Shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, SPAK pushon hetimet për 3 gjyqtarët

6 Janar 2020, 11:38Kronika TEMA

Prokuroria e Posaçme ka pushuar hetimet për 3 gjyqtarët që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar atë nga burgimi i përjetshëm.

Në shkurt të vitit të kaluar, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte nisur procedim penal për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për 3 gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda, pas vendimit të tyre për ta dënuar me 25 vite burg Dajtin, të shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë.

Pas nisjes së hetimeve, Policia ekzekutoi edhe një urdhër për kontroll të banesave të tre prej gjyqtarëve. Operacioni u zhvillua në 5 banesa të tre gjyqtarëve, në qytetet Tiranë, Vlorë dhe Lezhë dhe në atë kohë, në banesën e gjyqtarit Skënder Damini u gjet një shumë prej 20 000 eurosh. Ky i fundit, bashkë me gjyqtarët Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj kishin vendosur pro zbatimit të gjykimit të shkurtuar, ndërsa gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha ishin shprehur pjesërisht kundër.

Por edhe pse gjyqtarët u akuzuan për korrupsion, sipas SPAK, pushimi i çështjes është bërë për shkak se nuk ka fakte për kryerjen e veprës penale. Gjithsesi vendimin përfundimtar, nëse çështja do të pushohet apo do të rihetohet nga SPAK pritet të merret nga Gjykata e Posaçme rreth orës 14:00 të kësaj të hëne.

Në shkallën e parë, Dajti ishte dënuar me 1 burgim të përjetshëm, ndonëse Prokuroria kishte kërkuar 4 të tilla. Të dy palët e kishin apeluar vendimin, në një nga çështjet më të zgjatura në gjykatat shqiptare. Deri në këto momente, me kohën e paraburgimit, Dajti ka shlyer gati 16 vite dënim.

Dritan Dajti u shpall fajtor për vrasjen e 4 efektivëve të policisë, gjatë një operacioni për arrestimin e tij në Durrës. Në atë ngjarje mbetën të vrarë policët Altin Dizdari, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feska. Ai ishte në kërkim pasi ishte dënuar për një tjetër vrasje të kryer në vitin 1999 në Tiranë, por në verë të vitit 2004 arriti të arratisej nga Gjykata e Tiranës.

23 komente në “Shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, SPAK pushon hetimet për 3 gjyqtarët”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    Hahahaaaa! Po bën shtet ed hundmielli. .

    1. Kalec Dega says:

      Bravo SPAK, ata qe nuk besojne te drejtesia e RucRames, te kene inat! Se kujt i themi Bravo ne besoj shume shqiptare e dine shume mire….
      =
      Tashme eshte e sigurte qe dosjet e panumerta akoma pezull do kalohen me aksion me goditje te perqendrua , njashtu si kerkon Partia e Edroges.
      =
      Tfala nga TakAvukati

  2. Albann says:

    Kjo eshte paradhenia per ata qe besojne se SPAK do jete ndryshe…Ne fakt jane po ata njerez qe mbrojne njeri tjetrin….

  3. Tepelena says:

    Kështu do luftojne krimim dhe korrupsionin këta?
    Populli kunder ketyre atehere, kunder të gjitheve.

  4. Tepelena says:

    Gjykim i padrejte minimumi. Ka vrare 4 njerëz me dashje. Ësht veper penale në kodin penal “gjykimi i padrejte”.

  5. PDrrumpalla says:

    Ky na paskerka qene SPAK-u i shume pritur. Mesa duket u peshur kjo pune, ai vend eshte i denuar te mos behet kurre, eshte i vetmi vend ne bote ku shpresa ke vdekur pa u lindur akoma, eshte perfundimisht vendi i…… DJALLITTTTTT

  6. Lani says:

    Po policia ministria e rendit pse nuk behet pale paditese kudrejt ketij gjykimi skandaloz????Si mund tu kerkohet policeve te bejne detyren kunder krimit kur ata shohin me syte e tyre qe shteti ministria e tyre i tradhton dhe behet mbrojtese e kriminelave????

  7. vlora says:

    Zoterinj mos u cudisni ne spak jane te njejtet prokuror por ne ndryshim nga ata qe mbeten ne veting keta kishin parimin :di te fshehesh? keta i fshehen ato qe moren dhe kaluan.Mos keni iluzione me keq do behet se fshihen pas emrit te madh SPAK

  8. Cudia says:

    Vret 4 punonjes policie dhe denohet 6 vjet burg per cdo polic te vrar. Ne cilin vend te botes ekzistojne ligje te tilla…?

  9. Operacioni Zjarri says:

    Ta gezoni SPAK-un. Keni ndonje iluzion akoma? Po nuk u ngrit populli ne revolucion dhe te behet zot i fateve te veta nuknkemi gje ne terezi. Kjo historia SPAK ishe gjetja e radhes per te shtyre akoma pushtetin politikanet dhe oligarkia qe po na marrin shpirtin çdo dite

  10. pjeter says:

    Spak deri tani argumenton qe nuk ka fakte qe gjyqtaret kane abuzuar.Nuk egziston asnje norme ligjore qe i ndalohet Kriminelit Dajti gjykimi i shkurter? Ne qofte se po, atehere ka te drejte SPAK,dhe eshte parlamenti qe duhet te plotesoje vakumet ligjore me norma e ligje, gjykatat duhet vetem te aplikojne ligjet pavarsisht se eshte e pa pranueshme, ai qen, ka vrare 4 oficere policie ne detyre.Por ketu del edhe mangesia e Akuzes, duhet ta fusim mire ne koke qe me reformen ne drejtesi duhen prova ti cosh ne gjykate, ndoshta edhe pa aftesia e prokuroreve dhe e grupeve hetimore bejne te pa mundur nje denim qe duket i pakundershtueshem per burgim te perjetshem. Gjyykatat duhet vetem te apliojne kodin penal, nuk mund te kundershtojne nje te drejte, nuk mund te bejne si me pare, nuk ka me Sali qe te shpeton po nuk zbatove ligjet .Lerini Ramen o Politiken, na duhet te besojme ne kete drejtesi, per here te pare , kemi mundesi qe kete ndo pak drejtesi, perndryshe nuk kemi asnje shanc tjeter, vetem te na marri lumi.

  11. xhoxhi says:

    Drejtësinë e vendos vetëm gryka e kallashit në Shqipëri…Në SPAK gjoja janë më të mirët por jashtë janë shokët e tyre më mafiozë.Pra drejtësia do jetë më keq se sa ishte…sepse ata të SPAKU-T si lëvis as topi tani me mbrojtjen që kanë nga ligjiëë…

  12. vetvendosje says:

    Po te njejtet kerma, vecse kane nderruar pronar.
    Gjoja do benin kerrdine por po vazhdojne ti bejne gojore krimit, mafjes, korrupsionit dhe sali baglave.

  13. Shpiragu says:

    Epara njerezit nuk i marim dot nga jashte . Sa dyti SPAKU te kete turp ,kur nje person qe ka vrare kater njerez denohet me burg e jo burg i perjetshem qe eshte fare prane puhkatimit… Bravo ,Bravo, Bravo SPAK ! Po,po hakun po te vrisje ta merte ajo PPSH-ja …. Tani vra ,paguaj e kendo.. A u kujtohet ajo frekuenca e filmit “Toke e pergjakur ? A u kujtohet kur shkon beu, avokatit te Frances sa nuk i bie te fiket? Ja qe s’paskerka ndryshim ajo koha e bejlereve te viteve 1930 me keta te viteve 2019-2020 . Gezuar vitine ri ! Bravo per vendimin e ri !

    1. Kosta says:

      Drejtesi vetem Enver Hoxha bente.Sot jane te gjithe te korruptuar.Keta gjykatesit aty ishin dhe ne kohen e Sali Shpelles dhe Fatos Bythecit dhe Edvin Droges….A e ngriti zerin ndonjeri nga keta gjykatesit qe nuk ka drejtesi ne vend?????

  14. Pyka says:

    Ju qifshaaaaaaaaaaa robtë e shtepise!

  15. Beni says:

    Zoti ju malkofte te femijet tuaj,ta pesojne 100 fishe padrejtesin qe po jepni,te mallkuar qofshit brez pas brezi.

  16. ? says:

    Spak te qifsha motren njilloj qenkeni maskarenjt e poshter ..iku Shqiperia vllezer po te cohemi e tju qim motren. Ketyre ..PD E PS E LSI. .te gjjth maskaranjt e te poshter jane

  17. Detari says:

    6 vjet burgim per nje polic te vrare me dashje!

    gezuar ramazonin

  18. SHQIPERI TE KAM DHJER says:

    Ore “operacioni zjari” kuj populli i drejtohesh !!!!! Akoma beson se ky popull ka gjak ???Ky popull qen i rahur vetem te vras mbas shpine ,te vjedh e te leh neper kafe me paret qe vijn nga refugjatet ! Pabesia e ngulur thell ne ndergjegje esht cmimi qe paguajn ,esht ushqimi qe nuk ngopen se ngreni njeri tjetrin ! Per cfar SPAKU shpreson ti kur ata qe e perfaqsojn jan pjell e ktij lloj populli ! A nuk poshef ti si per 30 vjet i bejn lavdi vrasesit te tyre ,duartrokasin e brohorasin vampiret qe po ju pijn gjakun e qe vazhdojn ti ken mbi krye ! Bej bilancin e te vrareve dhe hajduteris , qe nga momenti qe moren pushtetin e tallen ne pallrlament me kte qe popull ,qe po ju ben thirrje e mos ushqe iluzione revoucioni ! Shife SPAK un shpresmadhes cfar shupake dha e prit ti tani te denohen kreret e politikes qe renuan Shqiperin…Keshtu do vazhdoj kjo pun , sepse ky esht populli qe i ushqen e leh,,,,,Esht populli qe ka zgjedhur rugen e mergimit e avash avash shqiperin, do e mbushin refugjat qe len vendin e tyre prej luftes …dhe varferis ……..

  19. Koba says:

    TURP dhe SKANDAL.Nje kriminel nga me te felliqurit te dale me i forte se te Gjithe.???!!!.Kjo tregon se Salehu bashke me like Hajdutin po bejne ende Ligjin.

  20. Pantera says:

    E kuptuat tani kur thosh Luke floriri : do me ruajn bythen , ketu do me keni deri ne 2022-shin ? E kuptuam thoni , hajt bravo , degjoniTakun uturakun , do shpetonte spak derejtesine shqiptare ???? E pika qe si bie shqipove …….mos e haroni , cdo gje u be per ” qe ketej e tutje ” dhe jo qe nga 1990-ta , bile idjotesia e shqipove harinte deri atje sa qe shqipot ngateronin ose besonin se bkh me ca alabaker qe studjuan dhe u sterviten ne drejtesine e Saliut do ishte si fbi . Lerini menjeane hetusat dhe oficerare fbi , mis i ngateroni me zoraxhinjte e Shqiperise , me alabaket shqiptare , mbaheni fort spak ,bkh dhe kush e di se cperalla te tjera , ata kane pothuaj nje vit jashte parlamentit, dhe Gramoz kanceri propozoi te paguen ,dhe u paguan , e kuptuat ? PAGUHEN shqipot besojne te spak-u ? Mos mor njerez ,mos besoni te palacot te kllounet dhe pisanjozet……….

  21. Ed says:

    Vendimi I ketyre gjyqtareve eshte skandaloz por SPAK nuk mund te denoje per vendime te gabuara pa e provuar me fakte qe ky vendim eshte mare ne menyre koruptive! Duket qe SPAK nuk I ka keto fakte! Per rrezimin e vendimit te gabuar eshte gjykate e larte qe e ka ne shqyrtim ceshtjen me rekors te prokurorise! Gjyqtaret per kete vendim do perballen ne Veting! Mos u ngutni burra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje