Aventura e futbollistit gjerman me kombësi shqiptare te Arsenal, Shkodran Mustafi nuk është karakterizuar nga një performancë e mirë. Futbollisti i përfaqësueses së Gjermanisë nuk ka bindur aspak me “Topçinjtë”.
Aq sa për të detyruar legjendën e Arsenal, Ian Wright të këshillojë trajnerin aktual të “Topçinjve”, Mikel Arteta, që të heqë qafe gjermanin. Një apel, të cilit duket se spanjolli i është përgjigjur në orët e fundit me një deklaratë për mediat.
“E njoh që nga kohët e Everton dhe e di mirë se çfarë mund të japë. Do të varet nga ai, sikurse dhe për gjithë të tjerët.
Futbollistët duhet të më dëshmojnë dëshirën e tyre, me qëllim që të kenë shanset për të qëndruar”, deklaroi trajneri Arteta mbi të ardhmen e Mustafit.
Kush dreqin ja njite emnin Shkodra ketij turku,
Po mire mo shpirt, s’kishit ndonje shqiptar t’a perkthente atrikullin apo i binte me lire t’a perkthej nje bullgar?:)
Futbolli është yoga, ndaj askush s’mund ta modifikoj ose ndryshoj.