Gjysma e Europës çmendet për talentin shqiptar, 10 “gjigantë” e ndoqën dje në stadium

13 Janar 2020, 08:45Sport TEMA

Verona mbetet një nga surprizat e Serisë A duke fituar edhe dje 2-1 ndaj Genoa. Por sytë e të paktën 10 klubeve europiane ishin përqendruar diku tjetër. 

Ata kanë vëzhguar kuqeziun 19-vjeçar Marash Kumbulla, të ardhmen e mbrojtjes së Kombëtares.

Nga ekipet e Serie A, në tribunë ishin përfaqësues të Juventusit, Milanit, Fiorentinës, Atalantës, por jo ata të Interit, skuadër që dukej pranë blerjes së mbrojtësit kuqezi.

Sipas Sky Sport, futbollisti u vëzhgua edhe nga përfaqësues të Manchester United, klub që duket gati të paguajë 15 milionë euro, por edhe nga Chelsea e Southampton nga Premier League angleze.

Të tjera skuadra që kanë vëzhguar talentin shqiptar ishin Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt në Bundesligën gjermane dhe Betis Sevilla në La Liga spanjolle.

2 komente në “Gjysma e Europës çmendet për talentin shqiptar, 10 “gjigantë” e ndoqën dje në stadium”

  1. cubeli says:

    Keshtu i mburim ne te gjithe “talentet” tona e pastaj perfundojne ne Turqi e me skuadra kot ne Itali. Boll se na hapet barkun. E njejta histori si me Hysajn????

  2. ?? says:

    Rreth 10 vite me pare me te rinjte e interit ishte nje Fabio Hoxha, shum gola shum talent thonin po perfundoi ne ligat amatore ka qene edhe nje Kabashi qe e kishte juvja edhe donte te luante me italine edhe ky ne amatore luan sot. Te shpresojme qe mos te perfundoje si ata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje