Lideri suprem i Iranit s'ndal kërcënimet: Forcat amerikane do nxirren me shqelma nga rajoni ynë

8 Janar 2020, 13:48Bota TEMA

Presidenti iranian, Hassan Rouhani tha se kundërpërgjigja përfundimtare e vendit të tij ndaj vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, ishte që forcat amerikane të “nxirreshin me shqelma” jashtë Lindjes së Mesme.

Në një postim në Twitter të mërkurën, presidenti iranian tha gjithashtu se po të mos kishte qenë Soleimani, kryeqytetet europiane do të ishin në rrezik të madh tani.

“Gjenerali Soleimani luftoi heroikisht kundër ISIS, Al Nusrah, Al Qaeda dhe të tjerave. Po të mos ishte për luftën e tij kundër terrorizmit, kryeqytetet europiane do të ishin në rrezik të madh tani. 

Kundërpërgjigja jonë përfundimtare ndaj vrasjes së tij është nxjerra me shqelma e forcave amerikane nga rajoni”, shkroi Rouhani.

2 komente në “Lideri suprem i Iranit s’ndal kërcënimet: Forcat amerikane do nxirren me shqelma nga rajoni ynë”

  1. ben says:

    Ky debili Iranit me ngjan me Enverin qe do shkaterronte “Imperializmin amerikan”, por ne fakt shkaterroi vendin tone

  2. nord.al says:

    Hasan, e ke harruar Sadamin? Keshtu thoshte edhe ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje