Nga Ilir Levonja
Nga dje nuk është më mes nesh një nga yjet e kinemasë shqiptare, Xhevdet Ferri. Çfarë nuk u tha, çfarë nuk u shkruajt. Ai zakoni jonë me bulëri kolektive, pikëllim, rrëfime, postulate…, teknikën e emrit të shkurtër atë që zakonisht kanë vulën e përhershme të të thirrurit veç miqtë e ngushtë.
Çfarë nuk shkruajti presidenti, kryeministri, ishët, shefi i opozitës. Bosët e mediave, të industrisë, të dikastereve etj. Çfarë nuk thanë zogat e kronikave me mikrofonin në gojë, vdiq, vdiq, vdiq, po e varrosin, e varrosën, po përcillet për në varrezë.
E kemi tmerrësisht të vështirë të themi ndërroi jetë, po ikën në amëshim, po e përcjellin për në banesën e fundit etj., por vdiq, po e varrosin. Kjo është kultura e komunikimit tek ne, nuk ke çfarë i bën. Jemi dorëzuar krejt. Nuk ngeli këmbë robi pa u qaravitur aq sa me të drejtë duket e ditur këtë farsë kolektive, i ndjeri e la me amane që asnjë lloj ceremonie të mos i bëhej.
Më kujtohet se e bëri një gjë të tillë edhe i madhi Fatos Sela, në mos gaboj ishte dimri i vitit 2013-të. Por ne nuk vëmë mend, asesi.
Nuk lanë gurë pa lujtur televizionet me kronika e intervista, me kujtime, por sikur njëri prej tyre të transmetonte dy filma ku luan Xhevdeti. Sikur një televizion kombëtar a shtetëror të transmetonte një film ku ai bën pjesë. Paralel vlonin kronikat me varrosje, këtej të çante Kuzguni, Familja e madhe, Lotë në Detin e zi a ku di unë. Gjëkundi se e shikoje Xhevdetin, herë si Trimi, herë si Gori Koroshi, Sako apo kush tjetër?! Se i ka me shumicë karakteret. Ai është një pasuri kombëtare?
Absolutisht po, sidomos për vendin tonë që i zë fill aty tek dera e shekullit të kaluar shkolla e kinematografisë. Por të ashtuquajturit ekrane kombëtare kanë më shumë kohë e hapësira kohe për studiot e idiotëve që thonë punë e madhe se po zbrazet Shqipëria, po vinë plot sirianë, plot irakenë. Hajvanët që kanë rënë në dashuri me Palestinën a konfliktin Palestinë Izrael, hajvanët që i hakërrohen Trumpit përse vrau një terrorist iranian.
Nuk kishin pak hapësirë të transmetonin përshembull filmin “Përrallë nga e kaluara”. Kanë alergji nga kinematografia jonë, megjithëse shqyhen bulçish për të ngritur Xhevdetin në qiell. Por nuk e kanë aspak kohën të ritransmetojnë dy a tri filma ku luan.
Kemi alergji, madje a mund ta shfarosim çfarë prodhuam nga pas lufta e këtej se, është demode të shohësh një film shqiptar.
A mund t’i shembim sa më parë teatrot ku ata lujtën, kinematë etj., çfarë na hynë punë. Kemi Diamante dhe dashuri nga Turqia, kemi Çukurin, Luginën e Ujqërve, kujt i duhet se çfarë krijoi Xhevdeti.
Dhe a e dini përse? Sepse tek ne, ata që bëjnë politikën e bëjnë për vete, jo për vendin. Ata që bëjnë televizionet i bëjnë për vete, jo për publikun dhe vendin.
Ata që bëjnë artin e bëjnë për vete, jo për artin. Ata që a japin mësim, e bëjnë për vete jo për të arsimuar brezat. Ata që bëjnë tregtinë a biznesin, e bëjnë për vete jo për ekonominë.
Ata që ndërtojnë, ndërtojnë për vete jo për njerëzit. Ata që shërojnë, e bëjnë për vete, jo për njerëzit. Ata që predikojnë e bëjnë për vete dhe arkat e objekteve të kultit jo për besimtarët. Njëzetë e katër orë folën për Xhevdetin, por një film nuk e transmetuan. Kur ndërroi jetë Alberto Sordi (shkurt 2003) kanalet italiane u shqyen me filmat e djalit nga lagja Trastevere Romë.
Ne në Shqipëri kemi postulatin, pse me filmat e komunizmit do merremi. Megjithatë asaj rruge erdhën ata, erdhi edhe Xhevdeti. Një aset që do ta kish zili edhe Hollywoodi.
Por të tillë jemi ne, zhurmëtar ndaj edhe sot qetësia na mbyt me harresë.
KOMUNIZMI KISHTE SHUME ANE TE POZITIVE , SI DHE NEGATIVE , FALE ATIJ SISTEMI KISHIM SHKOLLAT E BALETIT ,DRAMATURGJISE , ETC ETC , QE NUK MBETEN PAS ME ASNJE VEND TE PERPARUAR NE EUROPE . YJET E KINEMATOGRAFISE SHQIPETARE JANE TE PAARRITSHME DHE NGA HOLLIVUDI .
PRANDAJ ATO FILMA SHIKOHEM ME SHUME NOSTALGJI . SOT KJO KINEMATOGRAFI MUNGON .
JANE KTHYER TE GJITHE NE BISNESMEN.
Jo vetem ne biznesmen , sepse u rit dhe vlerat , por dhe ne jargacer , pa talent , pa sens , pa kuptim dhe me boll dozen e banalitetit , prandaj dhe filmat , teatret e atehershme shikohen akoma dhe sot , dhe do shikohen per shume e shume kohe akoma sepse pikerisht ia talenti , ajo magjia e te luajturit do te mungon …………
Po pse ore Levonja permend vetem filmat turq. Sikur neper telvizionet tona jepen vetem ata turq. Se nuk po e kuptoj po sulmon ato qe nuk u kujtuan per filmat e Xhevdetit apo filmat turq.Mos e perdor xhevdetin e shkrete si mashe per te sulmuar nje kulture dhe kinematografi te vendit tjeter. Se kjo qe po ben te con ne zero dhe duhet te te vije turp.
Epo ua ka lene amanet Xhevdeti qe mos te transmetojne pjesen e tij komuniste por ate kur ka qene me pd-en prandaj nuk i kane dhene filmat,psh ai filmi ku Xhevdeti luan rolin e te pakorruptuarit me Matilda Makocin ne mos gaboi!
I PAKORRUPTUAR:Shume mire qe komenton por gjuhen shqipe shkruaje pa gabime.Kur flet per vehte dmth ne veten e pare njejes nuk themi ”gaboi” (me’ i’ ne fund),por me ”j”=lexoj,studioj,mendoj.Me ”i” themi per veten e trete : mendoi (ai,ajo),studioi, falenderoi.Sa per anen politike te Xhevdetit as qe e llogarris per faktin se e pa vete dhe u terhoq.Per shqiptaret vlen arti i tij.Cfardo roli te kete luajtur (me PD apo me PS) nuk ka rendesi sepse ai eshte rol dhe nuk eshte deklarate politike.
Vang,Bravo.
E ke qare me lot.
Nje analize plotesishte reale. Nuk ke cfar i shton me shume. BRAVO !
Ti kerkon te luhej nje film,te pakten nje film “qe ta nderonin”.
Une kerkoj nje bisede…nje emision,nje interviste.
Nje bisede ku te shikoj njeriun,pikepamjet e tij,mendimet e tija.
Dhe,neqoftese se kete interviste mbi njeriun Xhevdet,apo cdo Xhevdet te artit tone,nuk na e sollen dot ata qe lartpermende…le te merrje ti nje kamer…nje telefon smart ne fund te fundit,te te na beje nje bisede me cdo Xhevdet qe ti kishim te “gjalle” e jo ne role.
Shpresoj ta kuptosh mangesine qe kemi,por sidomos qe keni ju si “demek artista”…keni mangesi te theksyara se cfare eshte artisti,dhe kerkoni na dikush tjeter te mbushi boshllekun tuaj.
Mire se vete mendja juaj dhe formimi juaj nuk ua mundon kete gje…po syte nuk i hapni,po veshet nuk ju degjojne?
Me kujtohet se diku para nja 5 vjetesh…nje emisionist anglez,qe nuk kishte lidhje te drejt per drejt me muziken,mori kamerat,shkoi tek shoku i tij,basisti i “pink floid”…dhe i tha.Dua te bej nje bashkebisedim se kush je ti ‘komshiu im’,si ja kalon me familjen tende,si e ke mardhenjen me njerzit,etj gjera qe kishin te benin me njeriun…e jo me cfare percillte ai si muzikeberes,sepse kjo ishte mese e ditur.
E pra,ai,mendoi te na binte njeriun…Por dihet qe “ata,te tjeret” jane artiste pavarsisht se nuk jane te fushes se artit,por mendojne dhe konceptojne si te tille.
( me fal,bashkebisedimin e beri pa lejen e BBC-se, dhe te vetem gje qe i korkoi kanalit ishte qe nqs e quanin te arsyeshme ta publikonin “bashkebisedimin njerzor”)
Keto di te them une…dhe une ndjej nje mungese te jashtezakonshme nga vete ju artistet per artistet
Edhe ky artikull është pjesë e qelpsinllikut shqiptar, pas vdekjes, të një aktori të vërtetë.
Per cfilma flisni .Tha mire i ndjeri Agron Tufa te hiqen nga qarkullimi Tani kemi filmat e Besit dhe Ermalit qe konkurojn ne Kane dhe realizohen per 2 jave
Si kudo tjeter ,edhe ne kete fushe ka degradim. Mjer Shqiperia.
Nji artikull perfekt! Jane me dhjetra fisnike qe kane kerkuar jo ceremoni zyrtare! Si dhe kane lene amanete per fjalen e percjelljes Jo!!! Tu a mbajne zyrtaret ish zyrtaret! Kujtohuni ore pushtetare apo ish pushtetare ti shikoni keta gjigande tu uroni te shkuara sa jane gjalle dhe jo vetem ngushellime neper TV Gazeta face book pasi ikin. ???
Pse nuk thoni te verteten , Ata filma dhe teatro te bukura te para 90tes te kohes PPSHs , ishin te bukur filmat loja aktorve dhe kenget xhdo gje ne at koh , se ishin gjerat te kontrolluara nuk lejohej vulgariteti degjenerimi çthurja çfaqet qe çedukonin brezat , ishte politika qe njerzit i edukonte ne menyr perfekte i mesonte te ishin te vertet te aft , ishte koha kur i jepej vler vleres se vertet zotesis , shkojn te tera ne unison korrektese gjuhes letrare ne art , kultura mungesa fjaleve te pista dhe degjenerimi , kultivohej dashuria per vendin per familjen per shoket shoqet , i kendohej punes shkolles vleres prandaj xhdo gje e asaj kohe ishte e bukur ne art e kultur ne shkoll e kudo , kta artist e fituan vendin e tyre te punes me pun dhe pasion pa diplloma te blera me lek , xhdo gje fitohej me djers e merit , prandaj xhdo gje ishte e bukur , se kishte korrektor gjuhe ne gazeta ne libra dhe shkrime kishte kerkes llogarie ne gjuhen letrare ne art muzik e ne shkolla , mesueset dhe msuset ishin njerzit me me integritet dhe te edukuar se mesonin brezat e ardhshem me kulturen e tyre , ne sot nuk i themi kto te verteta se kemi hall se na thon ca rrugaç e qurrash shiko komunisti , po me mir komunist dhe njerezor se alabak i degjenerum pa moral karakter dhe me nje milion vese si ne kte demokraci rrumpallhane , ne duhet ti kthehemi sistemit te shkuar jo ne politik por per çfar beri te mira tja marim atij sistemi dhe çfar beri jo te mir ta lem , por ndarjen nuk e bejn dot tufat kaloçet ballistet e te persekutuarit se kta i ven zjarrin xhdo gjeje siç ja kan ven , por te jen njerez te pa prekur nga sistemi shkuar dhe njerez qe nuk kan ber politik por intelektual qe kan qen ne administrat ne art ne kultur ne shkolla e kudo , vetem keshtu do hecim perpara , por ky sistem qe jetojm sot esht si stemi qe i jep vler antivleres tradhtaret i ben te ter heronj , hajdutet tregetaret e droges dhe kriminelet i ben me reputacion dhe i shet per njerez te zot , kriminelet per trima , drejtesin e shet per injoranc mashtrimin dhe vjedhjen per vler , sa me shum te vazhdojm ne kte menyr aq me shum do na pelqejn filmat dhe kenget dhe shum gjera nga e shkuara , do na pelqejn sepse kemi nevoj dhe per te ndershmen njerzoren korrekten dhe drejtesin dhe te ndershmen dhe kto do i gjejm vetem atje ne artin muziken dhe edukacionin e kohes se PPSHs ne as nje vend tjeter.
I nderuar Levonja
nëse Xhevdeti do ish gjallë nuk do ta pëlqente këtë shkrim!
E di sepse?Sepse Xhevdeti ish pikërisht njëri prej atyre që ti demaskon e ironizon për qëndrimet poshtëruese e denigruese ndaj kulturës kombëtare shqiptare.
Xhevdeti bëri një karierë të pasur politike si deputet e drejtor duke u vënë në shërbim të atij klanit ekstremist dhe fashist ndaj kulturës dhe artit kombëtar,që ti me të drejtë e anatemon.
Kështu që qëndrimi ndaj artit të Xhevdetit është qëndrimi i Xhevdetit ndaj Xhevdetit.
Koment epik ke bere shqiptari I ilirise.Hallall.
keto duheshin bere perpara se te mbyllte syte mbas vdekjes nuk vlen asgje, mua me rra papritur vdiq xhevdet ferri po kur e dinin qe ishte semure pse nuk shkruajten dy gisht leter ne gazete.
Po pse ore Levonja permend vetem filmat turq. Sikur neper telvizionet tona jepen vetem ata turq. Se nuk po e kuptoj po sulmon ato qe nuk u kujtuan per filmat e Xhevdetit apo filmat turq.Mos e perdor xhevdetin e shkrete si mashe per te sulmuar nje kulture dhe kinematografi te vendit tjeter. Se kjo qe po ben te con ne zero dhe duhet te te vije turp.
O Denia, o Çukuuuuuuur!
Shko tek kushërinjtë në Anadoll, e mos na çaj dërrasa!
@ Arber. Po pse dhe ti qenke dakort qe Xhevdeti te perdoret si vegel pas vdekjes. Por dhe ti duhet te depertohesh nga trojet shqiptare si bandat e aso kohe qe sot quhen arbershe. Dhe luajne rrolin e viktimes dhe te patriotizmin neper katundet e mocalet e humbura te Kalabrise. Sa per Andollin ai po nderton 500 shtepia per shqiptaret. Kur ti te ndertosh bashke me Levonjen nja 600 shtepia hajde komento ketu ose Levonja te bej ndonje artikull prap
Vang! Ke te drejte por sic duket eshte nga telefoni dhe nuk e kam kontrolluar.Por meqense ju futem korrigjimit,shiko kontrolloje e mos shkruaj me te madhe pas presjes.
Te qifsha Çukurin dhe turqit bashke.
U prehte ne paqe ky aktor I madh. Keqardhje nqs nuk dalin aktore te rinj, me te mire se keta qe po na ikin.
Vertete flasin fjale shume te mira per Xhevdetin dhe shoket e tij?! Po ku u bene keta artista te medhenj ne bark te nenes apo ne nje shoqeri kulturore te caktuar, prandaj sot balta e zeze e njerzeve te poshter dhe te zinj na ka mbuluar si vello e zeze shpirtin dhe mendjen. Komunizmi, ky lugat qe prodhoi keta artista. Dhe nje vrejtje zoti Levonja: edhe une doja qe njeriu kur iken nga jeta te thoshe nderroi jete, por ama cila eshte e vertete: jeta nje here vjen dhe nuk nderrohet se nuk eshte pjese kembi, njeri vdes dhr mbaron procesin e egzistnces jo si materje por si biologji. Prandajn te mos thoni ngordhi por vdeiq dhe ky eshte bleta dhe njeriu. Respekt.
Levonja me te drejte permend filmat turq , sepse jane mbushur ekranet me ata filma te shpelare , qe te ngrene nervat me ate gjuhen e tyre prej kurbetesh e jevgjitesh , me ato ngjarjet banale e demode’ , qe shtetet e perparuara te Evropes , filma te tille i kane prodhuar para nje qind vjetesh .
Filma te tille , prodhohen me financime te qeverise turke dhe shperndahen gratis , ose per pese leke neper bote , dhe sherbejne si propagande shteterore , ku Turqia me gra te mbuluara deri ne parlamentin e vendit , ne keto filme , tregon sikur ngjarjet zhvillohen ne Paris , Londer e Nju Jork me jete perendimore e moderne , a thua se nuk i dime neve dhe vendet e tjera , se sa e “perparuar” eshte Turqia islamike e Erdoganit .
I paharruar kujtimi dhe vepra e aktorit Xhevdet Ferri! Thjeshte per ta ditur ç’lidhje ka I. Levonja me autorin e “Prefekti” -it, Besim Levonja?
Pergezime per kete shkrim plot ndershmeri dhe inteligjence. Sikur ne, si popull, te kishim nje mendesi te tille si ky qe shpalos artikulli, do te kishim qene me prane drites dhe qyteterimit te vertete.
Filmat qe jan bere ne ate perudhe,nuk kan te perseritur,as baleti,as opera e as ansambli i kengeve dhe valleve popullore,festivsli i gjirokastres e shum gjera te mira,qe sot ske shsncin ti shohesh,po mund te shikosh shale e bythe sa te duash,degjenerim neper teatro,qe per te kapur objektivat cojne me detyrim nxensit e shkollave te mesme,.shajeni ate regjim per luften e klasave,po per gjera te tjera i vini anash atij sistemi,ne arsim shendetsi,industri,ushtri,dinjitet kulture kinematografi,sport volejboll futboll qitje atletik kercim se larti e se gjati,hedhje gjyle not etj etj hidrocentrale bujqesi,qetsi rregull siguri
Po shuhen dal nga dal gjith ikonat e filmit shkences ushtris ndertimit etj etj,prandaj po mbushen emidionet me filma turw me kengetare qe shesin shalet dhe bythet,dhe kenget
Te njejten gje tha dhe i madhi Agim Doci tek emisioni provokacia.