Zagrebi dhe Vjena: Kërkojmë hapjen e negociatave me Shqipërinë

19 Janar 2020, 13:08Politika TEMA

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç dhe ministrja austriake për Çështjet Europiane, Karoline Edtstadler deklaruan se vendet e tyre do të kërkonin hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV në nivel të Këshillit Europian marsin e ardhshëm.

Në një njoftim për shtyp, të lëshuar nga qeveria kroate pas bisedimeve Plenkoviç-Edtstadler, në Zagreb, thuhet se të dy vendet do të nxisin miratimin e një vendimi për fillimin e negociatave me dy aspirantët në nivel të Këshillit Europian gjatë samitit të 26-27 marsit.

Plenkoviç e informoi ministren austriake për axhendën e presidencës kroate të BE-së dhe përparësitë e saj.

Duke marrë parasysh miratimin e buxhetit shumëvjeçar të BE-së, Plenkoviç bëri thirrje për marrëveshje, e cila gjithashtu do të merrte parasysh të gjitha specifikat e secilit shtet anëtar.

Edtstadler tha se ”Vjena mbështet aktivitetet e Kroacisë për përgatitjet e takimit të samitit të BE-së dhe vendeve të Europës Juglindore”, në fillim të majit në Zagreb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje