FOTOT: Modelja ruse bie nga kati i tretë, u gjet pa asnjë rrobë veshur mes shkurreve dhe në -5 gradë

13 Janar 2020, 12:48Lifestyle TEMA
FOTOT: Modelja ruse bie nga kati i tretë, u gjet pa asnjë rrobë

Ksenia Puntus është një modele e njohur Ruse, e cila prej disa orësh është duke luftuar për jetën. Një ditë më parë, 21-vjeçarja është gjetur në disa shkurre.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo ka rënë nga kati i tretë i apartamentit të të dashurit të saj. Ndërkohë në momentin që është gjetur nga borëpastruesit, ajo ka qenë thuajse lakuriq.

Modelja, e cila ka pozuar për “Russian Vogue” dhe “Tatler”, thuhet se ka pësuar lëndime në kokë, gjoks dhe se ka thyer brinjë dhe këmbë. Për disa orë me radhë ajo ka qëndruar jashtë në dëborë dhe temperaturat ishin -5 gradë.

“Daily Mail” shkruan se ende nuk dihet nëse i dashuri i 21-vjeçares, Andrei Bakov ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje