pengjeve. Sepse islamiket nuk njohin gjuhe tjeter pervec asaj te forces. Pra ate po ben edhe Trampi sot pas 41 viteve pas. Dhe ti del dhe na ben komente sume grisurish ketu qe sa paska humb amerika me vrasjen e nje terroristi te piketuar per tu bere udheheqes suprem ne Iran.
Ti , mor lum miku, as emrin nuk e ke Shqiptar, por nuk je as shqiptar . Ti je ne fakt je nje KANDAR PA KOQE, se nuk e meriton te jesh as KOQE KANDARI. Kush je ti qe analizon ato qe ben USA ?
Meso te lash kembet dhe dhembet i dashur analist. Gjjithashtu merr nje deodorant per sqetullat se qelbesh ere. Nese keto i thote opozita e Trump pranohet por ti qe je nje hic
Ametikan deri ne vdekje jemi dhe duhet te jemi ne shqiptaret e vertet.
Kur Milloshevic vrau e masaktoi APASHET AMERIKAN i zbrapsen faren e keqe. Un mrndoinse Tramp gaboi po prape jam me aleatin ton SHBA.FORCA SHBA ZOTI TE BEKOFTE. SA HERE KUJTOI APASHET QE SULMUAN SERBIN JAM AMERIKAN NE SHPIRT DHE NE ZEMER ME TE MIRAT DHE TE KEQIAT E SAJ. RROFTE SHBA ????
pirdh o pirdh.ngele ti te komentosh sulmin.e ka ber analizen cia e ushtria per kete.
Po mire or ti Oseku, nuk e kishe edhe aq keq deri me i fare vendi. E dhjeve fare ne fund kur u vure te karakterizosh presidentin amerikan.
Ky me siguri do te jete Agron Gjekmarku qe e ka shkruar kete analize kaq te holle ,me siguri i konsultuar edhe me Mark Markun e prijesin lexhendar Brishe! S’ju ka mbetur gjet tjeter ,shkoni e solidarizohuni me Iranin se ketu nuk keni me teren!Shkrim shume i holle per tu kuptuar ku vetem nje idot i kupton thelbin qe autori ka patur !Pasi mbaruan luften ketu bishat tashme jane shperngulur pertej oqeanit Atlantik per te bere politiken e skutave!
Irani nje arre e forte nga jashte por bosh brenda
Unë politikan nuk jam, por si gati çdo shqiptar, flas e jap mendime e opinione për çdo gjë, madje edhe për ato që s’ua kam fare haberin. Sepse kjo demokraci më ka dhënë të drejtën që, si një askush debil që jam në jetën e përditshme, të më dëgjohet emri dhe fjala në një gazetë të madhe. Se kështu mbase i mbush vetes boshllëkun intelektual dhe i mbush mendjen vetes se jam “aktivist, humanist, analist, pordhist, qurrashist”, etj.