Sheffield United është surpriza e këtij viti në Premier League. Bardhekuqtë kanë marrë fitoren e radhës në kampionat të premten në mbrëmje, pasi kanë mundur 1-0 West Ham-in në shtëpi, dhe ëndërrojnë një vend në Europë.
Fitorja e arritur kundër Hammers ka ardhur falë një goli të Oliver McBurnie. Sulmuesi skocez është kthyer në idhullin e tifozëve, mes të cilëve bie në sy Elle Brooke, aktore filmash porno.
Futbollisti e ka komentuar suksesin ndaj West Ham duke i dedikuar disa rreshta tifozëve në rrjetet sociale: “Tri pikë dhe një gol. Shijojeni këtë fundjavë, Blades”.
Brooke e ka shpërndarë postimin dhe ka shkruar: “E dimë se ti do ta shijoj fundjavën tënde”. Dhe në Angli kanë filluar të pyesin veten mbi misterin e fundjavës…