Era e fortë në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien

5 Janar 2020, 17:14Sociale TEMA

Moti i keq, me erë të fortë dhe temperatura të ulëta që ka përfshirë gjithë vendin ditën e sotme, ka shkaktuar edhe pasojat e para. Për shkak të erës së fortë, në kryeqytet janë rrëzuar disa pemë, por fatmirësisht pa persona të lënduar.

Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj u bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin daljen në rrugë apo qëndrimin në zona ku ka rrezik.

“KUJDES ? erë e fortë në Tiranë, ju lutem ?evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vënde ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien.

Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112. ☎

Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari.??‍✈️?‍✈️”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.

1 komente në “Era e fortë në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien”

  1. Entoni says:

    O Kryebashkiak legen,
    Tek pallati im firma Gjikuria ka rrethuar lulishten prej tre muajsh me pretekstin e rehabilitimit te bllokut te banimit.
    Uzurpuat nje prone per te cilen ne si komunitet kemi 7 vite qe paguajme per mirembajtjen e saj. Firma Gjikuria ende nuk ka filluar punimet. Edhe per me teper ne kete moment llambarinat e rrethimit jane shkaterruar te gjitha edhe po fluturojne andej kendej duke rrezikuar jeten e banoreve.

    Te gjithe ju banore te Tiranes edhe Shqiperise pa dallim perkatesie politike u beni block te gjithe politikave ne FB edhe rrjete sociale. Pa FB edhe propaganden e felliqur Edi Rama, Erjon Velia dhe Sali Berisha jane vecse dordolece per tu meshiruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje