Lulzim Basha s'ka by**ë as për luftë, e as për paqe!

17 Janar 2020, 18:57Politika TEMA

Nga Alfred Lela

Në një shkrim në gazetën Panorama analisti Agron Gjekmarkaj e cilësonte fitore marrëveshjen e arritur mes opozitës dhe mazhorancës për Reformën Zgjedhore. Sepse, arsyetonte Gjekmarkaj, parlamenti delegjitimohej dhe bojkoti i PD jepte më në fund frute.

Kryetari i PD, që ka qenë në zor për të gjetur teknika komunikimi që do të shisnin te publiku një marrëveshje të re me Ramën, e ka rimarrë tezën e Gjekmarkajt dhe e ka përsëritur në Kolegjin e Kryetarëve (krerëve të degëve të partisë) të thirrur pasditen e së mërkurës.

Analistët që kanë b…ë, ka thënë Basha sipas burimeve të Politiko.al duhet ta trajtojnë marrëveshjen si fitore të opozitës dhe si delegjitimim të Parlamentit.

Thënë më qartë: parlamenti duke dalë nga institucioni dhe duke u ulur me përfaqësuesit e opozitës në një mjedis neutral si Pallati i Kongreseve është ‘dorëzuar’.

Basha me anë të këtij lejtmotitvi ka dashur, jo vetëm të qetësojë të vetët, duke u dhënë një fitore në tavolinë, por edhe të kompleksojë analistët duke u thënë se, nëse mbroni një tezë tjetër veç kësaj ‘jeni të shitur te Rama’.

Agron Gjekmarkaj, i ftuar mbrëmë në Real Story në News 24, ka ngulmuar se nuk ia ka marrë ai Bashës tezën, por është e kundërta, Basha po përdor tezën e tij.

Pavarësisht e kujt është teza dhe pavarësisht se ajo përdoret për qëllime të ndryshme nga analisti dhe politikani, ajo që i intereson diskutimit është vërtetësia e saj.

A qëndron ideja se opozita duke i marrë këtë marrëveshje shumicës delegjitimoi atë institucion që u nis të nxirrte nga shinat më 17 shkurt të vitit të shkuar kur braktisi parlamentin? Kjo e vërtetë ka dy gjysma të cilat komplotojnë kundër njëra-tjetrës.

Sa ç’është e vërtetë se opozita e tërhoqi shumicën në fushë asnjanëse për të diskutuar dhe miratura së bashku Reformën Zgjedhore po aq qëndron edhe e kundërta.

Shumica ‘e futi opozitën në Parlament’ sepse aty do të jetë vula e fundit që do të certifikojë vullnetin politik për marrëveshje të palëve.

Madje ‘futja në Parlament’ dhe në sistem duket se është qëllimi i marrëveshjes. Marrëveshja nuk ka pse të jetë fitore sa kohë që mjafton të jetë armëpushim.

Basha e futi partinë e vet dhe opozitën në një përballje të cilën nuk mundi ta çonte deri në fund, as si luftë dhe as si paqe.

Duke iu trembur gëzimit të kësaj të fundit, nisur nga precedenti i ‘muajve të mjaltit’ të verës 2017, Basha bërtet ‘fitore’ dhe kërkon b…ë te të tjerët. Nga droja se mos të tjerët i vërejnë pikërisht këtë mungesë.

16 komente në “Lulzim Basha s’ka by**ë as për luftë, e as për paqe!”

  1. Fatos Dervishi Bronx NY says:

    Si ka mundesi , Bashes ja moren tezen apo basha po perdor tezen , sa teze na paska ky Basha dhe a jane fare malli , Hajde Gjekmarkaj hajde Mark Markaj IDIOTER te dy

    1. 2b says:

      Flet ky qe ka dy bytha. Nje ne fund te kurrizit dhe tjetren siper qafes!

    2. Marjani says:

      Gjekmarkaj asht katundari tipik qe shitet per nje pale çizme. Asht ba si prostitute i shkreti bashke me ate Zhabe kollovarin.

  2. Apo jo? says:

    Si rralle here ndonjehere ke folur mire zoti Lela.

  3. Z says:

    Thone se te dy s’keni bythe jeni..!

  4. JO PO says:

    Dakort apo jo. Kur ja do puna flet drejt Lela, ndonese i kupton te gjitha por ngandon jehere ben sikur i kupton ndryshe. Kete radhe e ka qare.

  5. Tironci says:

    Po shyqyr qe e kuptut ju Anal-iste !!.

  6. Lul kastraveci pa fara says:

    Lulashi gjitmone kur humbet bertet,fitoreeee dhe cecenet e besojne…
    Asnje kryetar bashkie,asnje deputet,ose nje grup ish dhe nje grup qe nuk di se me ke eshte dhe lulashi berte fitoreeee
    Keshtu fitore do kesh gjithe kohen o krric i saliut

  7. Emili says:

    Gjemarkaleshi po tenton per here te trete per tu rreshtue si mender deputet. Kete po ban edhe Marku i Markajve.
    Mjer ky vend.

  8. Jimi says:

    Pse sot e more vesh ti Lejla, qe Lulka eshte: Vema, vema, se me tha mema!?

  9. basha cmendi Zhurine e Nderrkombetarve
    ne sfillate ,
    per zgjedhjen e Shkerdhates me Bythet ma sexi nder shqiptare .
    Dhe basha ,qe ishte nji ri kamarjeri me bythet mo sexi ,
    qe s’ngeli Pervers Ambasador pa e shkerdhy .
    Arvizu psh tho se ja bojte cdo dy nete ke Rogner kishin dhomen e tyne atje .
    Po Luja ,nuk mbahesh kur fillijte basha te kercete Bel Danc (i vesh me Tanga cer kujtove ti hej ,Ambasadort ne Shqypni kan pretedime )
    pupupuu ci ka bo edhe zyre madje .
    Dhe ishin kto Ambasdor qe ja futen krimi Ramos ,tu i thon ,
    “Nuk ke pa gje akoma ” cdo me tho BB ,
    Provoje o t’u thafte deri ne rreze , dhe do na thush Thanx pasanej .
    Dhe do ti Rama qysh ateher sot o harru i gjithi pas bythve te Lyl Holladezit .

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Luli nuk kerkon reformen zgjedhore,kerkoi qeveri tranzitore,por nuk e kapi,tani kerkon zgjedhje te parakohshme,me tryeze shume partiake !

  11. Spectrum says:

    Doni te vini Bashen kunder amerikaneve qe tu mbroj pasurite e vjedhura por ai nuk eshte budalla asnje nuk e shpeton dot as Lalen as Balen nga deklarimi real i pasurise

  12. mark marku says:

    “Marjani” je i madh. Besoj e ke fjalen per cizme llastiku, se po qe per lekure, shitet edhe vete Lela.

  13. Suloja says:

    Te han m..t sa te duan analistat si puna e ketij gjonmarkajt reforma zgjedhore do te bahet edhekjo me ndihmen e nderkomtareve.

  14. Doda says:

    Me ne fund e kuptove dhe ti , me mir von se kurr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje