Boris Johnson: Dua të dobësohem, por s’heq dot dorë nga djathi

14 Janar 2020, 19:20Bota TEMA

Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se dëshiron të humbasë peshë në vitin 2020, por nuk do ta bëjë këtë duke u kthyer në vegjetarian, siç veprojnë shumë njerëz.

Sipas tij kjo do t’i kërkonte shumë përqendrim dhe do i duhej të hiqte dorë nga djathi.

“E kisha menduar, por kërkon shumë përqendrim. Unë i heq kapelen time vegjetarianëve që mund ta përballojnë”– tha Johnson gjatë një interviste për BBC pasi kishte rrëfyer se dëshironte të humbiste disa paund gjatë këtij viti.

“Nuk mund të hash djathë nëse jeni një vegjetarian. Është thjesht një krim kundër… dashamirëve të djathit “- shtoi ai, citon Reuters.

1 komente në “Boris Johnson: Dua të dobësohem, por s’heq dot dorë nga djathi”

  1. Elton says:

    E per çfare jepet ky lajm?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje