"Litari" jashtë i Berishës: Ata lindën në trazirat e vitit 1997, por tani kanë nisur të marrin hak për të afërmit e vrarë

5 Janar 2020, 18:54Kronika TEMA
"Litari" jashtë i Berishës: Ata lindën në trazirat

Kur Shqipëria ishte në luftë, ata që sot janë rritur dhe po bëhen pjesë e krimeve të rënda me motive hakmarrje, ose nuk kishin ardhur ende në jetë, ose ishin shumë të vegjël për të kuptuar se çfarë po ndodhte dhe me kë po luftonin shqiptarët.

Por, pas shumë vitesh, ata ndoshta janë rritur me mungesën e njerëzve të afërm të familjes në shtëpi. Dhe padyshim që kanë mësuar, sesi ata janë larguar nga kjo jetë. Padyshim, që u është treguar e vërteta e vrasjeve mes shqiptarësh e mes bandash, edhe për firmat piramidale që prodhuan gjithë këtë.

Por, sot, ata që atëherë nuk kishin lindur, ose ishin të mitur janë kthyer në protagonistët e krimeve të rënda, që zënë fill atëherë. Djali i një babai të vrarë në atë kohë nuk mund të përtypë “turpin” e shokëve, teksa çdo ditë mbase i thonë se filani i ka vrarë të atin. Ekspertë të policisë thonë se ky fenomen për fat të keq është gjithnjë e në rritje.

Krimet kryesisht në Lushnjë dhe Vlorë janë me protagonistë këta të rinj, që në emër të hakmarrjes vrasin. Në emër të babait, vëllait, apo ndonjë të afërmi tjetër përshihen në listën e atyre që tashmë kanë moshën “për armë” dhe marrin hakun e së kaluarës.

Baballarët, apo të afërm të tjerë janë vrarë atëherë për përfshirje në banda kriminale, apo në akte paligjshmërie. Por, kjo nuk i step ata të rilindin jo më bandat, por aktivitetin kriminal, thonë ekspertë të Policisë dhe të pyetur për moshën e re të krimeve mafioze sidomos në Lushnje, Vlorë, apo Tiranë.

Lushnja prej kohësh, nuk po gjen qetësi. Trashëgimtarë të bandave rivale që u fuqizuan jashtëzakonisht shumë gjatë vitit 1997, janë rizgjuar, rigrupuar dhe sot po lajnë hesapet e vjetra dhe të reja me njëri tjetrin.

Vrasja e Enver Boriçit, një prej njerëzve më të afërt të Aldo Bares është në vazhdën e shumë atentateve të tjera me të vdekur, gjatë këtyre 2 viteve të fundit. Shënjestra ka qenë nipi i Alfred Shkurtit (Aldo Bare), familjarë të pjesëtarëve të ish organizatës kriminale të njohur dhe madje nuk janë kursyer as të pafajshëm, “krimi” i vetëm i të cilëve ka qenë lidhja e gjakut me protagonistë të këtyre bandave. Por këta ‘trashëgimtarë’ nuk janë riaktivizuar vetëm në Lushnje.

Fijet e disa vrasjeve dhe të shumë “personave të zhdukur” në Vlorë, të çojnë në burgun e sigurisë së lartë ku vuajnë dëmin e përjetshëm Zani Çaushi, Gaxhai e eksponentë të tjerë.

Edhe qyteti i Elbasanit nuk gjen qetësi, pasi ndarja e territorit që ndodhi në vitin 1997 mes grupeve të fuqishme kriminale vazhdon edhe sot. Shumë vrasje në zonën e Burrelit, Durrësit, Shkodrës dhe Tiranës nëse investigohen në thellësi të çojnë te veprimtaria e bandave, që lulëzuan nga vitin 1997, deri në vitin 2000.

Edhe pse shumica e krerëve të tyre u arrestuan dhe morën dënime të rënda apo janë larguar jashtë vendit, mbetjet e tyre “shoqërore” dhe “farefisnore” mbijetuan duke trashëguar bizneset kriminale të drogës dhe ato të “ligjshme” që shteti nuk i preku.

Lufta mes trashëgimtarëve të bandave të vitit 1997 nuk ka të bëjë vetëm me hakmarrjen, por edhe me biznesin e drogës dhe kontrollin e territorit këtu në Shqipëri, Holandë, Belgjikë, Zvicër, Gjermani dhe Spanjë.

Sipas statistikave në atë vit të mbrapshtë për Shqipërinë në vend vepronin qindra grupe të armatosur, por vetëm 15 prej tyre ishin shumë të organizuara dhe vazhdojnë nëpërmjet trashëgimtarëve të veprojnë edhe sot.

18 komente në ““Litari” jashtë i Berishës: Ata lindën në trazirat e vitit 1997, por tani kanë nisur të marrin hak për të afërmit e vrarë”

  1. Jozi says:

    Pse me kot ruhet Zeni, kujtoni se nuk i di kto gjona.
    Me vjen keq me dashnoren e tij, Arminen. Mire ajo, po babai i saj Arbeni, burre i pjekur, si nuk e keshillo vajzen, se po shkel ne drrase te kalbme.

    1. Roberto says:

      Femijet e sotem nuk degjojne me si dikur prandaj c’faj ka i jati i Armines??? Une kam pershtypjen se ajo eshte marrosur nga Shkelzen Cari Berisha dhe as e ka haberin fare se c’ndodh rrotull por mendon se do e kalojne gjithe jeten neper CARA-IBE apo Bora-bora,Maldive etj etj. Ka anulluar Berisha dasmen??? Kjo eshte shenje e keqe per Arminen qe shpreson me kot dhe gjithashtu per Berishen qe ne keto kohe te trazuara ti thote jo nje martese prallore te djalit te saj zagar.

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      Berisha ka BERE shume gjera te keqia
      POPULLI e Di
      DREJTESI duhet te BEHET nga Drejtesia

    3. Shenjestra says:

      Mer te vertete,ne kete artikull,tregon se Berisha do e ler litarin jashte.Ai nuk u ngpo me gjak e krime monstruoze ne kete jete,por edhe kur te shkoi ne ate bote krimet e tija te vazhdojne akoma.Edhe atje ne ferr kur te shkoi,Bereisha do qe te kenaqet edhe atje.Kaq shpirtzi eshte.

  2. Koti says:

    Siç thote kryeministri jot i dashur o Mero; Henkshin kokat e tyre.

  3. O says:

    Rrofte Sali Berisha!!!

  4. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    dhe ky ”litar” ka vec nje protagonist: MUSLIMON BROTHERS!
    ishin pikerisht keta turkoshqipfoles gjaxore e te pabese qe ne ’97 mbushen ruget me kriminele,hajdute,grabites,perdhunues etj.
    eshte fakt se asnje kristian[vec ndonje maloku katolik] nuk mori pjese ne masakrat apo grupet kriminale te ’97.

    1. Genc says:

      Ty ta qifsha familjen ku ta kesh o moterqire. po pse ore moterqire i ben keto dallime. pse ata qe nuk paskan marre arme sipas teje qenkan kristian, ndersa ata qe kane marre arme ne dore quhen malok katolik. ptuuu ta qifshin nene e motren keto maloket katolike ty ta qifshin.

      1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

        o beqir,se pari robt ku ti kesh[te me fale nena jote pasi nuk e kam ne natyre t shaj dike] pasi une nuk shava njeri,thjesht tregova ose rikujtova se gjithe kriminelet,grabitesit,perdhunuesit e ’97 rrugeve nacionale apo qyteteve a fshatrave ne shqiperi kishin vec nje identitet: muslimon brothers![ky eshte fakt] pa harruar ketu edhe ata pak kristiane[maloke katolik]edhe ky eshte fakt.
        e thexoj,nuk behet fjale per ata sa morren arme nga depot e ushtrise qe normalisht mes tyre ishin edhe kristiane ortho/xe,por kriminelet qe vrane ,grabiten,perdhunuan rugeve nacionale ishin vec turkoshqipfoles!
        edhe ne kete material duken qart se cilet ishin krimnelet e ’97-es por edhe pasuesit e tyre sot qe hakmerren ne vazhden e te quajturit nga artikullskruesi si ”litar”! ade paliomalaka vere trurin ne pune e mos sha te tjeret se vec nje mbeturin shan………..!

    2. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

      Hahahaha kush ta tha …, Taqua…hahahaha

  5. Muca says:

    Po te kishte halla koqe

  6. Kol Tivari says:

    O!!
    Rrofte e na e rrofte Sali Berisha.
    Ai ka shum probleme me la. Kan me pagu Ai dhe Shkerdheni.

  7. zeni says:

    Perderisa Saliu eshte gjalle, as zoti nuk e do Shqiperine.

  8. Evgjit grek says:

    Palikari te njejten reagim do te kishte ne cdo vend te botes pas asaj krize ekonomike. kurse ti bushter antishqiptar si gjithmone do te thuash janulliqe

  9. demo says:

    Berisha,Berisha

  10. Palikari i janulles 24 ore non stop says:

    97 ishte veper e palikare brodhers

  11. Gertruda says:

    E keni gabim o njerez!
    Te gjitha sa thoni jane shpifje se ju jeni mesuar me komunizmin qe per nje vrasje te varte ne mes te qytetit ku te linte 3 dite te shikonte i madh e i vogel.
    Ne demokraci nuk i zgjidh shteti me force konfliktet,por u ka dhene te drejta njerezve qe t’i zgjidhin ato me qetesi e dashuri.
    Jane 128 parti politike,240 OJQ,kemi Avokatin e Popullit (femer) per t’i zgjidhur drejt problemet,krmi shoqata te gjakmarrjes,komunitetet fetare,rruget mbushur me callma,mjekrra,ferexhera etj qe zbusin gjakrat,kemi shoqaten e LGBT,qe ul frustimet,kemi Armaten e DROGES e Prostitutave,qe kane ndikuar ne rindertimin e demtimeve nga termeti,kemi dhjetra politikane,deputete,te kriminalizuar,qe akoma pasurite e tyre nuk jane sekuestruar,kemi kaubojsin ish deputet,qe me zotesine e tij ndonese u be deputet,kishte kohe te drejtonte 12 bizneset e ndertimit ne Itali,bile edhe kur e la mandatin,pati kohe te merrte pjese edhe ne Danc-in e famshem,kur te tjeret si ai neper bote,nuk ia dalin t’u rrine ne koke bizneseve dite e nate e jo me te hedhin tulet e barkut plot dhjame per jave te tera etj.
    Keto forma kemi sot ndaj ata qe vrasin jane atavizma bolshevike e jo kapitaliste!

  12. ali peza says:

    Domosdo “hengshin kokat e tyre” eshte postulati i famshem qe do vijoje te sjelle mosreagim nga shteti edhe per ca kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje