VIDEO: Marrja e kryesimit të OSBE, Rama e nisa nga Ukraina

20 Janar 2020, 09:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama misionin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së e nisi nga Ukraina, siç edhe e kishte paralajmëruar.

Në cilësinë e kryetarit të zyrës së OSBE-së, Edi Rama do të zhvillojë sot takime në Kiev me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministrin Honcharuk, ministrin e Jashtëm Prystaiko dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov. Pas takimeve do të ketë një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës.

Në Kiev, Rama do të takohet gjithashtu me stafin e SMM, koordinatorin e Projektit në Ukrainë, dhe Përfaqësuesin e tij Special në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral.

1 komente në “VIDEO: Marrja e kryesimit të OSBE, Rama e nisa nga Ukraina”

  1. ai says:

    o shoku kthehu ne shqiperi se u pergjysmuan njerzit nga vrasjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje