Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të SPAK për të pushuar çështjen ndaj tre gjyqtarëve të Apelit të cilët gjykuan çështjen e Dritan Dajtit.
Manjani thotë se SPAK ka bërë shumë mirë që ka pushuar çështjen por sipas tij nuk ka bërë aspak mirë që nuk ka marrrë në përgjegjësi penale trupën policore që u hyri nëpër banesa gjykatësve me skafandra e maska
“SPAK ka bërë shumë mirë që pushuar çështjen e nxitur politikisht ndaj tre gjyqtarëve të Apelit, të cilët gjykuan çështjen “D. Dajti”. Nuk gjykohen gjykatësit pse japin vendime!
Por nuk ka bërë aspak mirë që nuk ka marrë në përgjegjësi penale trupën policore që u hyri nëpër banesa gjykatësve me skafandra e maska”, shkruan Manjani.
Ish ministri ngre pyetjen se “në cilin ligj përcaktohet që policia e pa identifikuar hyn në banesën e dikujt?!!”
Sipas tij, vendimi i gjykatës për kontroll banese ngarkon Prokurorinë dhe policinë gjyqsore të kryejnë kontroll, jo forcat RENEA apo të Ndërhyrjes së Shpejtë.
“Ky gjest ishte një akt i pastër terrori, pavarësisht mllefit që mund të kishim për vendimin e gjykatës. Krejtësisht jo proporcional në raport me rrezikun eventual dhe, haptazi jashtë kornizës ligjore për një kontroll banese.
Kontrolli i banesës është akt i jashtzakonshëm, por mbetet akt civil jo luftarak”, shkruan Manjani.
Me tej ish ministri thotë se SPAK do kishte bërë mirë ta vlerësonte këtë aspekt, që të goditet fort ky precedent skandaloz që terrorizon njerëz, për më tepër kur dalin dhe të pafajshëm.
“Natyrisht nuk po kërkoj të hetojnë mashtrimin publik që Kryeministri dhe dy ministra të tij bënë, kur premtuan se “do ta zhbëjnë vendimin e gjykatës”. Nuk e kërkoj këtë, por ligjshmërinë e zbatimit të vendimeve procedurale të gjylatës PO”, përfundon Manjani.
undefined
Ku ka qejf kur lirohen killers dhe bejne gjemen kur lirohen.. E ka nga eksperienca…
“Nuk gjykohen gjykatesit pse japin vendime”?!
Inshallah te bie ty ne kurriz ndonje vendim i tyre. Kokrra e bythqimit! Pse cfare jane gjykatesit?! Qenie supreme, poshte Zotit qe s’mund te gykohen?!
Keta gjykates kane liruar kriminele recidiviste duke i denuar me nga 2-3 vjet burg. Apo vari karin.
Nga plerat vetem plera dalin. Bravo Ylli, ti po qe je yll fare. Kur te vije momenti jot , nuk do çojne Renea-n per kontroll. Po ka mundesi FBI, se ju jeni per gjykim nderkombtar.