Talenti i futbollit shqyhet nga peshkaqenët, ja mesazhi i fundit në Instagram

13 Janar 2020, 10:58Sport TEMA

Kërkimi në det i një të riu futbollist në Australi ka përfunduar tragjikisht.

Fjala është për Eric Birighitti, ndër futbollistët më të talentuar vendas, i cili u shqye nga peshkaqenët.

21-vjeçari Eric u fut në det në plazhin e Twilight në bregun perëndimor të Australisë gjatë pushimeve, por u përfshi nga rrymat të cilat e çuan larg bregut.

Kërkimi zgjati disa ditë, dhe pastaj zhytësit gjetën trupin e tij vetëm njëqind metra nga bregu.

Trupi ishte i panjohshëm. Vetëm me anë të analizave mjeko-ligjore u identifikua se ishte pikërisht futbollisti i humbur në ujra.

“Motra dhe babai im panë që peshkaqenët sulmuan një burrë. Ata ishin vërtet të mëdhenj”, tha Alison Walker për 9 News Perth.

Eric Birighitti ishte një nga futbollistët më të talentuar australianë.

Mesazhi i tij i fundit në Instagram ishte:

“Gëzuar Krishtlindjet! Ndërsa mbarojmë vitin 2019, shpresoj se të gjithë do të gjejnë paqe dhe do të mbushen me dashuri ndërsa fillon viti i ri.

Një dedikim i veçantë për ata që nuk janë më me ne për çfarëdo arsye. Mos harroni të dashuroni gjithmonë, të jeni mirënjohës dhe të qeshni”, shkroi Eric.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje