Vrasja e 47 vjeçarit në Mat, reagon AMA: Nuk ishte pronar televizioni, i është hequr licenca që prej vitit 2018

7 Janar 2020, 12:46Kronika TEMA

Kastriot Reci i cili mbeti i vrarë gjatë ditës së sotme, nuk rezulton të jetë pronar i asnjë media lokale sic dhe u raportua nga mediat.

Në një njoftim të Autoritetit të Mediave Audiovizive, bëhet e ditur që Recit i ishte hequr licensa që në vitin 2018.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpreh keqardhje për humbjen e jetës së shtetasit Kastriot Reçi dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.

AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.

Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018”, sqaron AMA.

1 komente në “Vrasja e 47 vjeçarit në Mat, reagon AMA: Nuk ishte pronar televizioni, i është hequr licenca që prej vitit 2018”

  1. BENI-VENEZIA says:

    A nga Mati doli tani,e fillute ne lezhe dolet ne rreshen,tani ne Mat,deri ne darke perfundon ne diber.Hajde media hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje