Zbulohet vaksina që ul kolesterolin e keq

18 Janar 2020, 10:53Shëndeti TEMA

Një injeksion dy herë në vit që zvogëlon kolesterolin e keq për të mbrojtur zemrën është zgjidhja e kompanisë NHS me qendër në Britaninë e Madhe, shkruhet në faqen e BBC NEWS.

Miliona njerëz marrin statina ( ilaçe kundër yndyrnave) çdo ditë për të ulur kolesterolin.

Një hap revolucionar në shkallë të gjerë do t’u ofrojë pacientëve NHS një formë të re të ilaçit,duke bërë “heshtjen e gjeneve” nëpërmjet një injeksioni të quajtur “inclisiran”.

Kujtojmë që kolesteroli i keq është një substancë yndyrore në gjak, e prodhuar nga mëlçia, e cila mund të grumbullohet brenda mureve të enëve të gjakut, duke i ngushtuar ato dhe duke rritur rrezikun e sulmit në zemër ose goditjes në tru.

1 komente në “Zbulohet vaksina që ul kolesterolin e keq”

  1. Hydajeti says:

    kerkojme te aplikohet nga shteti qe na trajton ne kardiopatikeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje