Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se rajoni Verior i vendit nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë.
Në të gjitha akset e tjera kombëtare, qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhirë.
“?Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kryesore në vend
?Rajoni Verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë ? e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe kontraktraktori po punon për pastrimin e këtij segmenti, në të gjitha akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
?Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.
?Rajoni Jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.
??Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.
Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen ? në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.”- shkruan autoriteti Rrugor Shqiptar. (TemA)