Hapja e negociatave, ambasadori Soreca: Dialog konstruktiv për tu bërë bashkë, Shqipëria duhet të bëjë gjithçka deri në pranverë

20 Janar 2020, 11:02Politika TEMA

Ambasadori i BE, Luigi Soreca deklaron se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka deri në pranverë, në samitin e radhës që do të mbahet në Zagreb për hapjen e negociatave.

Gjatë ceremonisë për marrjen e presidencës nga Kroacia, diplomati evropian i bëri apel klasës politike se duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëria për tu bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve.

Duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëria për tu bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve. Kjo është çështje kyçe thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Nuk kanë mbetur shumë kohë për të arritur ato gurë të tjerë kilometrikë që duhen këtë pranverë.  Do të ishte gabim për Shqipërinë në rast se nuk do të fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë Shqipëria si vend gjatë muajve në vijim për tu prezantuar plotësisht e përgatitur për pikën tjetër të takimit”, tha Soreca. (TemA)

3 komente në “Hapja e negociatave, ambasadori Soreca: Dialog konstruktiv për tu bërë bashkë, Shqipëria duhet të bëjë gjithçka deri në pranverë”

  1. Kalec Dega says:

    BE pamvaresisht nga kundershtimi i fundit, Hollande, France, duan patjeter qe Shqiperia jo shtet ti bashkohet familjes Evropiane si e vetmja menyre dhe zgjidhje per ta shpetuar Shqiptarin nga mafja aktuale.
    Evropianet e dine qe po rrezikojne me kete zgjidhje por nuk ka asnje lloj mundesie tjeter per te drejtuar rrumpallen Shqiperi.
    Fatkeqesia me e madhe do jete nese Rama, Sala, Meta dhe Basha do jene pjese ose ata qe do ta shikojne Shqiperine ti bashkohet ate dite BE -se se bashku me ta.

  2. Mos pirdh por ik bej noj pune.... says:

    Pirdh pirdh se LIROHESH .::u

  3. LORA says:

    Kemi nja dhjete vite qe jemi ,sipas zyrtareve europiane me ze figure dhe letra ,ne kilometrin e fundit per hapjen e negociatave te antaresimit ne EU.
    Per Sorecen qenkan shtuar kilometrat dhe guret.
    Ky e paska varur shpresen tek ata qe nuk e duan as dialogun e aq me teper konstruktivitetin,,,,,sepse Soreca nuk do te kuptoje se ata jane antishqiptare te perbetuar,,,,ose Sorekes i nevojitet nje alibi e re penguese per progresimin e shqiptarve ne shumice te cilesuar.
    Tung Luigi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje