Një prej aspekteve kyç të suksesit të Cristiano Ronaldo-s gjatë karrierës së tij padyshim që ka qenë diete, detajet e së cilës janë zbuluar gjatë ditëve të fundit.
Sulmuesi i Juventusit ushqehet plot gjashtë herë në ditë, me peshkun që është mishi kryesor që ha portugezi.
Cristiano gjithashtu ha shumë pulë pasi ka pak yndyrë dhe shumë proteina. Në mëngjes, Cristiano parapëlqen proshutë me djathë, shoqëruar me kos.
Në vaktet e mesme, ish-sulmuesi i Real Madridit preferon tost me avokado. Ai ha dy herë drekë. Herën e parë ha puë dhe sallatë, ndërsa numri dy është peshku, sallata, vezë dhe vaj ulliri.
Për darkë, ai preferon mish ose peshk, ndërsa ndonjëherë e ndaj në dy seanca edhe darkën.
Cristiano gjithashtu fle tetë orë në ditë si dhe dremit disa herë, me raste edhe pesë herë gjatë ditës. Kjo kombinohet me një punë sfilitëse në stërvitje dhe palestër, me notin dhe pilates që janë dy aktivitete që ai bën gjatë kohës së lirë për të qëndruar në formë.