Artan Hoxha zbulon detaje nga vrasja e biznesmenit në Tropojë: Vëllai i tij, shok i ngushtë i Fatmir Haklajt. Iku në SHBA kur Berisha erdhi në pushtet

6 Janar 2020, 17:57Kronika TEMA

Gazetari Artan Hoxha e ka lidhur vrasjen e Guxim Gjyriqit me atë të fisit të Haklajve.

Hoxha tha se vrasja e tij ka ardhur si pasojë e mungesës së vëllait të tij Agron Gjyriqit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazetari tregoi se në vitet ’90, në zonën e Tropojës u bënë vrasje të shumta dhe sipas tij, armiqtë i vrisnin njëri-tjetrit edhe shoqërinë.

Hoxha tregoi se Agron Gjyriqi ishte shok i ngushtë me Fatmir Haklajn dhe jo kushëri, siç është transmetuar në media.

“Në kohën që Fatmir Haklaj u largua nga policia, Agroni krijoi një biznes, ka pasur një firmë.

Po të kërkoni në Google, Agroni thonte se nuk ia vlente të krijosh biznes në Tropojë.

Pasi u shkëput nga policia, Agroni vazhdoi si një biznesmen.

Në një moment kujtoj se u zgjerua shumë rrethi i viktimave.

Mbaj mend që e pyeta a e ndjen rrezikun dhe mbaj mend se kam lexuar një reportazh dhe ai thotë që këtu është bërë e vështirë për të qëndrur dhe po shoh mundësinë për t’u larguar.

Ai është larguar në SHBA para se PD të vinte në pushtet.

Dhe mesa di unë varrimi nuk do të bëhet derisa të vijë ai nga Amerika.

Agroni është vëllai i vogël”, tregoi gazetari në studion e ABC News.

9 komente në “Artan Hoxha zbulon detaje nga vrasja e biznesmenit në Tropojë: Vëllai i tij, shok i ngushtë i Fatmir Haklajt. Iku në SHBA kur Berisha erdhi në pushtet”

  1. USA says:

    E bere rrumuje tano! Si fatmirin e kishte shok agroni po ti nuk e di se vellai i agronit kishte shok te ngushte vellane e azem hajdarit mqe je gazetar investigativ futu fb para 1ore te kuptosh nqse nuk e ben qellimisht o tanò mos Ha ke sala djalo.

  2. Daja says:

    Tano karidi la piovra te mesoi gabim dhe azgani ishte kusheri po ishte I saliut o tano

  3. John says:

    Tani mos bej te diturin ne pune qe nuk i di.

  4. Ledio says:

    Kjo i thone te shikosh filxhanin jo investigim.. ?

  5. drino says:

    Me se e qarte shpellaret e Sali kriminelit vetem te vrasin dine…. I vrau Tropojanet, ati kane mbetur vetem kriminele dhe karaduc injorant.

  6. Lul basha says:

    Leri keto sqarime Tano. Tropojanet Jane mpleksur aq keq me njeri tjetrin sa vetem ata e dine te verteten.

  7. Drini says:

    E sa mire ore qe nuk ia bere bam vetes, se tani kush do tregonte perralla me Nastradin. Dmth sipas shpjegimit te ketij shinjestra paska qene Agroni dhe e hengri i vellai. Tani pritet,po sipas ketij te kthehet edhe i vellai. Po pse i metë eshte ai qe te shkoje si cjapi te kasapi. Ktë republiken e Tropojes shteti duhet ta beje zap se nuk shkon më kjo puna e vrasjeve te kota. Fiset problematike duhet hequr fare qe aty. Me nje vendim te vecante, keta syrgjynosen ne krahina te tjera te Shqiperise. Individet vrases te denohen me burgim te perjetshem. Me thene te verteten ketyre krimineleve vetem Enveri u vinte hakut. Pastaj erdhi anarkia dhe fenomeni doli në pah persëri.

  8. gjergji says:

    Eshte paralajmerim per kedo de din apo do dekonspiroj vrasjet ne Tropoje.Pa as me te voglin dyshim pas kesaj vrasje qendrojne tropojanet ish funksionar te larte te policis se shtetit te lidhur me Berishen me banim ne Tirane.Ndaj edhe ekzekutimi ishte prefect.Vrasjet ne Tropoj do jene edhe me te medha sepse kemi nje brez te ri tashma te rritur qe kerkojne hakmarrje.Besoj se Tropoja pse jo edhe Tirana do perfshihet vrasje pafund te tropojaneve e inshalla do dalin te vertetat e vrasjeve ne Tropoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje