Mirditë, ekzekutohet pronari i një televizioni: Dy vite më parë i vranë vëllain

7 Janar 2020, 11:32Kronika TEMA
Mirditë, ekzekutohet pronari i një televizioni: Dy vite më

Kastriot Reçi, pronar i një televizoni lokal në Mirditë, “Media Plus Televizion”, u vra paraditen e kësaj të marte.

Mësohet se Reçi është vrarë pranë lokalit të tij.

“Në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç”, thuhet ne njoftimin e policise.

“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”, vijon njoftimi.

Ne vitin 2017, ne Rome, Kastriot Recit i vrane vellain, Gasper Reçin.

Vete Kastrioti ka shkruar ne ate kohe ne profilin e tij ne Facebook, se te vellane ia vrane pas shpine, por pa permendur ndonje shkak per kete ngjarje te rende.

“Gasper Reci u qellua pas shpine rruges teksa po kthehej ne shtepi ku po e prisnin bashkeshortja dhe dy femijet e tij”- shkruan ne ate kohe Kastrit Reçi.

Mesazhi i Kastriot Reçit, pas vrasjes se vellait ne Itali 

Falenderoj te gjithe ju, shoke, miq e dashamire per rrespektin, mbeshtetjen dhe ngushllimet e sinqerta. Vellai yne Gasper kishte 20 vite qe jetonte ne Rome bashke me gruan dhe dy femijet e tij. Gasper Reci ishte pagezuar dhe martuar ne kishen Katolike Romane. Bashke me gruan dhe dy femijet e tij shkonin cdo te diele dhe luteshin ne kishen San Giovanni della Malva (kisha e shqiptareve ne rome)

Ai besonte dhe mendonte se Jeten ta dhuron Zoti dhe vetem Zoti ka te drejte ta marri ate… Gasper Reci u qellua pas shpine rruges teksa po kthehej ne shtepi ku po e prisnin bashkeshortja dhe dy femijet e tij.

1 komente në “Mirditë, ekzekutohet pronari i një televizioni: Dy vite më parë i vranë vëllain”

  1. S.Ram.B says:

    Nuk ta merr njeri jeten kot, kur behet fjale per vrasje me snajper. Po shuhen Shqiptaret nga krymbi materialist qe I ka mberthyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje