Sinisa Mihajlovic, trajneri i Bolognas, ka folur për “Verissimo” për Zlatan Ibrahimovic:
“Ibra është si një vëlla për mua.
Jemi përballur si kundërshtarë, por më pas u bëmë shumë miq. Më erdhi keq që nuk erdhi te Bologna, por kuptoj zgjedhjen Milan.
Edhe pse, më duhet të shtoj se te ne do të ishte kënaqur më shumë. Kemi karakter të njëjtë ne.
Jam i kënaqur që u kthye në Itali, por uroj që të jetë i skualifikuar kur të ndeshet Bologna-Milan”.