Denoncimi i "TemA" për shoqërimin e Dritan Dajtit, "furtunë" shkarkimesh në Burgje

14 Janar 2020, 15:25Kronika TEMA

Pas publikimit të pamjeve nga gazeta “TemA” ku shfaqej shtetasi Dritan Dajti i dënuar për vrasje, i cili shoqërohej nga forcat e policisë së burgjeve për në një klinikë shëndetësore, ka ardhur reagimi i  Ministrisë së Drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë, pasi është vënë në dijeni të ngjarjes së bërë mediatike, se më datë 10.01.2020, i dënuari D.Dajti. ishte shoqëruar nga efektivët e Policisë së Burgjeve për të kryer disa vizita mjekësore në poliklinikën e specialiteteve Nr.2 në Tiranë si dhe në një klinikë private në zonën e ish bllokut, ka ngritur dy grupe pune të pavarura për fillimin e hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me strukturat e saj të posaçme, kanë hetuar dhe verifikuar të gjitha veprimet e kryera nga zinxhiri i të gjithë strukturave përgjegjëse.

Nga hetimi dhe analizat e pavarura të tërësisë së fakteve dhe provave të kryera nga grupet e hetimit, kanë arritur në të njëjtat rezultate duke konstatuar se strukturat drejtuese dhe të kujdesit shëndetësor në IEVP-në Peqin si dhe strukturat shëndetësore e policore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të përfshira në trajtimin e rastit konkret, nuk kanë ndjekur procedurat ligjore dhe rregulloret e brendshme për vlerësimin e kërkesës së të dënuarit për kontrolle mjekësore jashtë institucionit të burgjeve.

Sipas të gjitha të dhënave, është konkluduar qartazi se në shkelje flagrante me ligjin, stafi mjekësor e drejtues në IEVP-në Peqin nuk kanë  kryer asnjë proces vlerësimi të kërkesës – në profilin mjekësor dhe operacional të riskut – dhe nuk ka marrë në konsideratë asnjë mundësi për kryerjen e vizitave mjekësore pranë strukturave shëndetësore publike të afërta me institucionin e vuajtjes së dënimit.

Nga hetimi është konkluduar se është shkelur neni 33 i ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dhe i nenit 106 të rregullores së përgjithshme të burgjeve parashikohet se të paraburgosurit dhe të dënuarit mund të kërkojnë që të vizitohen, me shpenzimet e tyre, nga një mjek i zgjedhur nga ata. Por kjo kërkesë vlerësohet nga strukturat  përkatëse duke vlerësuar mundësitë për marrjen e trajtimit të specializuar të të dënuarit nga spitali i burgjeve dhe organet shtetërore përkatëse të shëndetësisë.

Pavarësisht mundësisë së marrjes së këtij shërbimi në organet shtetërore përkatëse të shëndetësisë duke përfshirë spitalet publike, asnjë nga strukturat përgjegjëse nuk e ka vlerësuar dhe konsideruar kontrollin mjekësor në strukturat publike shëndetësore, por është dhënë aprovimi për kontrollin mjekësor në një klinikë private okulistike.

Drejtori i IEVP Peqin dhe strukturat shëndetësore të këtij burgu, si dhe strukturat shëndetësore në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, në shkelje flagrante të dispozitave ligjore dhe të Urdhrit nr 7830 datë 31.7.2018 të Drejtorit të Përgjithshëm ‘Mbi Miratimin e Procedurës së sigurisë gjatë shoqërimit dhe transportit të të burgosurve’, nuk kanë kryer procesin e vlerësimit të riskut dhe mundësine e kryerjes së vizitave mjekësore pranë strukturave shëndetësore publike.

Nga strukturat e Policisë së Burgjeve të përfshira në këtë rast, rezulton se nuk është kryer një vlerësim i situatës dhe të riskut, në shkelje flagrante të neni 11 pika 4 të Ligjit për Policinë e Burgjeve, duke mos vlerësuar dhe ndërmarrë masa të përshtatshme (as në procedurë dhe as në përmbajtje) për shoqërimin e të dënuarit jashtë institucionit, e duke sjellë një rrezik potencial për rendin dhe sigurinë, siç parashikohet edhe në urdhrin për shoqërimin e të dënuarve dhe paraburgosurve jashtë institucionit.

Gjithashtu, konstatohet se nga ana policisë së burgjeve dhe drejtuesit e saj nuk është zbatuar Urdhri nr 8925 datë 28.9.2017 “Mbi zbatimin e procedurave gjatë shoqërimit të të dënuarve dhe të paraburgosurve”, në pikën 8 të të cilit përcaktohet se plani i masave për sigurinë gjatë shoqërimit të tyre hartohet nga shefi i sektorit të forcave operacionale në DPB dhe miratohet nga Drejtori i Policisë”.

Nga hetimi është konstatuar se strukturat e Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e saj nuk kanë marrë miratimin e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve duke shkelur rëndë parashikimet e urdhrit Nr. 7830 datë 31.07.2018 “Përgatitja dhe planifikimi i udhëtimit” si dhe “Rregullat dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në gjykatë dhe qendra spitalore”, në të cilët parashikohet se përveç rasteve të urgjencës, të burgosurit që kanë nevojë për masa të larta sigurie nuk duhet të nxirren jashtë, pa autorizim paraprak të Drejtorit të Përgjithshëm.

Nga strukturat përkatëse të Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e saj, nuk janë zbatuar parashikimet urdhëruese të po këtij urdhri ku parashikohet se “në rastet e shoqërimit të disa të burgosurve të cilët mund të kenë profil të lartë mediatik apo për grupet e presionit, duhet marrë masa të veçanta. Në raste të tilla mund të jetë e nevojshme të reduktohet ekspozimi i tyre në publik dhe mohimi i aksesit të personelit të paautorizuar”.

Në rastin e planifikimit për vizitë të të dënuarit D.Dajti, nga hetimi rezultoi gjithashtu se në planin e masave nuk janë parashikuar masa lidhur me sigurinë e klinikës private dhe nuk është bërë një vlerësim paraprak i lëvizjeve të trupave shoqëruese.

Lëvizja e të dënuarit të sigurisë së lartë nga burgu i Peqinit në qendër të Tiranës (zonën e ish-bllokut), në shkelje të parashikimeve ligjore dhe të gjitha rregullave të mësipërme, përbën cenim të rendit dhe sigurisë publike.

Pas kryerjes së hetimit dhe analizave të kryera nga grupet e hetimit, evidentimit të përgjegjësive të të gjithë strukturave dhe punonjësve të përfshirë, janë marrë këto masa:

1. Lirimin nga detyra të Drejtorit të IEVP-së Peqin, z. Emin Shpata për shkelje të rëndë.

2.Lirimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë.

3.Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni.

4.Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, z. Ferit Mici.

5.Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi.

6.Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu.

Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë bën me dije se nga vlerësimi i kryer edhe i kuadrit ligjor dhe protokollove të zbatimit për rregullimin e të drejtave të personave për shërbim shëndetësor privat dhe në krahasim me aktet ndërkombëtare dhe të drejtat e personave të dënuar, janë konstatuar disa mangësi në normimin e proceseve të tilla.

Për këtë arsye, në përputhje dhe me të drejtat e personave të paraburgosur dhe të dënuar dhe rregullat evropiane për të dënuarit, me qëllim përshtatjen me masat që janë ndërmarrë për forcimin e sigurisë, Ministria e Drejtësisë shpreh vullnetin institucional dhe po ndërmerr të gjitha masat ligjore për rishikimin e procedurave ligjore dhe administrative për forcimin e protokollove të zbatimit dhe vlerësimit të kërkesave që cenojnë sigurinë publike.(TemA)

10 komente në “Denoncimi i “TemA” për shoqërimin e Dritan Dajtit, “furtunë” shkarkimesh në Burgje”

  1. Flamur says:

    Pse kaq, largimi nga puna e zgjidh këtë? Kush përgjigjet për shpenzimet e kryera me mjete e njerëz, para të shpërdoruara, po për rrezikimin e jetës së policëve dhe të civilëve në rast se Dajti do përpiqej të arratisej? E kanë bërë nga paaftësia apo kanë marrë para, ka shumë mundësi kjo e dyta.
    Këtu duhet të futet dikush në burg, se këta sot i heq nga puna e nesër futën diku tjetër.

  2. asd says:

    Me siguri qe Dajti ka dale edhe here te tjera nga burgu. Ve bast qe drejtori, as e di , as e ka ditur fare rregulloren.
    Merr budallenj te politikes dhe veri ne krye te burgut.

  3. 19 says:

    Ku jeni o legenat e komenteve pse nuk komentoni ziguri me kurvat e pd .

  4. Timi says:

    Merrini mor rrasini ne burg jeto palaço…keta plehra e bejne shtetin qesharak para krimineleve e para njerezve te thjeshte. Une dhe jam i sigury qe shume si une jeni menduar se krimineli ne dhembe te orishura ishte ne burgun e Tiranes…por qesharakha shkon deri ne dhimbhe ky vrases paska qene be Pewin dhe dordolecet police e prune te mjekonte dhembet ne mes te Tiranes. Kjo nuk ka bythe ku te rrije kur thote populli…dhe te mendosh qe ky kriminel ka vrare police…kolege te ketyre dordolecece qesharake qe e bien ne mes te Tiranes…kur duhej te pakten ne respekt te policeve te vrare nga ky qen kriminel ta mbanin varur nga kembet ne qeli e jo ta cojne te rregullone dhembet. Qesharakja shkon ne kulm kur shikon videon dhe menyren se si e shoqerojne …te dhjesin fare…ne gjithe boten kriminele te tille lidhen me zinchire kembe e duar ketu me pranga vetem be duar duke u ekspozusr ndaj rrezikut qe qeni kriminel ti godase e te kargohet….Mire derjtoret e petsoneli qe e lejoi eshte i korruptuar koke e kembe dhe duhet te denohet je burg po keto idiote police spo renea a nuk e dine we ka nje lloj lidhje duar e kembe ne zinxhire per raste te tilla…Une besoj qe gazeta Tena nuk duhet ta kete me jaq kete pune. Ta coje deri ne fund luften ne qrsharaket e policise dhe burgjeve qe turoerojne veten dhe shtetin ne budallalkeqe te tilla.

  5. Eri says:

    Duhet tu ndalohet pergjithmone te punojne ne shtet.Atehere quhet vendim i drejte.Se te ne eshte bere udhe qe ata qe shkarkohen sot kur nderrohet qeverria tjeter i fut perseri ne pune.Dhe bordelloja vetem sa ben eksperience.Keta duhen fshire njehere e pergjithmone nga e drejta per te punuar ne shtet.

  6. Politikane kurva says:

    Mbas 1 muaj keta individet qe jane liruar nga detyra, do emerohen ne poste me te larta.
    MERRINI MORE ZVARRE E TE RRINE ATY KU RRI DHE AI QE DOLI PER TE BERE DHEMBET.
    SHTET KOPIL.

  7. 313 says:

    Nje nder institucionet me te korruptuara e te kriminalizuara eshte Drejtoria e Burgjeve dhe IEVP-te te shtrira ne gjithe vendin. Shteti levron fonde per uniforma dhe policet e burgjeve nuk kane marre kurre uniforme, nuk jepet asnje leje per te denuar pa paguar leke, lirohen kriminele me interpretime alla juristesh qe vetem ne Drejtorine e Burgjeve i gjen, etj etj etj. Historikisht burgjet kane qene vende per te bere qoka e emeruar militante partish e hajduta.

  8. Emma says:

    Pushohen nga puna dhe ndiqen penalisht sic dhe po behet. Cfare keni qe turfulloni kot?

  9. H says:

    Shtet kurvash dhe degjenerata të korruptuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje