Njëzetenjë vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, pak banorë që nuk ishin larguar nga fshati Reçak i Komunë së Shtimes u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës.
Atë ditë në këtë fshat, që është rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.
Ngjarja që ndodhi në këtë fshat të vogël ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës.
Më e 15 janar të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Reçak u dëgjuan të shtënat e para nga armët e zjarrit. Të frikësuar, banorët u grumbulluan nëpër shtëpi dhe bodrume në përpjekje për të shpëtuar veten dhe familjarët e tyre. Forcat policore dhe ushtarake serbe u futën në fshat, ku pas disa orësh të zhvillimit të operacionit, vranë 45 civilë shqiptarë.
Trupat e të vrarëve kishin mbetur në këtë luginë deri në mëngjesin e 16 shkurtit të vitit 1999. Më 16 shkurt, në mëngjes, në Reçak shkoi William Walker, asokohe shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Ky mision ishte vendosur në Kosovë rreth tre muaj para masakrës së Reçakut. Kur Walker pa trupat e të vrarëve në prononcimin e tij të parë para mediave tha: “Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”.
Pas largimit të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së nga Reçaku, banorët i mblodhën trupat e pajetë dhe i vendosën në xhaminë e fshatit, ku pritej që të kryhej varrimi. Forcat serbe nuk lejuan varrosjen e trupave dhe filluan luftimet në mes të forcave ushtarake dhe policore si dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pasi gati dy ditë luftimesh, forcat policore e ushtarake serbe me forcë i morën të gjithë trupat e të vrarëve dhe i dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me arsyetimin se duhej bërë obduksioni për shkak se autoritetet serbe mohonin të kenë vrarë e masakruar civilë. Në deklaratat e zyrtare të institucioneve serbe thuhej se ngjarja ishte inskenim dhe se të varët ishin pjesëtarë të UÇK-së që ishin vrarë në luftime. Presidenti amerikan, Bill Clinton përmes një video-mesazhi dënoi vrasjen e civilëve shqiptarë duke thënë se kjo ngjarje “ishte një veprim vrasjeje e qëllimshëm dhe pa dallim, i krijuar për të mbjellë frikë në mesin e popullit të Kosovës”.
Pamjet e masakrës së Reçakut tronditën botën. Nga ajo kohë filloi rritja e presionit ndërkombëtarë mbi qeverinë serbe dhe liderin e atëhershëm të Serbisë, Sllobodan Millosheviq. Për disa javë rresht, forcat serbe mbajtën trupat e të vrarëve në Prishtinë. Në kohën sa trupat e të vrarëve ende nuk u ishin dorëzuar familjarëve, në Prishtinë u krijua delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë me ndërmjetësimin ndërkombëtar. Bisedimet u organizuan në Rambuje të Francës. Kjo ishte konferenca e parë ndërkombëtare që mbahej ndonjëherë për Kosovën.
Familjarët u lejuan që të shkonin për t’i marrë trupat e të vrarëve. Kthimi i trupave në fshat zgjati disa ditë pasi administrata serbe e asaj kohe, nuk ua dorëzonte familjarëve përnjëherë trupat e të vrarëve.
Pas gati një muaji, më 11 shkurt 1999 në Reçak u organizua ceremonia e varrimit të 45 trupave të civilëve të vrarë.
Pas dështimit të konferencës së Rambujesë, NATO filloi bombardimin e caqeve ushtarake të ish-Jugosllavisë. Në arsyetimin e NATO-s u tha se operacioni po zhvillohej për të ndaluar abuzimin me të drejtat e njeriut në Kosovë.
Fushata e bombardimeve zgjati 78 ditë dhe në fund, më 10 qershor 1999, Kosova u çlirua.
Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës në territorin e ish- Jugosllavisë, publikoi një aktakuzë kundër disa eprorëve të lartë serbë për krimet e bëra kundër popullatës shqiptare në Kosovë në vitin 1999. Në këtë aktakuzë u përfshin ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave Nebojsha Pavkoviq, komandanti i Korpusit të Prishtinës Vlladimir Llazareviq, shefi i Policisë Serbe për Kosovën Sreten Llukiq dhe ndihmësi i Ministrit të Brendshëm serb, Vllastimir Gjorgjeviq, mirëpo asnjëri nuk u dënua drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në Reçak.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) publikoi monografinë për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Përfaqësues të KMDLNJ-së dhe Qeverisë së Kosovës thanë se monografia pasqyron faktet për krimet e bëra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Pjesë e kësaj monografie u tha se janë edhe krimet që u kryen ndaj popullatës civile në fshatin Reçak të Shtimes.
Gjykata në Prishtinë e shpalli fajtor ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq. Ai u gjet fajtor për një deklaratë që e kishte bërë më 2018, kur e quajti trillim masakrën e Reçakut. Todosijeviq u dënua me dy vjet burg.
Edhe pas më shumë se dy dekadave, Serbia vazhdon të mos i pranojë ngjarjet që ndodhën në fshatin Reçak. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 5 dhjetor, 2019, tha se masakra e Reçakut ishte “trillim”. Deklarata e presidentit serbe Vuçiq nxiti reagime. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë tha se deklaratat nxitëse “janë të papranueshme”, ndërsa Bashkimi Evropian tha se ngjarjet në Reçak janë “të pamohueshme”. Marrë nga Radio Europa e Lire
15 Janar 1999, FORCAT POLICORE E USHTARAKE SERBE VRASIN 45 CIVILË SHQIPTARË
16 Janar 1999, WILLIAM WALKER VIZITON VENDIN KU NDODHI MASAKRA
8 Shkurt 1999.FAMILJARËT FILLOJNË KTHIMIN E TRUPAVE NGA PRISHTINA NË REÇAK
6 Shkurt 1999. FILLON KONFERENCA NË RAMBUJE TË FRANCËS
FORCAT POLICORE E 16 Janar 1999. USHTARAKE NUK LEJOJNË VARRIMIN E TË VRARËVE
24 Mars 1999.DËSHTON KONFERENCA NË RAMBUJE, NATO FILLON BOMBARDIMET
11 shkurt 1999. ORGANIZOHET VARRIMI I CIVILËVE TË VRARË
20 Tetor 2003/ TRIBUNALI I HAGËS NGRE AKTAKUZË NDAJ EPRORËVE TË LARTË SERBË
18 Qershor 2010, PUBLIKOHET MONOGRAFIA QË DËSHMON KRIMET E LUFTËS NË KOSOVË
5 dhjetor, 2019, TODOSIJEVIQ DËNOHET ME DY VJET BURGIM PËR NXITJE TË URREJTJES
5 Dhjetor 2019. ALEKSANDAR VUÇIQ E QUAN “TRILLIM” MASAKRËN E REÇAKUT
Masakra që ndryshoj qëndrimin e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare ndaj qështjes shqiptare.
masakra qe i hapi driten jeshile bombardimit te NATOs,
nderkohe bota e civilizuar ishte e shokuar me pare nga masakrat serbe ne Bosnie,
i vetmi vend ne bote(theksoj ne mbare boten)ku e gjithe shoqeria si nje e tere dhe e pa-ndare perkrahte barbarite serbe ne Yugosllavi,me bekimin e Kishes Ortodokse,ishte Greqia..
ne tere ate ate popullsi,tere ate shtrese(te ulet,intelektuale,polikanesh,mesuesish,doktoresh,puntoresh,etj),rralle shume rralle here mund te degjoje dike qe te denonte masakrat e serbeve..eshte shokuese dhe gati e pabesueshme kur e mendoj tani..por eshte e vertete,
sigurisht kishte te bente kjo edhe me politiken e shtetit grek ekstremisht anti-shqiptare qe ndiqej ne vitet 1990-2000..
ne kohen kur serbet kryenin masakra mbi kroatet,boshnjaket,shqiptaret..ne Greqi ne te njejten kohe ishte perhapur nje fushate terrori ndaj emigranteve shqiptare,nje vale arrestimesh,vrasjesh,kthimesh ne kufi etj
a e ndryshoi Masakra e Reçakut historine e shqiptareve?PO
O Lulzim Basha o kurva alimuces dhe berishes, dil e fol a ke gja per te thene?
A mos ke ti ndonje informacion me shume rreth kesaj?
Tmerri i vertet nga dora e basdardave te serbis mallkuem qofshin
Çe do. Shqipot nuk arrijne te mesojne kurre nga gabimet e tyre. Serbi para 100 vjeteve i vrau e i preu, prape e njejta gje pas 100 vjeteve. Shqipkaret po ne vend numero , pa ushtri, pa ekonomi, si gjithmone me shprese se mos i ndihmojne te tjeret.
Shqipkaret kane qene, jane e do mbeten te humbur ne histori