Turqia dërgon trupa në Libi

16 Janar 2020, 15:57Bota TEMA

Turqia firmosi dhjetorin e kaluar një marrëveshje sigurie me qeverinë libiane për mbështetje ushtarake kundër forcave rebele.

Presidenti Rexhep Taip Erdoan njofton se janë nisur kontingjentet e para për të ndalur luftën për epërsi të komandantit rebel Kalifa Haftar.

Turqia ka nisur dërgimin e trupave të veta në Libi, për t’i dalë në krah forcave qeveritare.

Duke folur nga Ankaraja, presidenti Rexhep Taip Erdoan tha të enjten se Turqia do vijojë të shfrytëzojë çdo mjet diplomatik dhe ushtarak për të siguruar stabilitet në kufirin jugor, përfshirë Libinë.

Deklarata erdhi pak orë pas telefonatës me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, dhe i paraprin samitit të paqes që organizohet të dielën në Berlin me ndërmjetësinë e SHBA-së, Rusisë, Britanisë, Francës, Kinës, Turqisë dhe Italisë.

Të martën, dështuan negociatat disaorëshe për zgjatjen e armëpushimit të arritur javën e kaluar.

Komandanti rebel Kalifa Haftar refuzoi të firmosë akordin me kryeqeveritarin libian, Fajez al-Serraj, duke preferuar zgjidhjen ushtarake për një konflikt për pushtet që trupat e tij nisën 9 muaj më parë, dhe që deri më tani ka lënë të vrarë mbi 280 civilë e 2 mijë luftëtarë.

Në këtë përplasje, aktorë të rëndësishëm si Rusia dhe Turqia përkrahin palët e kundërta, por kanë shpallur se armëpushimi është në interesin e Libisë.

Erdoan theksoi të enjten se gjatë 2020-ës Ankaraja parashikon të përfitojë nga marrëveshjet e arritura së fundmi me shtetin afrikanoverior të pasur me rezerva nafte e gazi për të lëshuar licenca të reja për kërkime hidrokarburesh në Mesdheun Lindor.

3 komente në “Turqia dërgon trupa në Libi”

  1. Sulejman Fusha says:

    …prandaj nuk a ba gjalle”undefined” ketu ne Tema, ka shku ushtar i Erdoganit per me mbrojt interesat e byrazerit..

  2. abc says:

    O pikaaa, zgjidhi problemet e Turqis dhe i ngeli Libia,
    ka futur gjysmen e Turqve ne burg dhe tani do te vendos paqen te Afrik. Hipokrizi turkomongole.

    1. Tiger says:

      Amerika ka 15 milione shtetas ne Burgje dhe varferia ne kulm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje