RENEA luftë me vlonjatin e shumëkërkuar, pasi i shkon në shtëpi për ta arrestuar

18 Janar 2020, 08:08Politika TEMA
RENEA luftë me vlonjatin e shumëkërkuar, pasi i shkon në

Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion policor gjatë natës në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, për të kapur një person të shumëkërkuar.

Siç thuhet në njoftim, në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, 47-vjeçari i kërkuar, Xhevahir Jonuzi, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, ka hapur zjarr ndaj forcave të Policisë duke u rrezikuar jetën e tyre, por mbetet i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Policia thotë se pas informacioneve të marra se ky person mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47-vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale, duke rrezikuar jetën e tyre.

Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

47-vjeçarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.

Po ashtu ndaj tij në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i plotë:

Operacion policor për kapjen e një personi shumë të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni policor i koduar “Hoshtima”,  zhvilluar nga Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Vlorë.

Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë,  47-vjeçari i kërkuar, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke u rrezikuar jetën e tyre, por mbetet i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e pronave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, atyre në kërkim dhe që mbajë e qarkullojnë me armë zjarri, forcat speciale Renea, në bashkëpunim me DVP Vlorë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:05  kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hoshtima”.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e presonit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.

Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi   mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë  të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.

Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018,  Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

7 komente në “RENEA luftë me vlonjatin e shumëkërkuar, pasi i shkon në shtëpi për ta arrestuar”

  1. Vlonjati says:

    Na u shtua edhe nje goje per te ushqyer qyl me parate e taksave tona.

    1. Hoxh Armandi says:

      Nje turkocam ben luftr me renean. Hajde merre vesh.

  2. asi says:

    sna intereson, ka pune? ka ekonomi? ka paga te mira? keto jane ato qe na interesojne dhe askush nuk e ve ujin ne zjarr.

  3. Lush berbali says:

    Ky zoteria ,ndryshe nga te tjeret eshte denuar ne mungese,prandaj gjykata e ka denuar 25 vite.
    Po te ishte dorezuar,do ishte denuar 11-13 vite.
    Do te kishte pranuar fajin e automatikisht ishte denuar me 8 vite heqje lirie.
    Nder to per sjellje te mire ,i kishin kerkuar falje dhe ishte liruar me arrest shtepie pas 4,5 vitesh.
    A nuk bene keshtu me Dajtin,Doklen,Berishen etj.
    Keshtu qe eshte treguar budalla.
    Policia dhe RENEA me kot rrezikojne jeten me keta kriminele qe gjykata i liron se shpejti.
    Do te ishte me mire per policine e shtetit dhe RENEAN te arrestonin e me pas qellonin gjykatesit ,qe tallen me jeten e tyre.
    Pa pastruar gjykatat ,as Edi Rama,as BE,as SHBA ja bashke me RENEAN nuk do t’ia arrijne dot qellimit per rend e siguri ne vend.

    1. Diktat says:

      Po ishe dorzuar a derbardhë qē në fillim! Kot krruesh me “shtetin” ! I kishe dhënë pjesēn e vetē prokurorit, gjyqëtarit,policit, gardianit,drejtorit tē burgut d.m.th.shtetit, dhe tani do ishe rehat, për tē mos thēnē deputet me siguri ndonjē cop shefi në pulici a kryetar komune do jeshe!!!

  4. cuni says:

    Pergezime forcave Renea!
    Gazetari te sqaroje cilat jane “prona me rrezikshmeri te larte shoqerore”. Gjithashtu, pse duhet te kete shpeshhere perseritje ne material

  5. KLK says:

    Sikur te luftonte kaq shume RENEA me kap Lul Bashen a Sali Berishen a Ilir Meten hallal do ja benim….po se kapi nje qytetar te thjeshte aty i akuzuar per x gje? per kete mburreni….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje