Tensionet në Lindjen e Mesme, Merkel takon Putin

11 Janar 2020, 10:52Bota TEMA

Kancelarja gjermane Angela Merkel, pritet të vizitojë Moskën të shtunën për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me ngritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Kremlini tha se në takim do të adresohet “situata në Siri dhe Libi si dhe eskalimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmit të Shteteve të Bashkuara në aeroportin e Bagdadit më 3 janar”.

Sulmi ajror i SHBA-së la të vdekur gjeneralin Iranian Qasem Soleimani, që kishte drejtuar Forcën Kudsi të Iranit, ushtri e huaj nën hijen e Gardës Islamike Revolucionare , të cilat ishin emëruar organizata terroriste nga SHBA-ja.

Sulmi kishte ngritur frikën e një konflikti të ri të armatosur në rjaon.

Pjesë e këtyre tensioneve ëhtë edhe rrëzimi i aeroplanit ukrainas duke lënë të vrarë 176 pasagjerë menjëherë pas nisjes nga Teherani. Irani deklaroi të shtunën se gabimisht kishte rrëzuar aeroplanin ukrainas.

Merkel dhe Putin ishin takuar muajin e kaluar në Paris si pjesë e përpjekjeve për të vendosur armëpushimin në lindje të Ukrainës.

1 komente në “Tensionet në Lindjen e Mesme, Merkel takon Putin”

  1. Kim été says:

    Gjermania s’është në gjëndje të hapë negociatat me vëndin tonë, lëre mos pyet për lindjen e mesme. Specialiteti i Gjermanis është racizmi nazist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje