Ish deputeti i LSI e lexon ndryshe marrëveshjen: Nga dje nuk ekziston më Parlamenti, iu hap drita jeshile zgjedhjeve të parakohëshme

15 Janar 2020, 09:44Politika TEMA

Cilësimet e marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore si dështim i opozitës kanë revoltuar ish deputetin Përparim Spahiu.

Ai në një reagim në rrjetin social Facebook, thotë se minimalisht, kjo marrëveshje “hap dritën jeshile për zgjedhje të parakoshme, zgjedhje si zgjidhja e vetme e problemeve pa fund që kanë mbërthyer vendin”.

Reagimi i plote i Spahiut:

Aq i madh është helmi i mediave, aq i madh është helmi i analistësh të blerë, sa që dhe një marrëveshje si e djeshmja, e përshëndetur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe ajo Britanike, shihet si dështim i opozitës.

Minimalisht, kjo marëveshje hap dritën jeshile për zgjedhje të parakoshme, zgjedhje si zgjidhja e vetme e problemeve pa fund që kanë mbërthyer vendin.

Jemi pa Parlament…!!!

Nga dje nuk ekziston më edhe me firmë të maxhorancës, si organi më i lartë ligjvënës.

Besoj se këtë duan të gjithë shqiptarët, të shkohet në zgjedhje, të tjerat i vendos VOTA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje