Vazhdon përçarja mes aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit me njëri-tjetrin.
Kësaj radhe regjisori Kastriot Çipi është ‘përplasur’ me pedagogun dhe aktivistin Ervin Goci.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Çipi ka bërë me dije se pedagogu Goci e ka bllokuar në rrjetet sociale, si dhe nuk i përgjigjet në numrin e telefonit.
Në postimin e tij publik, regjisori Çipi kërkon nga pedagogu Goci që ta sqarojë nëse ky i fundit i ka thënë aktivistit Pano Soko që është zotuar të pengojë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që të zhvillojë debatin e radhës për sistemin zgjedhor në Teatrin Kombëtar Eksperimental (TKE) apo jo.
Duke qenë se nuk ka marrë ende asnjë përgjigje apo sqarim nga pedagogu Goci, atëherë regjisori Kastriot Çipi e ka bërë publike këtë kërkesë, duke postuar edhe mesazhin privat që i ka dërguar në numrin e tij të telefonit.
Kujtojmë se prej dy vjetësh aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit luftojnë për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar, por kohëve të fundit duket sikur aktivistët kanë patur mosmarrëveshje mes tyre por ende nuk dihet saktë se për çfarë kanë patur debate.
“Meqë pedagogu i teorisë së komunikimit Ervin Goci më ka bllokuar në Facebook dhe nuk po më përgjigjet me sms, po ia bëj pyetjen publikisht:
Është e vërtetë se je zotuar të mos lejosh Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit të zhvillojë debatin e radhës në TKE?
Kush komunikon me Ervin Gocin është i lutur të komentojë këtu, për të na komunikuar përgjigjen e tij.
Unë do të shprehem sapo të sigurohem se ai e ka thënë vërtet atë fjalë, apo jo.
Mesazhi në telefon: ‘Është e vërtetë se i ke thënë Pano Sokos se nuk do të na lejosh ti të zhvillojmë debatin për sistemin zgjedhor, të hënën në TKE?’, shkruan në mesazhin dërguar pedagogut Ervin Goci, regjisori Kastriot Çipi.
“Kjo perçarje nuk i sherben kauzes. Edhe ne qe ju ndjekim nuk na vjen aspak mire te degjojme ndasite tuaja. Me vjen shume keq qe kjo ka ndodhur”, i shkruan Çipit një mbështetëse e kauzës.
“Evelina Jaupi edhe mua me vjen tmerresisht keq. Por nga ana tjeter nuk mund të hesht me, kur dikush qe e kam ftuar në proteste, tani kerkon te me perjashtoje prej saj”, përgjigjet regjisori.
Ndërsa një tjetri, i shpjegon dy grupimet që kanë krijuar.
“ Altin Veisllari prej nje muaji ka dy grupime. Aleanca (AMT) dhe Aleanca Zyrtare (AMTZ). Ne të AMT u kemi uruar suksese publikisht atyre të AMTZ, ku bën pjese Ervin Goci. Tani po perpiqemi te kuptojne çfare duan Ervin Goci & Co.”
(TemA)
Kur te lodhen keta aktivista, do kerkojne vete prishen e teatros, atehere sdo e prishi kush do e lene karakatine qe mbrohet nga shteti
Më pëlqen ajo paçavurja që kanë shkruar ke hyrja e teatrit ” mbrohet nga populli” dhe të mendosh që këta 50 fundërrina janë popull.
Pozita dhe opozita e ale ances per teatrin .
Arsyet u permend ne artikull , po ja para ca kohesh, sikur u be nje sher per ca fonde !
Teatri eshte prone shteterore.nje grup personash kane grabitur pronen e shtetit per interesat e tyre.”toke e xanun” me metoda te tjera.
Genjeshtra dhe pseudo lajme te Temes! Nese i quani “percarje” mendimet ndryshe te Aleances per Mbrojtjen e Teatrit, atehere si mund te quhet bomba qe i vune kryetarit te Bashkise Lushnje, ne zyren e tij? Plasi “lufta” ne PS?
Genjeshtra dhe pseudo lajme te Temes! Nese i quani “percarje” mendimet ndryshe te Aleances per Mbrojtjen e Teatrit, atehere si mund te quhet bomba qe i vune kryetarit te Bashkise Lushnje ne zyren e tij? Plasi “lufta” ne PS?
Shume mire qe e kane zanun keta qytetare e artista, se ta zej FUSHA shpk kete hapsire dhe disa qindra m2 toke publike per te ndertuar kulla e per te shkateruar ate oaz argetimi (pedonalen) ne Tiranen e superbetonuar. AMT + AMTZ force me e madhe per te mbrojtur Teatrin, edhe pse mund te duket si pecarje.