Përçahet zyrtarisht Aleanca për Teatrin: Krijohet lëvizja e re, Kastriot Çipi sulmon Ervin Gocin

4 Janar 2020, 15:50Sociale TEMA

Përçarja mes aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit duket se tashmë është zyrtarizuar dhe nuk ka kthim pas.

Interesat personale të palëve të përfshira në këtë debat duket se kanë dalë në sipërfaqe dhe zyrtarisht drejtuesit e saj kanë krijuar dy lëvizje të ndryshme.

 Lajmin e bën të ditur një prej themeluesve të kësaj lëvizje Kastriot Çipi, i cili shkruan në Facebook se tashmë janë dy lëvizje të ndryshme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e drejtuar prej tij (AMT) si dhe Aleanca Zyrtare (AMTZ) e drejtuar nga aktivisti Ervin Goci dhe shoqëria e tij. 

Përçaraja mes aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka ardhur duke u thelluar. Pak ditë më parë, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Kastriot Çipi do bënte me dije se pedagogu Goci e ka bllokuar në rrjetet sociale si dhe nuk i përgjigjet në numrin e telefonit.

Në postimin e tij publik, regjisori Çipi kërkon nga pedagogu Goci që ta sqarojë nëse ky i fundit i ka thënë aktivistit Pano Soko që është zotuar të pengojë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që të zhvillojë debatin e radhës për sistemin zgjedhor në Teatrin Kombëtar Eksperimental (TKE) apo jo.

Duke qenë se nuk ka marrë ende asnjë përgjigje apo sqarim nga pedagogu Goci, atëherë regjisori Kastriot Çipi e ka bërë publike këtë kërkesë duke postuar edhe mesazhin privat që i ka dërguar në numrin e tij të telefonit.

1 komente në “Përçahet zyrtarisht Aleanca për Teatrin: Krijohet lëvizja e re, Kastriot Çipi sulmon Ervin Gocin”

  1. Zigur Qarri says:

    Kjo eshte loja e Gebelsit Endri Fuga,drogaxhiut Edvin Escobar D’Rama dhe Erion Makiavelit.
    Ata qe i mbajn iso ketyre tre peversave antishqiptare,do te tregohen me gisht deri ne tre breza
    si jashqitja e kombit,qe perçarjen ndermjet shqiptareve e ngriten ne ideologji te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje