Debutimi me gol tek AIK, Asani: Erdhi në momentin më të mirë

19 Janar 2020, 13:36Sport TEMA

Jasir Asani e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën e tij te AIK duke shënuar që në ndeshjen e parë të skuadrës së tij në fazën përgatitore.

I aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë ndaj Karlshtad, sulmuesi 24-vjeçar i huazuar në Suedi nga Partizani, ka treguar vlerat me një gol të shënuar në minutën e 72-të.

Një gol që sulmuesi pranon se e priste pasi kishte nisur mjaft mirë fazën përgatitore, siç tregon ai shkurtimisht për VIP Sport pas një ndeshje të cilën e ndiqte një numër shumë i madh tifozësh.

“Sot ishte ndeshja ime e parë me AIK edhe ishte një ndeshje shumë e mirë. Ka pasur shumë tifozë, besoj se 8-9 mijë tifozë ishin në stadium për të na ndjekur.

Normalisht e prisja nga vetja që do të shënoja, pasi bëra super ndeshje dhe goli erdhi në momentin më të mirë për mua. Isha shumë i lumtur për golin që kam shënuar dhe që arrita të siguroj fitoren e ekipit” theksoi ai, duke kujtuar se pikërisht ajo rrjetë e tundur i dha suksesin 2-1 AIK në ndeshjen e parë të vitit

Në fund kanë ardhur përgëzimet ngë të gjithë në skuadër, por Asani insiston se është vetëm fillimi dhe se duhet të vazhdojë po me përkushtim edhe në ndeshjet e radhës që ka ekipi i cili tani sapo ka nisur fazën përgatitore për kampionatin.

“Lojtarët më kanë uruar të gjithë për golin dhe ishim të lumtur për fitoren, edhe sepse tani jemi në fazën përgatitore të kampionatit”, shpjegoi sulmuesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje