Në burgun e grave në Tiranë
Unë dhe Lenka u gëzuam shumë që, më në fund, po transferoheshim në një burg, ku jo vetëm do të ishim mes grash, por, më shumë, sepse do të ishim në Tiranë, afër familjarëve tanë. Gardiania Tone ma kishte përshkruar bukur burgun e grave, më kishte thënë se aty të burgosurat rrinë bashkë, bisedojnë me kë duan, kanë një oborr të madh të zbukuruar me lule, në kohë të mirë rrinë jashtë sa të duan, bëjnë punë dore dhe, ajo që ishte më e rëndësishmja për mua, aty lejonin libra dhe kishe mundësi të shkruaje pa asnjë pengesë.
Me këto mendime, e lamë pas Bënçën dhe tërë rrugës të dyja ndiheshim në humor të mirë, sepse po shkonim në Tiranë. Çdo shkundje të makinës e kalonim me të qeshura. Lenka kishte marrë me vete disa pjepra, që i kishte vënë nën stolin, ku ishim ulur, dhe ata rrokulliseshin herë në njërën anë të makinës e herë në tjetrën, sikur kërcenin… Nga kjo skenë na kapnin të qeshurat.
Më në fund, pas një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm për moshën time, me një furgon të vjetër policie, arritëm në Tiranë. Sa u futëm në burgun e grave, pamë kaushin e gjatë dhe dhomat e tjera të burgut, të gjitha në krahun e djathtë, me një oborr të mirë përpara. Pastaj na futën të dyja në një dhomë, që kishte dy krevate marinari. Aty ndenjëm disa muaj. Fjetëm të dyja në krevatet e poshtme, kurse lart vunë dy të burgosura të tjera. Njëra prej tyre na tha: “Mua më kanë vënë t’ju spiunoj, ngaqë keni qenë anëtare të Byrosë Politike”.
Një komandant i policëve na njoftoi për rregulloren e këtij burgu, çfarë na lejohej e çfarë na ndalohej dhe dënohej rreptësisht. Na vuri në dijeni edhe për orarin e çdo veprimtarie të ditës.
Atë mbrëmje ne nuk dolëm as për darkë, ngaqë ishim të lodhura nga rruga. Hëngrëm ato që kishim me vete, por nuk na lanë thikë për të prerë pjeprin. Megjithatë, bëmë si bëmë dhe e shijuam…
Të nesërmen u njohëm me të burgosurat. U kënaqa shumë, se ato, kur më panë, u gëzuan mjaft. Të qeshura, ato më rrethuan menjëherë… Për to, siç u shpreh njëra, isha “eveniment”. Filluan menjëherë kush e kush të më ofrojnë shërbimet e tyre: “Ke ndonjë gjë për të larë?”, “Të duhet gjë?”, më linin radhën e dushit etj. Shumica e tyre më thirrnin “nënë”, të tjera më drejtoheshin “zonja Nexhmije” ose thjesht me emër. Më mbajtën në pëllëmbë të dorës, siç shprehet populli. Nuk patën asnjë kompleks ndaj meje. Edhe unë ndenja shumë e afërt me to. Dëgjoja hallet dhe historitë e tyre, mundohesha me fjalë nëne t’i ngushëlloja sado pak, sidomos ato që ishin ndarë nga fëmijët e vegjël dhe zemra u qante pa pushim.
U ofrova t’u mësoja pak italishten, se, kur të dilni, u thosha, mund të shkoni në Itali dhe të dini të kërkoni një adresë banese ose një vend pune etj. Në fillim, ato që pranuan qenë entuziaste, por, pas pak javësh, “kursantet” erdhën duke u pakësuar. Si duket, u mërzitën a u lodhën me atë orë përqendrimi në mësim. Përgjithësisht, të burgosurat ishin me shkollë 8-vjeçare, shumica nga fshatrat. Kështu, “kursi” u mbyll. Vetëm njëra vazhdoi, me vullnetin e saj. Vinte më merrte përkthimin e disa frazave, që ajo i formulonte në shqip, dhe i mësonte përmendsh. Dëgjova që, kur doli nga burgu, ajo u martua me një arab, që kishte ardhur në Shqipëri për disa muaj bashkëpunimi dhe ai e mori me vete, kur u largua.
Atë kohë në burg, ishin 30 gra, me biografitë dhe historitë e të cilave u njoha dalëngadalë, gjatë ditëve në vazhdim. Të gjitha kishin vrarë, por në rrethana të ndryshme, disa për kushtet e padurueshme, disa në bashkëpunim me të dashurit e tyre. Kishte aty edhe 2-3 vrasëse të mirërfillta. Këtyre nuk u qeshte kurrë fytyra. Duhej të silleshe me kujdes, më thanë, se nuk bëhej shaka me to. Të burgosurat e tjera, policet dhe edukatoret i trajtonin ato me të mirë.
Midis të burgosurave kishte edhe shumë gra të zakonshme, fatkeqe, të ndara nga fëmijët, por ishin zemërmira, me psikologji dhe me paragjykime të çuditshme. Më vjen keq që nuk arrita të shkruaj ndonjë esse për to pasi dola nga burgu. Më vjen keq edhe që nuk hodha dot në Ditar a në kujtimet e mia sesi u sollën këto gra me mua, që më donin dhe më ndihmonin. Por edhe unë ua bëja qejfin, merrja pjesë në bisedat dhe në shakatë e tyre, i ndihmoja me çfarë kisha mundësi. Kështu ndihmova edhe edukatoren e burgut, e cila ishte nusja e djalit të Liri Gegës e Dali Ndreut, të përgatitej për provimin e italishtes, pasi ndiqte studimet e larta me korrespondencë.
Por gjatë qëndrimit në këtë burg kalova edhe momente të vështira. Disa herë policet, gardianet dhe ata që kishin pushtet silleshin me rreptësi ndaj meje, lidhur me takimet me të afërmit e mi; në kontrollin e atyre që unë shkruaja etj. Po ashtu m’u desh të përballoja edhe dy ngjarje shumë të rënda për mua.
Një mëngjes, duke ndjekur BBC-në, dëgjova lajmin e papritur për arrestimin e tim biri, Ilirit. U tmerrova dhe nuk dija ç’të bëja. Nuk kisha me kë ta ndaja hidhërimin dhe gjendjen shpirtërore të atyre çasteve! Kërkova të më vijë urgjent avokati im. Nuk mjaftoi burgosja ime, por hakmarrja mesjetare ndaj familjes së Enverit nuk kishte të ndalur. Arrestohet djali i Enver Hoxhës për një intervistë, pa asnjë faj, nga ata pushtetarë që do të digjnin Shqipërinë, që do të dërgonin veriorët e armatosur kundër popullsisë së jugut, që dhanë urdhra të goditen me armë kimike disa qytete në jug të vendit dhe që bënin hapur thirrje për rrëmbim armësh, për të vrarë e për të tërhequr zvarrë figura politike. Iliri e përballoi me dinjitet atë goditje të ulët, por mua më vrau në shpirt.
Moment tjetër dramatik që përjetova aty qe arrestimi i pjesëtarit tjetër të familjes sonë, Klementit. Ishte data 16 Tetor dhe ndodhesha në sallën e bukës, në darkë, e humbur në kujtimet e kësaj dite. Kur, papritur, shoh të dalë në televizor Sali Berisha, i cili, në delir prej të marri, deklaroi se u arrestua Klement Kolaneci, që, sipas tij, ishte kupola e grupit “Hakmarrje për Drejtësi”, e cila, tha ai, bëri atentatet e fundit ndaj VEFA-s (?!).
Më erdhi të bërtisja para fytyrës së këtij gënjeshtari të paskrupullt, tradhtari dhe krimineli, që dogji dhe shkatërroi Shqipërinë dhe nuk po ndalej së godituri familjen e Enver Hoxhës. Por vetëm u ngrita dhe u largova në heshtje.
E kush guxonte të ngrihej të më ndiqte, të më shoqëronte në ato çaste tepër të dhimbshme për mua?! Përjetova atë natë një situatë dhe një atmosferë shumë më të rëndë se në kohën e pushtimit nazifashist, kur erdhën në shtëpi dhe desh më arrestuan. Por, ja që fashistët shqiptarë më detyruan ta përballesha edhe me këtë goditje e përndjekje të ulët, që i bëhej familjes sime dhe të Enver Hoxhës. E kapërceva me durim e qetësi, duke i dhënë kurajë edhe Pranverës, derisa Klementin e liruan, ngaqë dolën blof me akuzat që i bënë.
Lirimi pas 5 vjetësh
Në ka një moment të spikatur që ndien thellë mrekullinë e ndjenjës së Lirisë, ky moment është LIRIMI nga burgu.
Këtë ndjenjë e provova më 10 janar të vitit 1997. Isha dënuar nga Gjykata e Apelit, me 11 vjet, por nga disa amnisti kolektive, që u shpallën në dy-tri raste festash kombëtare, përfitova ulje dënimi, ndaj bëra vetëm 5 vjet burg. E vuajta dënimin në tri burgje: dy vjet në Burgun 313, të Tiranës, në kushtet e paraburgimit; 1 vit e gjysmë, në burgun e Sigurisë së Lartë të Bënçës, në Tepelenë, ku dërgoheshin të burgosurit e rrezikshëm e recidivistë (përsëritës); dhe 1 vit e gjysmë, në Burgun e Grave në Tiranë.
Avokati im kishte bërë përllogaritjet e kohës sime në burg dhe më kishte njoftuar se së shpejti mund të lirohesha. Kështu, unë po prisja dhënien e urdhrit zyrtar për lirimin tim, por me zemër të ngrirë dhe me një emocion të madh. Sepse e kisha provuar një vit më parë të kthehej mbrapsht urdhri i lirimit. Atëherë, vendimi për lirimin tim u pezullua, sepse politikanët e lartë në pushtet nuk donin që të lirohej Fatos Nano, të cilin e kapte ai ligj, ndaj dhanë urdhër që të korrigjohej shpejt e shpejt. Prej kësaj, e pësova edhe unë. Atë ditë isha bërë gati për të dalë, por mbeta brenda mureve të burgut, me pallton veshur dhe me valixhen në dorë. U ndjeva keq, por edhe më shumë më erdhi keq për familjarët e mi, që ishin përgatitur shpirtërisht për daljen time nga burgu, madje, kishin përgatitur dhe ëmbëlsirën tradicionale dibrane, sheqerparen, siç e quajnë nga anët tona, për ta festuar këtë gëzim të madh për familjen tonë.
Ndërsa këtë herë, plot pas një viti, erdhi për mua vërtet çasti i lumtur i lirimit. Qëndrimit tim 5-vjeçar në burg i erdhi fundi. Pasi mora vesh lajmin, rregullova plaçkat, u vesha dhe po prisja të dilja. Ja, porta e jashtme e burgut u hap. Zemra më fërgëllonte nga gëzimi, mushkëritë m’u mbushën me ajër të pastër e të lehtë, që më dukej sikur ishte ndryshe aty jashtë.
Sytë, instinktivisht, i kisha mbyllur për një çast, nga kënaqësia dhe, kur i hapa, para meje, në hapësirën që shtrihej para portës së madhe e të rëndë nga hekurat e shumta, që unë e lashë pas, shoh një grumbull njerëzish dhe kamerash që po më prisnin. Dallova menjëherë kokën e Shkëlzenit, nipit tim të hijshëm dhe shtatlartë si babai i tij, Iliri.
Menjëherë u pushtova nga përqafimet mallëngjyese me njerëzit e dashur të familjes. Kur takova Ilirin, të dy u emocionuam së tepërmi, pasi të dy kishim kaluar të njëjtin kalvar vuajtjesh të burgut dhe ai, më shumë se çdokush, e kuptonte se çfarë ndieja unë në ato çaste të para lirie. Pasi takova edhe Sokolin, m’u afruan gazetarët. Unë u dhashë dorën dhe ata, pasi më uruan dhe shkëmbyem disa fjalë në këmbë, më bënë edhe ndonjë pyetje se si ndihesha etj. Por unë nuk qëndrova gjatë me ta dhe u largova. Nuk më rrihej më aty asnjë çast më shumë…
Hipa në makinë, në vendin e parë, pranë Sokolit, i cili bënte rolin e shoferit. Iliri me Shkëlzenin u ulën në sediljen prapa dhe makina u nis fluturimthi, për të arritur sa më shpejt në shtëpinë “time”, ku më prisnin me padurim familjarët e tjerë. Kur po i afroheshim vendit ku ndodhej shtëpia, mua për asnjë sekondë nuk më shkoi mendja për shtëpinë ku kishim kaluar një jetë tërë, por hovi i parë i shpirtit më kërkonte të futesha sa më shpejt brenda në shtëpi dhe të përqafoja e t’i shtrëngoja fort në kraharorin tim nipërit dhe mbesat, që të nxirrja mallin, se më kishin munguar për pesë vite radhazi. Më të voglin, Besmirin, Enveri e la 3 muajsh, ndaj unë e mbaja më afër. E përkëdhelja, bisedoja dhe e dëgjoja me kënaqësi, por herë-herë me dhimbje, kur vogëlushi pyeste për gjyshin, të cilin e kërkonte vazhdimisht. Edhe mua më kishte munguar shumë. Kujtoja ditën që më thirrën në hetuesi, kur Miri i vogël më përcolli te dera e shtëpisë, me revolen-lodër prej druri, që s’e lëshonte nga dora, dhe më tha: “Mirardhsh, Nëna!”. Por ai nuk më pa për 5 vjet.
Ditari im është plot me shënime të tilla, që, sa herë i lexon, të bëjnë të qeshësh ose të të dalin lotët.
E kujtoj ditën që dola nga burgu si një ditë tejet të veçantë të jetës sime.
Më në fund, hyra në shtëpi dhe u takova, e përmalluar, me të gjithë. Të vegjëlit më rrethuan, u ulën pranë meje dhe më shikonin si me habi.
Ishte dita e parë e lirisë sime dhe ndjeva të më pushtonte një gëzim i papërshkruar, ngaqë kisha pranë, të mbledhur, të gjithë pjesëtarët e familjes. Kjo më bënte tejet të lumtur.
Te dera e shtëpisë qëndronin gazetarët, që kishin ardhur të merrnin ndonjë prononcim nga unë. Më kujtohet, ishte edhe gazetari Alfred Peza, me të cilin shkëmbyem pak fjalë. Ajo që më mbeti në kujtesë ishte kërkesa e tij që të bënim një libër së bashku. Në fakt, unë kisha filluar të shkruaj kujtimet e mia për Enverin që në burg, por takimi me lirinë atë ditë nuk më linte të merresha me biseda për të shkruar libra. E përcolla, duke i thënë, se tani dua të çlodhem, do të kem kohë të mendoj edhe për të shkruar.
Atë ditë kishte ardhur për të më pritur edhe Liljana e Sokolit, e cila shfaqej ‘shumë e lumtur’ për lirimin tim nga burgu, megjithëse në ato pesë vite nuk kishte ardhur të më takonte, me pretekstin se nuk e duronte të më shihte në atë gjendje. E shënoj këtë fakt, pasi opinioni publik, tashmë, është i njohur me qëndrimin tejet të çekuilibruar të Liljanës në marrëdhëniet e saj me mua dhe me familjarët e tjerë.
Ajo erdhi në Dhomën ku u akomodova edhe një herë tjetër, disa ditë pas lirimit tim. Ishte vetëm dhe më gjeti bashkë me Sanon. Për habinë time, në vend të ndonjë bisede sesi ndihesha, si isha me shëndet etj., ajo filloi të më parashtronte “idetë” e saj, lidhur me zhvillimet aktuale politike. Madje, e hodhi fjalën se Iliri (duke mos e zënë emrin e tij në gojë, por e la qartë të kuptohej që e kishte fjalën për të) “… ndjek Ramizin dhe ha burg”. Sigurisht, ajo e mori përgjigjen për këtë dhe u thartua në fytyrë, ndaj, e zemëruar, u ngrit menjëherë, mori çantën dhe iku pa u përshëndetur as me Sanon, e cila mbeti e habitur dhe tha: “Po kjo, ç’pati?”. Sanoja nuk para dëgjonte mirë, ndaj nuk e kishte ndjekur bisedën, por edhe ne nuk i kishim folur për qëndrimet e saj, që kishte filluar t’i shprehte në atë kohë.
Ajo është hera e fundit që e pashë. Më pas, kam ndjekur shkrimet e saj në gazeta dhe intervistat në televizione, me ato opinionet e saj haluçinante, të një mendjeje të sëmurë. Në të vërtetë, ato që ka shkruar e ka folur janë TURPI që ajo i vuri emrit të vet.
Ditët në shtëpi fluturonin dhe unë po ndihesha gjithnjë e më shumë e kënaqur në këtë Dhomën time, që më dukej aq e ngrohtë. Teuta, si gjithnjë, m’u ndodh pranë, si të ishte vajza ime, duke më bërë të gjitha shërbimet, ashtu siç kishte vepruar edhe me Sanon, kur unë gjendesha në burg. Kënaqesha duke ndenjur me Ilirin, të cilin e kisha merak, sepse, në mungesën time, atij i ranë të gjitha hallet e shtëpisë. Përveç burgut që bëri për mbrojtjen e emrit të Enverit, ai më ndoqi edhe mua, nga një burg në tjetrin. Dhe vinte të më takonte shpesh. Disa herë me radhë ai përjetoi rëndë prishjet dhe dëmtimet që i bënë vandalët varrit të Enverit dhe u mor çdo herë me rregullimin e tij. Pa përmendur këtu vështirësitë që hoqi duke ndërruar, mbi pesë herë, banesë derisa u stabilizua në këtë ndërtesë që jemi dhe sot. Jam krenare për djalin tim të madh, i cili edhe në kohët më të vështira për familjen tonë, e tregoi veten si bir i denjë i Enverit.
Me ardhjen në shtëpi, po ndihesha disi më e qetë edhe për Sanon, të cilën e kam patur gjatë burgimit tim një nga preokupimet e mëdha. Halli i motrës së Enverit, e cila gjithë jetën e kaloi pranë nesh, më mundonte shumë. Më vinte keq për Sanon, se ishte në një moshë të madhe dhe gjithë këto halle që po kalonte familja e vëllait të saj, natyrisht, që binin dhe mbi të. Arrestimi im qe një goditje shumë e madhe për Sanon. Në ato situata të rënda, që iu krijuan familjes sonë, duke mbetur në mes të katër rrugëve para se të vinim në këtë shtëpi, Ksenofon Nushi, i shoqi i Lumes, mbesës së Sanos, bëri veprimin e lavdërueshëm dhe të guximshëm, duke e marrë Sanon në mbrojtje dhe e mbajti për ca kohë në shtëpinë e tij. Më pas gjatë mungesës sime, Sanoja pati pranë Ilirin dhe Teutën, e cila, u detyrua të kujdesej për shëndetin e saj, duke i bërë tri herë në ditë gjilpërën e insulinës etj. Këto përkujdesje të veçanta të Teutës për të, ma lehtësonin disi dhimbjen time për Sanon, e cila të gjitha këto vështirësi i kaloi me dinjitet, pa u ankuar dhe gjithmonë me kokën lart për emrin e vëllait të saj.
Dalja ime nga burgu e gëzoi pamasë dhe i ktheu buzëqeshjen Sanos. Jetuam bashkë në këtë shtëpi rreth katër vjet, deri kur Sanoja e dashur u nda nga jeta, në moshën 90-vjeçare, e qetë, pa na lodhur, ashtu siç kishte qenë gjatë gjithë jetës së saj.
Me kalimin e ditëve, e rrethuar nga të dashurit e mi, nuk doja të kujtoja më jetën dhe peripecitë e burgut. Por ishte e pamundur. Doja s’doja, mendja më shkonte tek ai mjedis i rëndë, i mbyllur, që të ngjallte vetëm dhimbje në shpirt dhe mërzi; tek ai regjim ditor monoton i jetës së burgut, larg njerëzve të tu të dashur. Kujtoja sidomos ditët e takimeve me familjarët, emocionet që provoja dhe sidomos hidhërimin që ndieja në çastet e ndarjes, kur ata iknin.(gazeta Dita)
Ehhh mer Nexh moj rruspi, po ata mijra shqiptare qe i hoqet te drejten per tu rrit me baba. Ahhh ti do vrare moj kurve.
Qenke ndjere keq ti zuske qe te paskan fut per pak kohe familjen ne burg. Ty duhet te kishin peshty shqiptaret me radhe buxhe.
Leji nuset. Po na trego pak per vajzerine tende. Sesi nje vajze akoma 15 vjecare braktis familjen dhe shkon maleve me banda e bandite. Na thuaj sa kara thyeje. Te merrnin me rradhe apo beje treshe e katershe.Na trego pak pastaj si u cmende dhe fillove te vrasesh popullin tend. Pse tu shtua etja per gjak. U bere kriminele ngaqe shkerdheheshe me kriminela maleve. Apo te prishi pushteti kriminal. Ne fakt intervistat duhet te te behet nga psikolog jo gazetare.
Plotesisht dakort me Shkodranin
Njëlloj sikur ti kushtoni faqe të tëra nazistëve gjermanë pas luftës së dytë botërore “me kujtimet e tyre “
Ç’bëhet kështu vallë?!
Turp nuk ka kjo gazetë e shtypi jonë që bien kaq poshtë?!
Jua kemi borxh faljen atyre mijera shqiptarë/e të vrarë e sakatuar nga kjo baxhellë!
Këto nuk kanë turp,e as kurajo të kërkojnë falje!
U shoftë rraca juaj e poshtër!
Ik o shkodran mos ha mut kot.
Përse fyen të tjerët pa tu permendur emri?
E keni idene e atij regjim se çfarë bëri në atë popull apo jo?
Me njeriun e “ri” që krijoi ,po I shohim sherrin edhe sot!!
Pa u dënuar ajo pjesë e gabuar e historisë,Ndoll që historia të persëritet!
A mos vallë këtë kerkon zotëria juaj?
3 breza u humbën pa arritur të mbushnin as barkun me bukë,s’po bejme fjalë për të krijuar pasuri,por as bukë jo!
Shikoj fëtyrat e verteta të shqiptarëve në you tube në fillim të viteve 1990,dhe do kuptosh se sa I mirë ishte ai regjim!
Mendohuni perpara se të shpreheni zoteri!
Te gjithe hane mut, por shkodrani
/i ,et hanu mut me GARUZHDE .
Një spjegim për ty që perdorke teploten!
Një prej arsyve kryesore që ai vend po soset
Ëdhte se po ikin pjesa më e mirë dhe po mbesin….ja ata/ato si puna jote!
Lexoni mor njerez sa kaloni kohën nëpër gazeta kot së koti!
Ti nexhmijen gjyshe me e pasë ,që nuk duhet me fy
por në surrat me e pështy!
Mbetët tanë jeten tu I ba hosana këtyne vrases!
Ti shkodran te ka lene mendja,dukesh se je psikopat.Nexhmija eshte nje zonje e nderuar nga shqipetaret duke perjashtuar ty dhe disa qen e maskarenj te tjere,disa te pa edukate,njerez te felliqur qe nuk dine gje tjeter veç te vjellin vrer nga goja dhe nga bytha.Sali Berisha me mafien e tij, qe e denoi Nexmije Hoxhen per kafe 7 lekshe, e ka malkuar zoti dhe ai do vuaj me shume se kjo.Nexhmija vuajti 5 vjet,kurse Berishe me gjithe familjen e tij do vuaj gjithe jeten ne burgun e Reçit.Disa komentues thon qe te kerkoi falje popullit Nexhmija si dhe per vrasjet qe ka bere.Keto jane fjale te nxiera nga nje mendje e semur sepse ajo bashke me Enver hoxhen e bene shqiperine baçe me lule,me fabrika e uzina,kombinate e hekurudha,me spitale e shkolla falas,me nje bujqesi te perparuar,taraca te bukura sa i kishte zili bota,me nje ushtri moderne,qe, Sali Berisha i shkterroi per nje muaj.Ai i vuri flaken shqiperise,dogji dhe shkrumboi ç’do gje qe ishte ndertuar me djersen e popullit dhe askush nuk i thot plaç,nuk e kritikon,por i thon shume mire ke bere.Keta qe i thon mire ke bere jane maskarenjet qe shoqerojne kete kryekriminel,kete poliagjent te sherbimeve sekrete te huaja.Prandaj Nexhmije Hoxha eshte gruaja me mire,nje shqipetare e nderuar dhe e respektuar,sepse punoi per shqiperine.Respekt dhe pershendetje per zonjen Nexhmije Hoxha.
Fëmijë inkubatori do ishte epiteti më I mirë për shumë prej jush përfshirë ty!!!
E ke jetuar atë kohë ti zoteri apo flet e mendon me atë prapa?
Lexoni o te mjere e kuptone se çfare I ka bërë shqipërise murtaja komunizem!
Persa I perket sali qen berishes,mos harro se Ben pjese tek oborri I nexhmijes dhe tek “njeriu I ri” I po atij sistemi!
Endri, nuk e di çfare moshe ke, por kjo s’ka rendesi, duket qe je gjallese amorfe dhe i helmatisur qysh ne bark te nenes. Gjallesa si ti ka plot neper halete e Europes plake; keshtu qe ti s’ngelesh vetem Kultura e njerzve te sotem!
Me sa di une dhe me sa njofton shteti shqipta, Shqiperia ka rrjedhje truri ne Europen plake, pra nga ky vend po ikin prej vitesh truri jo halete qe thua ti, keshtu qe gjallesat amorfe qe thua zotrote aty jane…. te ty….si ty….bashke me sojin tend rrine…
Nexhmijes nuk i gjeten as nje qindarke te vjedhur megjithese ishte gjithmone ne drejtim dhe i kishte mundesite.Shkoni kontrolloni keto te sotmet qe kane vjedhur miliarda.Turp per ju qe villni vrer kunder nje veteraneje qe luftoi me arme ne dore kunder pushtuesit.
sa gomar qe qenka ky endri i endrrave me pras ne lluku-lluku-babashta! s’besoj qe mund te kete lexuar ndonje liber ne jeten e vet…
nexhmie hoxha, pamvarsishte se cfare filozofie ka perkrahur duhet nderuat e respektuar per perkushtimin ndaj shqiperise, si gjate luftes, po ashtu & pas saj.
kush prej ketyre plehrave te shitura qe e moren pushtetin pas saj, mund te thoje se punuan me mire?
More njeri,kaq driteshkurter jeni.Si mund te flitet qe sot jetohet me keq se ne ate periudhe te erret te historise Sone?.Sado probleme qe ka shoqeria Jone ,perseri nuk mu nd te krahasohet me mizerine e atyre viteve.Ndjej vetem keqardhje per ata qe nuk duan ta shohin ndryshimin.
plumbin kokes si nuk ta dhane moj grua e poshter. sa njerzve i ke bere keq ti
Nexhmija do respectuar per agazhimin e saj ne LNC, por do neveritur qe mbeshteti dhe inkuranoj nje rregjim kriminal dhe nje kriminel si bsdhkeshorti i saj. Ajo flete dhe per nusen e djalit te Liri Geges me Dali Ndreun,kush i pushkatoj keta dy antifashist te oreve te para, ajo nuk shprehe asnje pendese per kete fakt. Enveri pushkatoj dhe burgosi shumicen e luftetareve te lirise, per kete Nexhmija nuk shprehe asnje keqardhje,dhe asnje pendese.
Nexhi vetem genjen.
Me te birin eshte prishur per shkak te pasurise qe nuk e ndau drejte mes femijve por te madhit i dha me shume se djalit te vogel.
,Goditja perfundimtare ndaj Shqiperise jane pikerisht Lloji qe mori pushtetin mbas Hoxha- Xhunglinit comp.si derivatet me te rrezikshem te Njeriut te Ri ,krijesa qe u mbollen ne inkubatoret e partise se tyre,partise e cila vetem se mbulohej nga kuverta komuniste ,per te fshehur fytyren e vertete te mbajtjes se pushtetit nepermjet dhunes ,krimit ,etj qe si nje pasqyre reflektohen sot nga pasardhesit e tyre..
Komunizmi u perhaps ne shume vende te botes, por i joni ishte ma brutali nga te gjithe.
Nuk ishte Enver Hoxha ai qe solli komunizmin ne Shqiperi, por u vendos nga gjeopolitika nderkombetare. Pra, nuk kishte rruge tjeter per ne.
Nqs nuk do merrte pushtetin E. Hoxha, dikush tjeter do ta bante at pune por, nuk e kuptoj pse u soll aq keq me kete popull kaq te lodhur prej historise s’vet !! Masat dhe persekutimet qe bani ai nuk ishin te domosdoshme, bile as te nevojshme ne kete popull. Ky nuk vrau dhe persekutoj vetem kundershtaret e tij, por te gjithe, duke filluar nga njerzit e familjes se vet, nga shoket e tij e deri tek njerzit qe nuk i kishin ba kurre keq njeriu. Ai i mori njerzeve gjithcka. I mori pronen, nderin, besimin fetar, kurajon, besen e cdo gja tjeter te mire qe i kishte tepru ketyre njerzeve nga historia e tyre. Asnji pjestar i ketij populli nuk ka jetu pa frige ne kohen e tij.
Dikush kerkon me ba krahasimin midis kohes se tij dhe kohes se ” demokracise ” !! Nuk mund te bahen krahasime. E keqja nuk gjykohet nepermjet krahasimit por nepermjet pasojes. Edhe sikur te gjykohej nepermjet krahasimit, koha qe jetojme asht rezultat i kohes se komunizmit.
Sa do te thone qe Enver Hoxha ( bashke me te tjeret ) ishte i mire, ai prap se prap i keq ngelet, sepse ishte i tille.
Po te mos vriste, nuk e mbante dot pushtetin. A nuk e shohim sot se sa te gatshem jane disa politikane qe te shqyhen me njeri tjetrin deri sa edhe te vrasin per te mbajtur pushtetin?
I ke thene të gjitha shume sakte. Biles aq e vertete eshte ajo qe ke shkruar pra qe asnje pjestar i ketij populli nuk ka jetu pa frige sa, pa më të voglin diskutim, EDHE Nexhmija KA JETU ME FRIGE. E sigurt.
Besoj se arsyeja ishte Stalini, modeli Stalin. Sovjetiket deshen të hiqnin Hoxhen në 1960. Ky iku nga Blloku Sovjetik. Qe nga ai moment, i mbeti vetem nje alternatiivë mbijetese : politika staliniste (dmth: ajo e perhapjes se friges). Shkurt, tragjedia ndodhi në 1960: vazhdimi (1960-1985) ishte thjesht rrjedhoje e atij fati (destini). Prova e kesaj qe them eshte fakti qe nuk la nje trashegimtar zyrtar. Fiks si Stalini.
Thuaj SHYQYR qe theu qafen në 1985, perndryshe na priste lufta civile ne 90-n, e sigurt. E kujt do t’ja mbante ta eleminonte?? Do kishim ngrene më njeri-tjetrin….
ps: keto qe shkruan kjo, pra Nexhmija, nuk kanë asnje vlere. Komenti yt vlen 1000 here më teper
Dashnorja e qemal stafes po flet per vuajtjet e veta. loll. Rrumpalle ishe historia dhe rrumpalle eshte edhe sot , sepse rrumpalle popull jemi, dhe kurre sdo behemi.
V.F.L.P.
LOLLLL
Të shkruash e të lexosh është kulturë. Për mua Nexhmije Hoxha meriton respekt, jo thjeshtë e vetëm si ish-bashkëshortja e Enver Hoxhës, udhëheqësi absolut i Shqipërisë për 40 vjet, por edhe për meritat e saj të padiskutueshme, si gjatë luftës nacional-çlirimtare, ashtu edhe gjatë periudhës socialiste në rindërtimin e vendit dhe emancipimin e shoqërisë, e sidomos rinisë e gruas shqiptare. Sot është e lehtë të thuash gjithshka, por Shqipëria ishte analfabete e me një kulturë më të prapambetur në rajon. Përveç rolit parësor që pati Enver Hoxha për progresin, një rol të madh ka edhe Nexhmije Hoxha. Në këtë moshë që po i afrohet 100 viteve ajo del me librin e saj, të shkrojtur në vite e në kohë reçente dhe me një stilistikë që do ta kishin zili shkrimtarët! Kultura dhe dija e saj gjendet edhe mes rreshtave. Cili hulumton, cili ka kulturën e leximit, pjekurinë dhe shpirtin e madh për t’i dhënë Çezarit atë që i takon Çezarit, do të ishte në një mendje me mua që, jo vetëm meriton të respektohet Nexhmije Hoxha, jo vetëm t’i lexohet libri, por edhe të gjendeshin rrugët e propozimit për një çmim Kombëtar për kontributin e saj. Them të gjendeshin variantet, sepse Presidenti apo Kryeministri që i kanë me ligj këto dekorime vuajnë tmerrësisht nga komplekset alla shqiptare të së shkuarës, kur në fakt udhëheqësia e kësaj pjelle politike të soçme është me vite dritë larg të atyre idealeve të pastra për të bërë Shqipërinë. Në fakt, Nexhmije Hoxha meriton çmimin “Guinness”!
Feniks,bravo.Ata qe nuk mendojne si ty jane injorant.
Plugu të falenderoj! Shtoj diçka: Jo të gjithë që nuk mendojnë si unë janë injorantë. Jo. Mendoj se janë shpirtvegjël dhe dylbitë u shohin te këmbët e tyre nga interesi klasor etj., por që të jesh i paanshëm fare, do duhej të gjykonin afërisht njëlloj me ne. Të përshëndes me respekt!
Ka disa dite qe shkruan Nexhi dhe nuk kuptoj se cfare interesi ka gazeta per artikujt e saj Burgu qe beri Nexhi ishte si kamp pushimi po ta krahasosh me burgjet e kohes kur lulezonte ajo.Mendoni se cfare metoda e tortura cnjerezore perdoreshin kur iu mernin florinjte tregtareve e te pasurve.Po shume te tjereve qe kishin studiuar jashte vendit dhe mendonin ndryshe.Po sa grupe armiqesore shikonte ne enderr vampiri Enver dhe njerezit vriteshin si bagetia. Nga ai sistem mund te ndihemi mire me aresimin dhe shendetesine.Kulmin ai sistem e arriti me tufezimin e kafsheve dhe bjerezve dhe ne byro morri lopcaren Lenka Cuko. Edhe komunisti Sali i kreu mire detyrat si sekretar partie .Boll ka halle ky popull botoni dicka qe njerezit mos te lendohen .Une qe shkruaj nuk kam vuajtur ne ate sistem por duhet te jemi realist per te gjitha ligesit e atij sistemi me Nexhin ne krye.
Nuk shkruan nexhi ne gazete, por marin keta te TemA-s pjese nga libri i nexhit, si dikur pjese nga veprat e shokut te saj te armeve kanibale.
Shoqja Nexhmie flet per djemte,dhendrin nuset por kurr per Pranveren qe e ka vajze!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Kjo nuk eshte bija e saj apo e ka bere hasha si nene!Shume enigem ky tregim ,ku vajza qe duhet te ishte protagoniste e ne rolin e pare ndaj nenes ,mungon!!!!!!!!E kam ndjekur ne nje ineterviste te nje kanal Francez ku gjuhen Frenge e fliste me mire se i shoqi pavaresisht se e kishte mesuar nga ai!
Me RRK nga gjithe komentet eshte Periti, qe ai rregjim ish i eger nuk diskutohet se te tille ligje kish por ish nje regjim qe nuk te linte pa pune e pa shtepi sigurisht qe pak a shume ishin njelloj, ama siguria ish e madhe aq sa dy njerez ne gjak me njeri tjetrin benin zborin bashke dhe nuk ja mbanin te vrisnin njeri tjetrin. Ky fenomen tani dihet mire….
SIKUR të DESHTE PERËNDIA e GJITHË ATA që i MASAKRUAT të KISHIN FATIN të PËSONIN “VUAJTJET” TUAJA MELODRAMË.
Ju shkulnit thonjë, hekura të skuqur, detyronit njerëzit të vetëvriteshin për t´u shmangur torturave; avoketërit e tyre i masakronit;
ua shtypnit gishtat me darë; i linit pa var e pa nam e nishan; duartrokitnit Miladinat kur therrnin djemë të njomë shqiptarë; përshëndesnit nëpër gazeta (përmes shushuve diplomatike edhe putheshi e përqafoheshi) e radios – dënimet drakonike ndaj patriotëve shqiptarë (ju i quanit reaksionarë e nacionalistë shqiptarë) nën sundimin e të dashurës suaj JUGOSLLAVI.
Manipuloniti e gënjenit botën e rininë shqiptare në Dardani me kopshtet tuaja socialiste; i nxitnit dhe vetë fërkonit duart; na mashtronit me tejkalime planesh; vratë një SHQIPËRI ARBNORE në MALËSI; hartonit lista “kriminelësh lufte” për të shfarrosur e shuar idenë e BASHKIMIT KOMBËTAR…
POPULLIN e KISHI me JU dhe po të njejtin popull e rrethuat me gjemba të ngarkuara me rrymë elktrike për ta mbajtur në SKLLAVËRI. E dinit se po t´i hapnit kufinjtë, nuk do mbetej shqiptar brenda FERRIT Shqipëri ENVERISTE!
Të shkruaj pa ndonjë konceptim të ideve, ashtu sponanisht dhe në mendje më rrinë krimet e Balldushit, goditja me CEKAN mbi KOKËN e TEME SEJKOS; Kufoma e djalit rrugës për t´i gjetur një vend varri, ndërsa prindërit e tij i dëbuat në cast gjame nga shtëpia, or VAMPIRË GJAKU!
Duheshka të lexoj brockullat tuaja (nuk e lexova fare artikullin tënd – për ty) që të më trazuake kërshërinë e empatinë për melodramat tuaja.
NEXHMIA NGA SUPER LLUKSI E SUPER PRIVILEGJET SI PRONARJA E NJE SHTETI TE TER QE ISHTE, NE BURG ME PRANGA NE DUAR DHE ME HUMOR TE MIR, QESH E ARGETOHET EDHE ME PJEPRAT QE RRUKULLISESHIN. ESHTE NORMALE PER NJE KRIMINEL QE I KA DUART ME GJAK DERI NE BERRYLA TE JET NE HUMOR KUDO MJAFTON TE JET GJALL. UNE JAM NDODHUR DISA HER NE BURG NE SHQIPERI PER MOTIVE POLITIKE POR EDHE ORDIER SE RRIHJA PROVOKATORET E POLICIS E SIGURIMIT FAMEKEQ, POR KURRE NUK ME BENTE ZEMRA TE BEJA BUZEN NE GAS PA LERE ME TE BEJA HUMOR EDHE SE VIJA NGA NJE JET E RENDE SHUM E AFERT ME BURGUN.
o rrok ti kenke si noc rroku, ose nuk din me lexua,,, mallkuar kjofte korba bashke me te shoqin gjakatare
Si ka mundesi kjo qe ben kjo grua.djalli eshte me i ndershem se kjo superlady makbeth.duket engjell para pafytyresise se kesaj gruaje cdo person i keq.
O grua a ka mundesi te kerkosh falje nje here te vetme per ato tmerre te 45 viteve.vetem nje here te pakten.
Libri i N. Hoxhes ose vepra e 71 e Enverit
Libri , qe ka shkruar Nexhmie Hoxha , perben eveniment , per faktin, qe e ka shkruar ne ate moshe , kur te gjithe shoket dhe bashkepunetoret e saj , jane harruar . Me sa kam lexuar , ne gazete, problemet e Bllokut , qe ka trajtuar, kane qene te njohura . Kane shkruar per te njejten teme , autore te gjithe spektrit politik . Vecoj nje liber komplement eshte ai i Dr. Kalos , ndersa liber oponont eshte ai i shkruar nga B. Fvziu . Gjithsesi nje liber i ri , eshte kontribut , per kujtesen kombetare .
Permbajtja e librit te Nexhmies , mund te permblidhet ne pak rreshta:
“Familjet Hoxha dhe Xhuglini kotribuan me lindhjen e dy militanteve komuniste shqiptare , qe me vetmohim i sherbyen Atdheut 50 vjet . Krijuan 3 familje te reja , qe mbeten shembull i edukates kristjane “ .
Libri pershkruan shume te verteta , sic ka anashkaluar te verteta tragjike , qe i kane ardhur Shqiperise nga qeverrisja 50 vjecare e fokusuar ne ciftin komunist Enver & Nexhmije . Shtetari nuk mund te justifikohet , se prapesite i kane kryer vartesit .
Regjimi i Enverit, perndoqi dhe vrau intelektualet e viteve 30 , qe ishin pasuri kombetare dhe nuk paraqesnin as nje rrezik , per pushtetin e pas luftes . Ata , qe i shpetuan vdekjes , dhane ndihmese te cmuar, ne rindertimin dhe zhvillimin e vendit , pas luftes se dyte botnore .
Nje nga gjeneralet qe u be objekt i perndjekjes , ishte cami Teme Sejko dhe te tjere came , qe u sakrifikuan gjoja si bashkepunetore te sovjetikeve , nga te cilet pretendohej se kerkonin Pasha Limanin tone . Nje intrige monstruoze e sajuar nga ish sigurimi . Camet , kane nje arsye me shume , per te qene atdhetare te flakte , te Shqiperise meme.Tragjedi te tilla , u luajten gjat 50 vjeteve , ne dhjetra familje intelektuale dhe ushtarake shqiptare , qe u denuan jasht ligjeve te natyres njerezore , madje dhe kunder ligjeve ne fuqi . Ja c’ka ndodhur me familjen Sejko , simbas dokumenteve :
Teme Sejko u pushkatua . Eshtë pushkatuar edhe Taho Sejko, eshtrat e të cilit nuk dihet ku janë. Tragjedia e familjes Sejko vazhdoi pafund: Sulo Sejko, vëllai i Temes, u ndoq e u persekutua nga Sigurimi i Shtetit dhe u gjend i vdekur në thellësitë e një pusi. Djali i vogël i Teme Sejkos, Sokoli, i u pushkatua me akuzën për sabotim të pronës socialiste në moshën 23-vjeçare. E ëma, Shpresa, një ditë teksa po i shpinte bukë të birit në burg, u përball me policin e shërbimit, i cili i tha aty për aty: “Merre me vete çfarë ke sjellë, se Sokoli nuk është gjallë, hëngri gjysmën e lekut dhe iku në atë botë”. Më vonë, Shpresa, një grua fisnike nga Korça, nuk i përballoi dot tragjeditë dhe u hodh nga kati i katërt i shtëpisë, duke i dhënë fund jetës në mënyre tragjike . Rajmondi, djali i madh i familjes Sejko, mundi të mbijetojë i vetëm pas 10 viteve burg që bëri për agjitacion e propagandë. Disa qindra famile kane pasur kete fat tragjik .Ta quash tragjedi eshte pak. A mund te pretendohet se cifti qeverrises ka kryer ndershmerisht detyren dhe ka pasur familje dinjitare ?
Jane te tmerrshme dhe kontravajtjet ne sferen ekonomike . Po permend disa , qe nuk i ka zene ne goje autoria e librit, 500 faqe . U ndertua industria metalurgjike parazitare , qe varferoi popullin. Fshatarit ju mor dhe 3 dynymshi , duke e kthyer ne konsumator . Mbyllja me boten u be hermetike . Enveri tha se do te hame bar , deri sa te vendosim Marxizmin boteror . Keto , qe permenda , jane pak nga tejkalimet e detyres , brenda sistemit.
Nuk u eshte mohuar Juve roli ne luften Nac clirimtare . Ka pasur arritje te rendesishme demografike , arsimore , shkencore , mjekesore . Nuk dihet sa do te ishin keto arritje , ne nje tjeter qeverrisje . E pare ne kete optike , libri yt , prej 500 faqe vuan nga nje anshmeria . Duke njohur kete realitet , burgosja juaj , ne shtetin post komunist ishte e drejte , por duhej te argumentohej , me sakte juridikisht .
Kritikat e tjera , qe permendni per shtetin posmoniist jane reale . Nuk ke arritur te pohosh , se ky pushtet eshte vijim i sistemit tuaj , por i kthyer permbys .
Krimet nuk lahen me autokritika . Po qe se libri juaj do te orientohesh , ne nje autokritike te thelle , per 3 ceshtjet , qe ngrita ne kete opinion te thjeshte , libri voluminoz do te lexohej me kurreshtje nga brezat e rinj. Keshtu , sic eshte , perben nje veper me teper te Enverit, pas vdekjes se tij . Zgalem
Me vjen keq qe paske vendos nje emer te till Arber Ilir vecse i till nuk je. Turp per Ty dhe gjthe shkruesit e mesipem qe perdorin zhargon e f jalor qe te vej turp. Historin e Shqiperise ne periudha lereni ta shkruajn histrorianet duke referuar fakteve jo trillimeve.
Nje fakt. Diku nga viti 1989 udhetova me makine per ne Turqi ke njerzit e mi e ftuar. Ne dy kufijt edhe Grek edhe Turk sapo na hapem pasaporten e kuqe jo vetem nuk na kontrolluan po me shume respekt na shoqreuna deri jasht , kisha dhe babin te moshuar. Tani me vjen turp kur hap pasaporten ne pikat kufitare na injorojn na kontrollojn na denigrojn. Bemat e shqiptareve ne cdo cep te botes na kane ulur koken na kane poshteruar. Me vjen turp te them jam shqiptar kur lexoj shumicen e komentuesave te mesiperm them cfare Injorance na rrethon .
Po jane akuza qe duhej te ishin bere ne gjygjin e Nexhmije Hoxhes. Fatkeqesisht kjo muk ndodhi . Dhe u denua me 5 vjet burg per kafe. Kur Nexhmija pershkruan ndjesite qe provon njeriu kur i privobet liria dhe ne fund e rifiton jane te verteta. Nese do te kishin nje autor tjeter ato pershkrime do te meritonon vleresim per vertetesine dhe ndjenjen njerezore qe e pershkon. Por duke njohur autoren tingellojne si tallje me njerezit qe i kaluan keto vuajtje ne kohen kur autorja ishte personi qe akuzohet si shkaktare e ketyre vuajtjeve edhe tmerreve , eshte personi qe duhej te pergjigjej para gjykates per organizim dhe nxjtjen e luftes se klasave denimin e te pa fajshmeve . Nuk duket gjekundi ndjenja e pergjegjesise dhe dhe e fajit qe njeriu e kupton e mire kur bie ne kushtet kur peson ne kurriz te tije ate çka ai i ka i ka bere te tjereve me pare . Ketu une besova se Nexhmija do te kuptonte thenien biblike “Mos i bej tjetrit ate qe nuk deshiron qe tjetri te ta beje ty” por kjo nuk lexohet gjekundi.