FOTOT: Arsyet se pse “Yugo Car” ka mbetur si makina më e keqe në histori

8 Janar 2020, 13:14Lifestyle TEMA
FOTOT: Arsyet se pse “Yugo Car” ka mbetur si makina më e keqe

Yugo ishte një makinë e vogël e bërë në ish-Jugosllavi por që mbijeton ende sot në vetëdijen e amerikanëve si dështimi më i madh në botën e  automobilëve.

Në aspektin konstruktiv ishte e dobët. Në aspektin e dizajnit ishte e shëmtuar. Por nga çmimi ishte e lirë. Ajo mbijetoi shumë më tepër si një mjet humori për komedianët se sa si një automjet në rrugë.

Makina shitej  për 3990 dollarë. Edhe pse ishte një makinë e krijuar nga komunistët e Jugosllavisë ajo gjeti treg në Amerikën pas një marrëveshje mes Titos dhe presidentit amerikan. Tregtarët kishin klientë që rreshtoheshin për të blerë një të tillë.

Yugo shiti 1050 makina në një ditë të vetme por ajo që shkon lart duhet të zbresë. Kishte çështje serioze për cilësinë. Makina ishte e ngadaltë dhe teknikët shkruanin se është makina më e keqe e shitur ndonjëherë në Amerikë.

Fundi erdhi në vitin 1992, kur gjatë luftës civile jugosllave, Yugo falimentoi për herë të dytë dhe Kombet e Bashkuara lëshuan një bllokim tregtar për Serbinë që përfshinte pjesët e Yugos.

1 komente në “FOTOT: Arsyet se pse “Yugo Car” ka mbetur si makina më e keqe në histori”

  1. anticensurë25642654 says:

    çna çat trapin me këto idiotësira!!
    një makinë e tillë nuk mun dtë shitej në jugosllavi e jo më në amerikë!!
    ajo ishte pjesë e “subvencioneve”20 mld $ që ju dhanë titos për ndryshimin e drejtimit!!
    ishte propagandë anti ruse dhe asgjë tjetër!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje