Kur De Biazi goditi të pasmet e Bushit, gjest “bamirës” plot paqe

13 Janar 2020, 12:24Sport TEMA

Ishte momeni  më hot i ndeshjes së bamirësisë kur trajneri De Biazi goditi me shkelm bythëve Bushin, i cili sapo hynte në lojë nga vija anësore.

Shumë vetë kanë qeshur me gjestin koifidencial të italianit, por disa të tjerë gjesti  provokoi kujtime nga  ditët e Europianit, kur ishte Bushi që e godiste trajnerin nga…pas.

Për ata që nuk e kuptonin “kodin e kualifikimit”, Bushi doli në skenë si bomber duke i dhënë një “shkelm bythëve” trajnerit italian, kur shfaqej publikisht duke thirrur se mrekullia e kualifikimit nuk ishte vepër e trajnerit De Biazi, por e të zotit të tij..presidentit.

Kur shikon De Biazin dhe Bushin që shoqërojnë me qeshje vitrine goditjen në vendin e butë, duket se kishin  gjetur momentin ideal për të zbuluar paqen e tyre.

Disa thanë se shkelmi i italianit i solli fat shqiptarit, që sapo hyri në fushë goditi shtyllën.

Në qoftë se do të pranonim se shkelmi i De Biazit është fatsjellës,  sa mirë do të ishte sikur të dëgjonim edhe  Milot Rashicën, se si i ka ndryshuar rrota e fatit qysh nga dita kur De Biazi me një “goditje nga pas” e hodhi nga Shqiperia në..Kosovë!

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje