Jeni bërë gati për dëborë? Javën tjetër bien temperaturat deri në -12 gradë

4 Janar 2020, 15:41Sociale TEMA

Dhjetori i vitit 2019 ishte tepër i ngrohtë, por nuk do të ndodhë e njëjta gjë me janarin. Javën e ardhshme, temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe do të shkaktojnë reshje dëbore në shumë zona të vendit.

“Të hënën dhe të martën temperaturat do të shkojnë në vlerën minimale në -11, -12 gradë celsius në zonat malore, kryesisht verilindja dhe juglindja presin këto temperatura në ndonjë zonë të veçantë”, tha sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja për Ora News.

Sa i përket Tiranës, temperaturat minimale do të jenë -2 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë 11-12 gradë, të cilat do të zgjasin deri të mërkurën.

Më pas do të kemi rritje të temperaturave me 2-3 gradë. Në zonat malore që parashikohet të ketë dëborë përfshihen edhe Llogaraja e Përmeti.

Ndërkohë, fundjava do të vijë me vranësira e lagështi në të gjithë territorin.

1 komente në “Jeni bërë gati për dëborë? Javën tjetër bien temperaturat deri në -12 gradë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje