Pikëpyetjet e "heqjes së vizës amerikane" për Lulzim Bashën dhe a është kjo arsyeja, pse u ul në tryezë

18 Janar 2020, 09:41Politika TEMA

Ditë pasi krejt në mënyrë të beftë, opozita egërshane bëhet “pulë” e ulet në tryezën e reformës zgjedhore, për më tepër me dy të urryer – Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin – vijojnë pikëpyetjet e mëdha se ç’e detyroi që kapitullonte kaq lehtë politikisht, referuar kauzës që ndërtoi në një vit me aksione ekstreme, duke pranuar pra dialogun me qeverinë, por dhe me një përfaqësuese të opozitës së re?

Ulja në tryezë erdhi pa asnjë zhvillim paraprak, pa asnjë sinjal paralajmërues, pa asnjë lloj natyrshmërie si finalizim i një debati të nxehtë apo përplasjeje mes palëve.

Por erdhi gjithashtu, për koinçidencë ndoshta, disa orë pasi në studion e Open-it të Eni Vasilit, ish-kreu i kuqezinjve politikë Kreshnik Spahiu do deklaronte se amerikanët i kanë pezulluar vizën kreut demokrat Basha. U përbetua që kjo që po thoshte ishte e vërtetë e ftoi mediat ta verfikonin.

Të nesërmen e ofrimit të këtij fakti, mediat nuk verifikuan asgjë, madje as që e trajtuan atë që kishte thënë nga Spahiu një natë më parë, qoftë dhe duke e pyetur vetë Bashën në daljen e tij para mikrofonëve, duke zgjedhur të fokusohen vetëm te ulja në tryezë e opozitës.

Dhe jo thjesht për koiçidencën e këtyre episodeve – të dhënën e Spahiut mbi masën amerikane ndaj Bashës, e më pas urtësimin e këtij të fundit duke iu qasur dialogut, shfaqin logjikshëm një lidhje mes tyre.

Së paku nga fakti se nuk ka dyshim që gjatë kësaj kohe, deri te ulja në tryezë, kanë ndodhur zhvillime undergraund e jo domosdoshmërisht me ecejake fizike ndërkombëtarësh në Tiranë.

Por që këta të fundit, ku padyshim veçojnë amerikanët, të cilët përdorin dhe instrumenta presioni, kanë luajtur kartat e fundit për t’i gjetur shtegun një situate pa rrugëdalje në nisjen e 2020, ku pas 6 muajsh është prova e radhës për negociatat.

Dhe dihet tashmë se i gjithë konstrukti komunikativ mes ndërkombëtarëve dhe opozitës ka rënë, ezauruar me të gjitha format për gati një vit, çfarë mbetej në fund vetëm karta e presionit me atë që amerikanët e fusin gjithnjë në përdorim në të tilla rastet – vizën, refuzimin e saj.

A nuk ishin këta amerikanë që mundësuan zhvillimin e 30 qershorit pa asnjë rezistencë nga opozita vetëm me paralajmërimin për përfshirjen e saj në “organizatë të dhunshme”?

E gjersa ka ndodhur kjo, si një precedent i freskët, pse të mos ketë ndodhur dhe kjo tjetra – pra diktati me vizën – gjersa na shfaqet befas një opozitë e urtë e luajale?

Tek e fundit, ishte më e fundit kartë që kishte mbetur për t’u luajtur!(Tesheshi)

8 komente në “Pikëpyetjet e “heqjes së vizës amerikane” për Lulzim Bashën dhe a është kjo arsyeja, pse u ul në tryezë”

  1. Drejtesi says:

    Ky BQ smund te mbaje peng zgjedhjet. I kane thene pezullim dhe nese nuk futesh ske te drejte hyrje. Do hyje, do humbe si e ka zakon, dhe shpresoj do zbythet nga PD, me shpresen qe do dale dikush qe nuk do marre urdhera nga plaku Mere.

  2. Olimpia says:

    Partia Popullore europiane kishte nje karte me te forte…perjashtimin e PD..s nga radhet e saj si parti neofashiste,ashtu sic eshte ne realitet.Kete mund ta bente edhe PS europiane me LSI ..n .Keshtu do te ishte zgjidhur shpejt dhe pa cmendurirat e kriminelit Berisha dhe kryehajdudit Meta problemi i demokracise shqiptare.Sigurisht nje e djathte e qendres moderne europiane do te ngrihej e zmadhohej shpejt,duke terhequr rreth vehtes shtresat liberale dhe borgjezine e re prodhuese.Kaq e thjeshte ishte zgjidhja.Sidoqofte une mendoj qe leksioni i vertete i politikes amerikane ndaj Berishes,Metes dhe Bashes ishte eleminimi i iranianit Sulejmani..Jo se do te perdorej e njejta forme…Por do te mjaftonte hapja e kartave te pasurive te tyre te fshehura dhe shpallja ,,non grata,, .Kjo eshte ,,gracka,,qe shpirti i mbretit kapet si laraska ,po te perfrazojme Shekspirin.Dhe treshja e zeze kriminele e kuptoi se me amerikanet nuk ka shaka,sic behet shpesh here me europianet e percare.SHBA do nje Shqiperi brenda sistemit demokratik dhe stabel dhe kete ne kete moment ata e shikojne tek Rama.Aventurat e cmendura si ,,djegia e mandateve,,mos pjesmarrja ne zgjedhje,dhuna ndaj insttucioneve te larta,jane te papranueshme per perendimin.

  3. ZIGUR QARRI says:

    Kjo eshte e planifikuar, o z “Drejtesi”, plaku Mere, pasi te sikteris Bashen, sjell Argiten. PD, LSI, jane parti familjare. I sherbejne familjeve perkatese, dhe nuk jane asete kombetare.

  4. Zigur Qarri says:

    Ne fakt fakt,eshte ne pikpyetje heqja e vizes per Kryeministrin,drogaxhiun D’Rama.E para eshte mbrojtja e tij dy te ndaluarve nga
    SHBA,Vagjush Dakos dhe Tom Doshit,dhe e dyta fajesia e mafiozit D’Rama(Gruaja e Biliali) ne lidhje 80 mije Dollaret e paguara per
    nje foto me Presidentin Oama.Skandali i vitit 2012, ku për një foto me Presidentin Barak Obama,ku Edi Rama pagoi 80 mijë dollarë,
    është zbardhur thuajse plotësisht nga drejtësia amerikane. Gjatë 7 viteve hetimet e SHBA, kanë zbuluar skemën e mashtrimit dhe
    kanë dënuar 2 persona, një shqiptar amerikan Bilal Shehun, dënuar me një vit burg dhe tjetri është greku amerikan William Argeros,
    i cili u dënua me 4 muaj burg nga dy vjet,mbasi ai bashkëpunoi me drejtësinë Amerikane.Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edvin
    Kristaq Rama,është dënuar dy vjet në mungesë,një dënim i paekzekutuar nga imuniteti që gëzon ai,për sa koh që është në dtyrë.

  5. Flamur Topi says:

    Konfirmohet se Lulzim Basha eshte djali i Ilir Enver Hoxhes.
    DNA e tij 99.2% perputhet me ate Te z.Ilir Hoxha
    Shume qarte pa asnje ekuivok.

    ps FALENDEROJME kontrubuesit LR dhe GB qe mundesuan kampionet e DNA Te individeve te siper pernendur.

    1. Shefkiu says:

      Nëse kjo është e vërtetë, atëhere Lulzim Basha nuk mund të jetë më një individ i lirë politikisht. Këtu nuk është e qartë nëse ky fakt jepet si arsye për të treguar shkakun pse Basha u ul si pulë në bisedime me mazhorancën. Si nick name jepet emri i një mjeku të mirënjohur. Natyrisht, ajo që pritet të ndodh është deklarimi i doktor Topit, nëse ka lidhje me këtë koment apo është dikush tjetër që në mënyrë të paskrupullt përdorë emrin e tij. Nëse është i vërtet si fakt, atëhere sulmi është nga brënda PD. Po të jetë i vërtetë, Basha vdiq politikisht.

  6. Shinjestra says:

    Ky eshte synimi i Sali Berishes,madje nje enderr e heresheme e tij per te sjell Ergiten ne krye te pd-ke.Kurse Basha te porosisin nje pale opinga lope dhe t’ja mbathin per ne Holande sa nuk eshte vone.Eura ka miljona dhe keshtu qe mund te beje nje jete mondane me familjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje