Ky është momenti kur një 93-vjeçar në Teksas qëllon me armë në të dy këmbët administratorin e një kompleksi pallatesh, pasi apartamenti i tij ishte përmbytur nga uji.
I moshuari shkoi në zyrën e administratorit dhe e fajësoi atë për përmbytjen e banesës së tij. Pas një debati, ai nxori pistoletën dhe e qëlloi të riun në të dy këmbët e tij.
Administratori u dërgua me urgjencë në spital, por fatmirësisht arriti t’u shpëtonte plagëve të marra. Policia arrestoi 93-vjeçarin. (TemA)