Vende të ndryshme bëjnë thirrje për zbutje të tensioneve SHBA-Iran

8 Janar 2020, 22:15Bota TEMA

Qeveritë e disa vendeve u bënë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet pas një serie sulmesh ndaj interesave të njëri-tjetrit në Irak.

“Kriza aktuale prek thellësisht jo vetëm rajonin, por të gjithë ne ndaj dhe përdorimi i armëve duhet të ndalet tani, për t’i dhënë hapësirë dialogut”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Të gjithë ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të rivendosur dialogun dhe nuk duhet të ndalemi në këtë drejtim”, shtoi ajo.

Në një koment të mërkurën sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab dënoi sulmin me raketa të Iranit ndaj dy baza ajrore irakiane ku ndodhen të vendosura forcat amerikane dhe ato të koalicionit, mes tyre dhe trupat britanike.

“I bëjmë thirrje Iranit të mos përsërisë këto sulme të pamatura e të rrezikshme, por të ndjekë me urgjencë rrugën e uljes së tensioneve”, tha zoti Raab.

Ai shtoi se një luftë në rajon do të ndihmonte vetëm Shtetin Islamik, grupin militant kundër të cilit është përqëndruar misioni i koalicionit në Irak.

Në Kinë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Geng Shuang u kërkoi palëve të vetëpërmbahen. Ai tha se Pekini kërkon dialog dhe hapa në funksion të paqes e stabilitetin në rajon.

Zëdhënësi i sekretarit japonez për Shtypin Yoshihide Suga, shprehu shqetësimin mbi situatën në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje që të gjitha kombet e përfshira të bëjnë përpjekje diplomatike për të përmirësuar marrëdhëniet.

3 komente në “Vende të ndryshme bëjnë thirrje për zbutje të tensioneve SHBA-Iran”

  1. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

    baba Mondi: ameriki,bjeri qafirit Ajet-allahut se do te na caje sumen po e le te gjalle,ki birazer eshte lanet nuk piet as per faren e tij.allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje