Punimet në Kompleksin dhe stadiumin e ri të klubit të Partizanit po vijonë me ritme të larta.
Aktualisht po punohet për portën hyrëse qëndrore të kompleksit dhe stadiumit.
Drejt përfundimit të plotë është sistemi qëndror i kullimit të ujrave të kompleksit sportiv dhe stadiumit.
Janë prodhuar elementët konsruktiv metalik, për mbulimin e Tribunës B (përballë), ndërkohë është pranë përfundimit mbulimi i plotë i Tribunës qëndrore.
Klubi i kuq thekson se janë duke vijuar punimet cilësore për infrastrukturën e brendshme të Tribunës qëndrore.
Pas rikthimit të titullit kampion, ky është një nga investimet e mëdha që presideca e Partizanit po kryen për ekipin 16 herë kampion të Shqipërisë.