Miqësorja, Kosova mposhtet nga Suedia

12 Janar 2020, 18:00Sport TEMA

Në Doha të Katarit, ka përfunduar ndeshja miqësore mes Suedisë dhe Kosovës.

Në pasditën e sotme, në turneun e janarit në Doha, Përfaqësuesja e Kosovës u mposhtë nga Suedia.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Al Ahli Stadium”, Kosova pësoi humbje me rezultatin minimal 1-0 nga skandinavët.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga djelmoshat e Bernard Challandes, por që asnjë gol nuk u shënua.

Ndërkaq, pjesa e dytë ishte më e balancuar, derisa Suedia e shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 74-t përmes Simon Hedlund.

Ashtu edhe siç pritej, përzgjedhësi Challandes testoi shumicën e futbollistëve të ftuar, si dhe ata të Superligës së Kosovës.

Kjo ndeshje shërbeu si përgatitje para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në mars në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje