VIDEO: Plas grushti mes dy të moshuarve, për një vend parkimi

16 Janar 2020, 10:53Lifestyle TEMA

Një burrë britanik ka rrahur me grushta fqinjin e tij pasi për një kohë të gjatë kishin patur debate lidhur me parkimin privat.

BBC shkruan se gjykata e ka dënuar 68 vjeçarin Anthony John me 9 muaj burg dhe 2500 paund gjobë.

Incidenti për të cilin ai akuzohet ka ndodhur më 1 korrik të 2019, kur John po lante makinën e tij përpara shtëpisë dhe përpara po kalonte fqinji me qenin e tij. Pasi shkëmbyen disa fjalë, ata filluan të grindeshin dhe 66 vjeçari u rrëzua në tokë.

Fqinji u dërgua në spital ku kaloi 16 ditë i shtruar për shkak të frakturave që kishte pësuar në legen.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme, Anthony John pranoi akuzat dhe është i gatshëm të paguajë për dëmet ndaj 66 vjeçarit.

Ndërkohë gjykata ka vendosur dhe një urdhër ndalimi tre vjeçar, për ta penguar John të kontaktojë me fqinjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje