Kapitali grek në Shqipëri është tkurrur me shpejtësi, duke i dhënë fund mbizotërimit prej dekadash për shkak të krizës financiare, ambicies në rritje në Shqipëri dhe klimës së vështirë të investimeve.
Nga Fatjona Mejdini, Balkan Insight
Pas gati tre dekadash si investitori më i madh në Shqipëri, përgjatë dy viteve të fundit Greqia pati një zmbrapsje të shpejtë në raport me fqinjin e saj verior, me tërheqjen nga sektorët si sistemi bankar e arsimi, telekomunikacioni e shëndetësia.
Ndërsa qindra mijëra shqiptarë u shpërngulën në jug gjatë tranzicionit dramatik të vendit në vitet 1990, pas 46 vitesh izolimi stalinist, investitorët grekë zgjodhën një rrugë tjetër.
Megjithatë, në vitin 2019 Greqia ra nga froni si burimi më i madh i investimeve të huaja në Shqipëri, duke zbritur në vendin e shtatë pas Bullgarisë, Turqisë, Italisë, Kanadasë, Hollandës dhe, vendit të parë, Zvicrës.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i investimeve greke u tkurr nga 1.2 miliardë më 2018 në 558 milion euro në tremujorin e tretë të vitit 2019.
Zmbrapsja me gjasë ishte rezultat i krizës financiare që e shtyu Greqinë në prag të kolapsit ekonomik gjatë dekadës së kaluar, megjithëse zyrtarët grekë fajësojnë edhe klimën e investimeve në Shqipëri.
Sipas të dhënave, Zvicra mban vendin e parë, me 1.47 miliardë euro, sepse gjashtë aksionarët pas projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik, shkurt TAP, i cili kalon përmes Shqipërisë, krijuan një kompani të përbashkët me qendër në Zvicër.
Hollanda u ngjit në vend të dytë falë një investimi prej 1.19 miliardë eurosh për ngritjen e një hidrocentrali 280 MW në Shqipërinë qendrore, i cili u ndërtua nga një firmë norvegjeze me fonde hollandeze.
Pavarësisht shitjes së Banker Petroleum LTD, ndërmarrjes më të madhe të naftës në Shqipëri, tek një korporate kineze në fund të vitit 2016, Kanadaja mbetet ndër investitorët më të mëdhenj me 1.03 miliardë euro.
Bankat, të parat që u larguan
Mbizotërimi i gjatë i Greqisë ka qenë i rrënjosur në sektorin bankar shqiptar, duke kapur majën me 27.7 përqind më 2008, sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave.
Ornela Liperi, kryeredaktore e medias financiare ‘Monitor’, tha se bankat në pronësi greke ishin konkurruese, agresive dhe të kënaqura të jepnin hua me interesa të përballueshme.
Megjithatë, mbizotërimi i Greqisë filloi të dobësohej në vitin 2012, e gjendur në një krizë borxhesh prej tre vitesh, gjë që e detyroi Greqinë të kërkonte ndihma të njëpasnjëshme nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Banka e parë që u largua ishte Emporiki Bank Albania, pjesë e Bankës Emporiki të Greqisë, e cila ia shiti 100 përqind të aksioneve të saj në qershor 2012 bankës France IUB Holding, degë e Credit Agricole.
Në vitin 2018, Banka Kombëtare e Greqisë njoftoi shitjen e 100 përqind të aksioneve të saj në filialin Banka NBG Albania tek Banka Amerikane e Investimeve.
Më pas, në mars 2019, Tirana Bank, pjesë e Grupit Piraeus të Greqisë, u ble nga një kompani shqiptare në bashkëpunim me një bankë maqedonase.
Alpha Bank mbetet e vetmja bankë me kapital grek në Shqipëri.
Liperi fajësoi krizën që përfshiu Greqinë për largimin e kapitalit.
“Bankat me kapital grek ishin të parat që u goditën,” tha Liperi. “Ato u tërhoqën nga pothuajse çdo vend i rajonit, përfshirë Shqipërinë”.
Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për për Kërkime Ekonomike, tha se një faktor shtesë ishte ambicia e kompanive shqiptare.
“Konkurrenca në këtë treg është bërë e vështirë, me kompani shqiptare ambicioze për të marrë në dorë më shumë kapital në sektorin bankar,” tha ai.
Telekomunikacioni, universiti, spitali
Greqia ishte gjithashtu një aktor i rëndësishëm në sektorin e telekomunikacionit, me blerjen e Albanian Mobile Communications, AMC, nga COSMOTE, pjesë e grupit OTE, në vitin 2000.
Më 2009, kompania raportoi fitim neto prej rreth 100 milion eurosh, por investimi u reduktua shpejt më vonë.
“Në periudhën 2010–2012, tregu shqiptar i telekomunikacionit filloi të maturohet,” tha Liperi.
“Kjo erdhi si rezultat i ndërmarrjeve të reja konkurruese që hynë në treg, por edhe për shkak të zhvillimeve të shpejta teknologjike, si përdorimi masiv i internetit në telefona inteligjentë, që çuan në ulje të telefonatave standarde”.
Sipas Liperit, kompania tashmë e riemëruar Telekom Albania humbi rreth 38 milion euro më 2017 dhe 2018. Ajo iu shit kompanisë bullgare Vivacom më 2019.
Kapitali grek në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë u zvogëlua gjithashtu; në gusht 2018, Universiteti New York në Tiranë, i cili bashkë me institucionet arsimore fillore dhe të mesme ishin në pronësi të një investitori Grek, iu shit fondacionit turk, Maarif.
I pyetur në lidhje me lëvizjet e fundit, ambasada greke në Tiranë tha se arsyet e secilës shitje ndryshonin nga rasti në rast. Por shkaku kryesor, sipas Sarantis Moschovis, kreut të Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare në ambasadë, ishin “dobësitë e qenësishme të mjedisit të biznesit në Shqipëri”.
“Ka hapësirë për përmirësime në fusha të tilla si lufta kundër informalitetit dhe korrupsionit, administrata tatimore dhe doganore, si dhe gjyqësori,” tha ai. “Konkurrenca e padrejtë konsiderohet si faktori kryesor që pengon sipërmarrjen”.
Aktualisht Banka Botërore e rendit Shqipërinë në vendin e 82-të nga 190 shtete, me një rënie prej 19 vendesh, sa i përket lehtësirave të të bërit biznes.
Mundësi të reja
Rrjedhimisht, kishte ende më shumë se 450 ndërmarrje aktive në pronësi greke ose greko-shqiptare në Shqipëri në fund të vitit 2018, një shifër e tejkaluar vetëm nga ndërmarrjet italiane ose italo-shqiptare.
Lidhjet tregtare gjithashtu mbeten të forta. Në nëntor të vitit 2019, Shqipëria eksportoi rreth 205 milion euro mallra, nga të cilat 5.8 përqind u eksportuan drejt Greqisë. Nga ana tjetër, produktet greke përbënin 11.9 përqind të importeve shqiptare me vlerë prej 435 milion eurosh në të njëjtin muaj.
Ekspertët thonë se numri i madh i shqiptarëve në Greqi, dhe historia e investimeve Greke në Shqipëri, sugjerojnë se lidhjet ekonomike dhe financiare midis dy vendeve mund të rikthehen.
Moschovis theksoi rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë, duke inkurajuar investitorët të eksplorojnë sektorë të rinj në Shqipëri.
“Sot, shumë ndërmarrje Greke janë të gatshme të investojnë në Shqipëri, në sektorë të ndryshëm si energjia, përpunimi i mbetjeve, turizmi, teknologjia e informacionit-komunikimit,” tha Moschovis.
Ai përmendi bujqësinë si një fushë tjetër bashkëpunimi të mundshëm dhe përshëndeti projektin e tubacionit TAP si “mundësia më e mirë” për të promovuar ndërlidhjen në Evropën Juglindore.
shiko foton e bankes, nje arabe/turke e mbuluar, pamja e shqiperise 2020 njesoj me shqiperine e 1800
Po shkon tek banka e vellezerve spermoturk neogrek! Nuk koptoj kapitalin e investuar grek ne banka kur ne fakt ai eshte kapital i kursimtareve shqiptar dhe arrixhite neogrek vetem kane perfituar si puna e parazitit sic e kane zakon.
Eshte logjike qe truri tend i limituar mos te kuptoj shume fenomene, sidomos ato ekonomike dhe politike.
Por per me shume sqarime pyet Ramen perse lutet neper bote qe te sjell investime te huaja.
Ore Detar ne 1800 nuk ka egzistuar as Greqia e as Shqiperia
Per 30 vite rresht ne vendin e pare per sasin e kapitalit te investuar, eshte dicka madheshtore ne nje periudh krize per Shqiperin, duke punesuar mijra familje Shqiptare jo vetem ne Greqi por edhe ne Shqiperi.
Faleminderit Hellas.
Greqia vetem ka rrjepur kursimtaret shqiptar me interesa te kripura, ma shpjego ku eshte investimi i nje banke!?
Di derri cfare eshte Nderi?
Pa Greqi nuk ka Evrope dhe Perendim te civilizuar zoti me comentin Me thene te verteten.
Albanistani eshte nje State i krijuar nga ikja e Perandorise Osmane,eshte nje Shprehje Gjeografike,si te thuash nje zone me male, fusha,lumenj por me civilizim Greke dhe Greko Romake.Mos me thuaj qe Polis ne Nder te Perendise Greke te Apollonit ne Fuer eshte turkoalbanese!
Apo Theatro ne Epidamnos (Durres),Buthrotos ne Agi Saranda jane turkoalbanese kur Alfabeti Latin “shqipetare” u krijua nga Evropianet ne 1906 ne Monastir.
O Pellazgos ashtu greket dhe kultura helene ka ekzistuar nuk themi jo.Po ka nje gje qe juve nuk jeni greke por turq me fe ortodokse dhe kur perendimi ishte ne dekadence te plote dhe obskurantizem,mbreti i Bavarise Otto(atehere nuk kishte as Gjermani) si njeri perparimtar qe ishte per kohen mendoi se Rilindja e Perendimit do te realizohej me venien ne levizje te nje motivi te forte historiko-kulturor dhe mendoi krijimin e Greqise.Dhe gjeti ne Turqi popullsi turke anakronike qe ruanin elemente te fese ortodokse te ndikuara nga kultura helene dhe i perdori per projektin e tij.Juve jeni turq ortodokse.
O koqe c’eshte kjo llogjik e dhier qe ke ?
I gjithe investimi i Greqis nuk jane vetem 2 Baka (te cilat punonin me shume me parat e kompanive Greke dhe te emigrantve), por jane edhe mijra biznese te tjera.
Nqs keto mijera biznese Greke kane mbijetuar ne nje ekonomi te lire tregu, tregon se ishin te frekuentuara nga populli, kishin cmime oferte me te mira.
Perse nuk thua per banka Turke qe zhvasin, perse nuk thua per investimet e tjera Europiane qe zhvasin popullin.
Sipas teje o debil i beren dem investimet e huaja Shqiperis ?
Greqia investon ne shovinizem.Mos harroni 300 euroshat dhe milionat qe gerqia fut ne vendin tone ne qarqet antishqiptare.Shikoni ate qe nuk duket.
???
Bankat janë dyqan, malli që shesin është leku, euro, dollari etj. Në një treg që nuk kanë interes tërhiqen dhe shkojnë në treg tjetër se nuk veprojnë as me patriotizëm as me dashuri për asnjë e vetmja dashuri që kanë është fitimi. Kaq për bankat, tani kaloj në tem tjetër. Z”Kosta. “300 eurot ka 6 vite që i ka prerë Greqia kryeministri Samaras. Ajo që është e vërtetë është se në këtë fund viti qeveria ministria e financës dega e tatimeve u ka dhënë shtetasve si ndihmë një sasi eurosh me kritere të ardhurat ekonomike familjare dhe pasurinë e pa tundshme, shumë nga ata që e përfituan këtë ndihmë janë shqiptarë. Nuk keqsohem përse ata e përfituan dhe unë jo se nuk më takon, përkundrazi gëzohem. Thua se Greqia investon për qarqe shoviniste, nuk i teprojnë euro Greqisë që të shpërdorojë sa majtas e djathtas. Nuk te sheh Greqia si koloni të saj, tjetër është ai që të shikon ai shpenzon për këto gjëra në gjithë Ballkanin dhe jo Greqia. Greqia të do aleat në BE me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që ke në bazë të hartes se OKB së. Mos i shikoni gjërat me syzet që u fali Erdogani por hiqi të shikosh realitetin.
Z.Spartakos Thraks ata qe pelqejne te shohin me syzet e Erdoganit nuk jane te preferuarit e mi.Une uroj qe Turqia te gjeje rrugen e saj demokratike sa me pare.Te njejten gje shpresoj dhe per Greqine qe te gjeje kurajen per te hyre ne rrugen e vertete demokratike duke u dinstancuar nga idete shoviniste dhe mohimit te te drejtave humane gjuhesore dhe kultures te etnive dhe popujve qe jetojne ne shtetin grek.