DETAJET/ Horror në Mallakastër: I mituri merr peng xhaxheshën dhe e ekzekuton bashkë me dy shokët, forcat RENEA nxjerrin trupin nga rezervuari

7 Janar 2020, 17:40Kronika TEMA

Një 50-vjeçare, e identifikuar si Drita Saliu nga Mallakastra, u mor peng dhe u ekzekutua nga tre persona që i shkuan në shtëpi për ta grabitur.

Policia bën me dije se autorët e ngjarjes janë nipi i burrit të viktimës, së bashku me dy shokë të tij, të cilët janë vënë nën pranga.

Njoftimi i Policisë

“Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës.

Arrestohen 3 shtetas të dyshuar  si autorë të  vrasjes së 50 vjeçares

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares.

Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit  Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  arrestuan shtetasit:

S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme”. (TemA)

4 komente në “DETAJET/ Horror në Mallakastër: I mituri merr peng xhaxheshën dhe e ekzekuton bashkë me dy shokët, forcat RENEA nxjerrin trupin nga rezervuari”

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    te tjere arabe gjaxore, kete rradhe jane ………..SHIITE!

  2. tetovari says:

    Ska justifikim,krimi eshte bere 40 vite burg.Pastaj te tjeret le te mendohen!

  3. ? says:

    Plumbin bythes shpejt e shpejt.

  4. Preshevali says:

    Kur njerëzit nuk kanë frikë Zotin janë në gjendje te bejnë gjithçka. E pse në Shqipëri nuk e besojnë Zotin dihet e me gjithatë ka ende të tillë qe madherojnë figurën e tijë, mjerimë.
    Familjarëve ngushllime dhe Zoti ju dhashtë dirimin, e ndjera u preftë në paqe dhe Zoti e shpërbleftë me Xhehnetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje