Safet Gjici: Nuk jam më president i klubit. Jam kryetar Bashkie në Kukës dhe president nderi për ekipin

15 Janar 2020, 18:53Sport TEMA

Safet Gjici, kryebashkiaku i Kukësit, ka dalë sot në një konferencë për shtyp dhe ka folur për shumë çështje.

Në fund është ngacmuar edhe për klubin e futbollit verilindor dhe ai është hedhur në sulm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të qytetit.

“Kryetari i Partisë Demokratike a ka para të blejë ndonjë lojtar për Kukësin?! Apo thotë ai, ‘oligarkët, oligarkët’.

Se me thënë kështu fjalë të mëdha, ‘oligarkët,oligarkët’, thonë të gjithë. Për të bërë vepra të mëdha i bëjnë pak burra. Kukësi ka dhjetë vite që është në elitë.

Duhet ta dijë edhe ai zotëria. Kukësi nuk është i kryetarit të Bashkisë (bën me shenjë nga vetja), Kukësi është i Bashkisë së Kukësit, është i kuksianëve, është i të gjithëve.

Dhe vlerat e Kukësit dhe kuksianëve janë rritur shumë me këtë ekip futbolli. Daç ta pranojë zotëria, daç jo”, tha Gjici.

Më tej ai vijoi të fliste dhe ndër të tjera u shpreh se tanimë është në pozicionit e presidentit të nderit te Kukësi.

“Vlerat janë rritur jashtë mase dhe natyrisht që ekipi i Kukësit është solid këtë vit, është një ekip i mirë. Ju e keni parë.

Na ka rënduar shumë puna e fushës dhe uroj ta mbarojmë shpejt e të kthehemi këtu. Po të kishim luajtur në fushën tonë, atëherë do të ishim 10 pikë para të tjerëve.

Vështirësitë janë, Bashkia nuk është e fuqishme ta ndihmojë sa duhet klubin. Merkaton e bëjnë ata të sportit, unë jam kryetar bashkie tani, unë jam president nderi i Kukësit.

Me sa eksperiencë kam në futbolli, nuk shoh që ka nevojë për ndërhyrje.

Duhet një menaxhim i mirë, kryesisht nga stafi teknik dhe lojtarët. Duhet të merret maksimumi i tyre në fushën e lojës.

Nëse do të ketë ndonjë lëvizje, ata i bëjnë. Besoj se nuk kanë nevojë. Po u bë ndonjë ndërhyrje mund të prishet klima”, ka përfunduar Gjici deklaratën e tij.

1 komente në “Safet Gjici: Nuk jam më president i klubit. Jam kryetar Bashkie në Kukës dhe president nderi për ekipin”

  1. Rromes says:

    E kuptoni kete kusarin Po na mbush mendien se Nuk na qenka presidenti i kukesit .ty te lumt kur nuk ka shtet bej cfar te duash .Turp qe genjeni jeni kusar kriminel ikeni te gjita ju urrej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje