“Çfarë na pyeste UDB-ja në burgun e Prizrenit, pse na ktheu në Shqipëri, demaskimi në disa qytete dhe torturat nga dy hetuesit në Krujë”/ Dëshmia e majorit nga New Yorku

19 Janar 2020, 10:28Politika TEMA
“Çfarë na pyeste UDB-ja në burgun e Prizrenit, pse na

Memorie.al publikon historinë e panjohur me dëshmitë e rralla të dy vëllezërve laçjanë, Skënder dhe Shpëtim Marku, të cilët në fundin e prillit të vitit 1988, bashkë me shokun e tyre, Agron Gjoka, morrën rrugën në drejtim të qytetit të Peshkopisë dhe pasi u ngjitën në majën e malit të Korabit të mbuluar nga bora dhe një furtunë të madhe me rrebeshe shiu dhe bore, kaluan kufirin shtetëror në brezin e butë pa u kuptuar nga rojet shqiptare të kufirit. Si u orientuan ata deri sa mbërritën në fshatin Restelicë të Dragashit, ku u dorzuan vetë në postën jugosllave të kufirit dhe si u trajtuan ata nga organet e UDB-së në burgun e qytetit të Prizrenit, për çfarë i pyesnin aty dhe përse pas dënimit me një muaj burg për kalim të paligjshëm të kufirit, ata nuk i lejuan të shkonin në Beograd ku do aplikonin për azil politik pranë ambasadës së SHBA-së, por iu vunë hekurat dhe i nisën për në drejtim të pikës kufitare të Morinit. Si i ndaluan dy vëllezërit Marku në disa qytete ku kalonte rruga nacionale ku u organizuan mitingje duke mbledhur popullin me detyrim nga qëndrat e punës e shkollat, si në Kukës, Milot, Laç, Fushë-Krujë etj, ku u mbajtën fjalime për t’i demaskuar ata, dhe më pas torturat në hetuesinë e Krujës, e gjyqi në qytetin e Laçit, ku ata mbajtën një qëndrim burrëror. Gjë e cila u bë shkak që atyre t’u jepeshin dënime maksimale, përkatësisht me 20 dhe 17 vjet, duke i dërguar në Qafë-Bari, Spaç dhe Burrel, prej nga ku u ata liruan në marsin e vitit 1991, me të fundmit të dënuar.

Nga Dashnor Kaloçi

Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e kaluar, sipas dëshmisë së 60-vjeçarit, Skënder Marku, ish komandant i Burgut të Tiranës në vitin 1997 me gradën e majorit, dhe vëllait të tij më të vogël, Shpëtimit, u njohëm me historinë e arratisjes së tyre nga Shqipëria në prillin e vitit 1988. Familja Marku është me origjinë nga fshatrat e Peshkopisë, por babaj i tyre, Hakik Marku, ish-ndimësmjek në spitalin e qytetit të Peshkopisë, ashtu si shumë familje të tjera në vitet ’60-të, u transferua për në qytetin e Laçit, që sapo kishte filluar të ndërtohej. Pas mbarimit të shërbimit të detyrueshem ushtarak në vitin 1981, Skënderi filloi punë në ofiçinën e Kombinatit Kimiko-Metalurgjik të Laçit, ku punonte dhe i vëllai i tij i madh, Iliri. Ndonëse familja Marku nuk kishte probleme me regjimin komunist të asaj kohe, vetë Skënderi, i cili ishte i dhënë shumë pas letërsisë e sporteve, kishte rezervat e tij dhe nuk pajtohej me shumë aspekete të jetës që afronte regjimi në fuqi i asaj kohe.

Nisur nga kjo, ai vendosi të arratisej nga Shqipëria dhe planin e arratisjes e bëri vetëm me vëllanë më të vogël, Shpëtimin, i cili në atë kohë ishte kampion kombëtar në mundjen klasike për të rinj me ekipin “Kastrioti” të Laçit. Dhe planin e tyre ata vendosën ta realizonin në ditë e fundit të prillit të vitit 1988, kur Shpëtimi që kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në rrethin e Pogradecit, shkoi në qytetin e Laçit dhe u takua me Skënderin, por pasi kishte marrë me vete dhe shokun e tij, Agron Gjokën, i cili kishte një vëlla të arratisur në SHBA dhe një tjetër në burg. Ka qenë mbrëmja e 23 prillit 1988, kur me një makinë “Skoda” të kromit, ata u nisën nga Laçi menjëherë për në drejtim të qytetit të Peshkopisë dhe pasi zbritën në fshati Kastriot, u nisën për në drejtim të Kalasë së Dodës, në orët e para të mëngjezit të 24 prillit 1988, u gjendën në majën e malit të Korabit, duke bërë rreth katër pesë orë rrugë në vënde të thepisura dhe nën një stuhie bore me mjegull dhe ngrica.

                                                   (vijon nga numri i kaluar)

Kalimi kufirit më 24 prill ’88 në majën e Korabit

Pas shumë peripecive të kaluara në lartësitë e malit të Korabit, duke ecur në rrugë pa rrugë dhe në shtigje të thepisura, në të ftohtin e acartë të atij mëngjezi të 24 prillit të vitit 1988, Skënder Marku me të vëllanë e tij, Shpëtimin, dhe shokun e tyre po nga Laçi, Agron Gjoka, mundën të kalonin kufirin shtetëror diku pranë një poste në afërsi të Kalasë së Dodës, pa u kuptuar nga njeri, pasi rojet e postës më të afërt të kufirit nuk e mbulonin me shërbim atë zonë për arsye të terrenit tepër të thyer. Lidhur me këtë dhe peripecitë e tyre në tokën jugosllave, 60-vjeçari Skënder Marku, ish-komandant i Burgut të Tiranës në vitin 1977, me gradën e majorit, në rrëfimin e tij ekskluzivisht për Memorie.al dëshmon: “Nga qëndra e zjarrit aty në majë të Korabit ku qëndruam për disa orë për të mbledhur veten pas atij udhëtimi të gjatë tejet raskapitës prej katër pesë orësh dhe në një terren ku nuk mund të kaloje as ditën, vendosëm që të dilnim dhe të kalonim kufirin ende pa zbardhur dita.

Si tani më kujtohen ato minuta ankthi që na dukeshin të pafundme, kur bashkë me vëllanë tim Shpëtimin dhe shokun e tij, Agron, lamë pas territorin shqiptar dhe dolëm në tokën jugosllave. Nuk mund t’ua përshkruaj dot me fjalë se ç’farë ndjenim në ato momente. Më në fund menduam se dëshira dhe ëndrra jonë e madhe për të ikur nga ai realitet ku jetonim prej vitesh dhe që na ishte bërë i padurueshëm, po bëhej realitet. Por po kështu na dukej e pabesueshme dhe shikonim njëri tjetrin nëse vërtet kishte ndodhur ajo gjë për të cilën unë me Shpëtimin kishim menduar prej kohësh dhe kishim bërë biseda të pafundme”?! Kështu e kujton Skënderi atë moment të shumpritur prej tyre, kur ende pa zbardhur mëngjezi i 24 prillit të vitit 1988, ai më të vëllanë Shpëtimin që mbante ende uniformën e ushtarit dhe me shokun e tij, Agron Gjokën, u gjendën në territorin e Rebublikës Federative të Jugosllavisë.

Udhëtimi drejt fshatit Restelicë të Dragashit

 Pas kalimit të kufirit dhe udhëtimin që ata bënë më pas, Shpëtimi kujton:”Pas daljes sonë në tokën jugosllave, nuk kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të dorzoheshim pranë autoriteteve ushtarake të asaj zonë kufitare. Ndërsa vazhdonim udhëtimin duke iu larguar gjithnjë e më shumë zonës kufitare, nga larg dalluam një bari me disa dele. Në mënyrë instiktive menjëherë ndaluam të tre dhe ndonëse që shumë kohë përpara se të mbërrinim aty, bashkë me Skënderin e Agronin, kishim parashikuar të gjitha versionet e mundshme, pra se si do të përgjigjeshim kur të na pyesnin se përse ishim larguar nga Shqipëria, etj., i kujtuam dhe njëherë ato si për të qenë më të sigurtë në veten, pasi mendonim se mund të na kapnin nga çasti në çast.

Përgjigjia jonë do të ishte kjo: “Jemi larguar nga Shqipëria për motive politike dhe dëshira jonë është për të shkuar drejt SHBA, pasi aty nuk mund të përshtatemi me sistemin dhe politikën që po ndjek regjimi komunist i Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë”. Ndërsa bisedonim këto me njëri tjetrin, iu afruam atij bariut dhe e pyetëm se ku ndodheshim e si quhej fshati më i afërt. Ai na tregoi se aty ishim afër fshatit Restelicë të Komunës së Dragashit dhe qyteti më i afërt nga aty ishte Prizreni nga ana veriore, kurse nga ana jugore, qyteti më i afërt ishte Tetova. Pasi u orientuam disi se ku ndodheshim, vazhduam ta pyesnim se ku shkohej më shpejt, në Prizren apo në Tetovë, ai na tha se pothuaj ishte e njëjta rrugë në këmbë, që mbante rreth tre orë, si për në Tetovë ashtu dhe për në Prizren.

Pasi u ndamë prej tij, vendosëm që të shkonim në drejtim të fshatit Restelicë dhe më pas drejt Prizrenit ku do të dorzoheshim. Prizrenin ne e kishim menduar dhe më parë dhe kjo jo vetëm për arsyen se shqiptarët e Kosovës sikur na dukeshin më të afërt se ata të Maqedonisë, por edhe për arsye se në Prizren, ishte dorzuar disa vite më parë, vëllai i Agronit, Gazmir Gjoka, i cili ishte arratisur ashtu si dhe ne, ai kishte fituar azilin politik e ndodhej në SHBA. Sa mbërritëm në fshatin Restelicë, morrëm kontakt me disa banorë që na treguan postën kufitare dhe ne shkuam e u dorzuam aty ku pasi na morrën në pyetje, na shoqëruan për në qytetin e Prizrenit, duke na dorëzuar në Stacionin e Policisë”, kujton Shpëtimi lidhur me rrugëtimin e tyre deri sa mbërritën në atë vënd siç dhe e kishin parashikuar.

Presionet e Sigurimit të Shtetit në familjen Marku në Laç

Po pas arratisjes së Skënderit dhe Shpëtimit, çfarë ndodhi me familjen Marku në qytetin e Laçit dhe si e mësuan ata të vërtetën e arratisjes së dy djemëve të tyre? Lidhur me këtë, Skënderi me Shpëtimin kujtojnë se të vërtetën për atë se çfarë kishte ngjarë me ta, familja e tyre në qytetin e Laçit, e kanë mësuar disa ditë më vonë nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Që në paraditen e 24 prillit, prindërit e tyre ishin bërë shumë merak duke u shqetësuar për faktin se dy djemtë e tyre, Skënderi me Shpëtimin, nuk po ktheheshin në shtëpi dhe akoma më keq, ata nuk kishin fjetur tek e motra e tyre, Zana, ashtu siç kishin thënë një natë më parë. Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë shtohej ankthi në familjen e tyre, pasi edhe në ditët që pasuan, nuk u mësua asgjë e re për fatin e dy djemëve. Familja Marku nuk la të afërm të tyre pa i kërkuar, telefonuar dhe pa u bërë telegram, por të gjitha përgjigjiet prej tyre vinin negative, duke thënë se nuk dinin gjë për Skënderin dhe Shpëtimin.

Ankthin e tmerrshëm e të pafund që kishte pllakosur në familjen Marku, e shtoi akoma dhe më shumë ardhja e njerëzve të Sigurimit të Shtetit në shtëpinë e tyre pas disa ditësh. Ata bënë kontrolle të imta të banesës, duke sekuestruar pothuaj të gjithë fotografitë e familjes dhe pas atij kontrolli, njerëzit e Sigurimit u thanë familjes Marku, se: “Dy djemtë e tyre, Skënderi me Shpëtimin, kishin braktisur atdheun duke u arratisur nga Shqipëria si tradhëtarë të poshtër”. Më pas, motrat e Skënderit dhe Shpëtimit, si dhe vëllai i madh, Iliri, u hoqën nga punët e tyre dhe iu ndalua ushtrimi i profesionit. Përveç kësaj njerëzit e Sigurimit dhe Frontit Demokratik të lagjes ku ata banonin, u bënin presion bashkëshortëve të tyre që t’i ndanin gratë, (motrat e Skënderit), si dhe nuses së Ilirit, që ta ndante atë, pasi dy vëllezërit e tij “kishin tradhëtuar atdheun”. U thonin se: do t’ua merrnin shtëpitë dhe do t’i internonin në fshatra të largët, prandaj më mirë t’i ndanin gratë e tyre, që ishin motrat e Skënderit e Shpëtimit. Këto gjëra ua thanë hapur edhe në disa mbledhje që bëri Fronti Demokratik në lagje për demaskimin e tyre.

Pas gjithë këtyre presioneve, disa ditë më vonë, njerëzit e Sigurimit dhe të Frontit, shkuan përsëri në familjen Marku dhe u thanë atyre se: “dy djemtë e tyre tradhëtarë, Skënderin dhe Shpëtimin, do t’i kthenin së shpejti në Shqipëri”. Po ato ditë, u organizuan edhe disa mbledhje në qëndrën e punës ku kishte punuar Skënderi, në Ofiçinën e Kombinatit Kimiko-Metalurgjik të Laçit, ku iu kërkua shokëve të tij të punës, që të dënonin aktin e tyre. Por jo vetëm që në ato mbledhje nuk foli njeri kundër Skënderit, por disa shokë të tij si Naim Kasmi, Gëzim Hoxha, si dhe vëllezërit Shefqet e Flamur Domi, e mbrojtën Skënderin, gjë e cila u kushtoi disave prej tyre, dënimin me gjashtë muaj punë korrektonjëse.

Dënimi me 33 ditë burg me akuzën: Kalim i paligjshëm i kufirit

Çfarë nodhi me dy vëllezërit Marku dhe shokun e tyre, Agron, pasi ata u dorëzuan në stacionin e Policisë së Prizrenit? Lidhur me këtë, Skënderi kujton: “Aty në Policinë e Prizrenit menjëherë na morën në pyetje, fillimisht duke na pyetur për gjeneralitetet dhe më pas për arsyet se përse ne ishim arratisur nga Shqipëria,etj. Gjatë pyetjeve që na bënë, të treve bashkë dhe më pas veç e veç, ne përsëritëm të njëtat gjëra, duke thënë të vërtetën e arratsjes sonë dhe qëllimin e vetëm që kishim për të shkuar në SHBA. Ne përsëritëm disa herë, se nuk donim të rrinim në asnjë vënd tjetër, përveçse të iknim në SHBA, pasi ky ishte qëllimi ynë i vetëm dhe për këtë gjë ne kishim vënë kokën në rrezik. Pas disa seancave me pyetje të shumta që na bënë autoritetet jugosllave të atij stacioni policor, gjithnjë duke pasur një përkthyes shqiptar të Kosovës, ata na thanë se do ta shqyrtonin problemin tonë dhe pas disa ditëve do të na jepnin përgjigjie se çfarë vendimi do të merrej për ne. Deri sa të shqyrtohej problemi ynë, ne do të na mbanin të izoluar aty në atë stacion policie. Dhe vërtetë, pas disa ditësh, na dërguan në Gjykatën e Prizrenit, ku na u bë një gjyq i shpejtë, i cili na dënoi të tre, me nga 30 ditë burgim, me akuzën: “Për kalim të paligjshëm të kufirit”, duke na dhënë dënimin minimal, pasi ligji i tyre për atë akuzë, parashikonte një deri në tre muaj”, kujton Skënderi, lidhur me dënimin që iu bë atyre në Gjykatën e Prizrenit.

Provokimet e UDB-së dhe informacioni i saktë që ata kishin.

Po ç’ndodhi me vëllezërit Marku dhe shokun e tyre, Agron Gjokën, pasi Gjykata e Prizrenit i dënoi me nga 30 ditë burgim, me akuzën për kalim të paligjshëm të kufirit? Lidhur me këtë, Shpëtimi, dëshmon: “Pas dënimit na rikthyen përsëri në stacionin e Policisë së Prizrenit, ku na izoluan si më parë në dhoma të ndryshme, veç e veç dhe çdo ditë na merrnin në pyetje me anë të përkthyesit shqiptar, duke na bërë pyetje dhe provokime nga më të ndryshmet. Na bënin pyetje të karakterit politik, për udhëheqjen e lartë, për Ramiz Alinë, për Nexhmije Hoxhën, për anëtarët e tjerë të Byrosë Politike, për Haxhi Lleshin, etj., duke na thënë se kush kishte më shumë fuqi dhe pushtet prej tyre, etj. Gjëra për të cilat ne i përgjigjeshim shumë shkurt, duke iu shpjeguar se nuk kishim shumë dijeni dhe as informacion se ça ndodhte në udhëheqjen e lartë, pasi ne nuk kishim nga t’i dinim ato gjëra, pasi kishim jetuar në një qytet të vogël larg Tiranës, ku ishim marrë vetëm me punët tona.

Po kështu ata na pyesnin edhe për organet e pushtetit dhe të partisë të Laçit dhe Krujës ku kishim jetuar dhe punuar në të tre, ku ne mbetëm të çuditur nga informacioni i saktë që ata kishin, pasi përmëndnin emra konkret dhe pyesnin nëse ishin përsëri në ato funksione dhe detyra. Por ajo që më bëri më shumë përshtypje mua, ishte problemi i datës së saktë të ditëlindjes sime. Kur më pyetën për gjeneralitetet ditën e parë që na futën aty, unë i thashë 12 shkurt 1966, siç e kam në të vërtetë. Por pas disa ditësh, ata më pyetën përsëri dhe kur unë i thashë po të njëjtën gjë, ata më thanë: ‘Mendohu mirë se mos je gabim, se ndoshta e ke më 22 shkurt 1966’?! Unë në fillim ngula këmbë se ishte data 12 dhe se ajo nuk mund të ngatërrohej, por më pas u kujtova, se data 22 ishte shënuar gabim në Librezën time Ushtarake, që unë e kisha djegur dhe e kisha bërë hi në qëndrën e zjarrit diku në majë të malit të Korabit, pak para se të kalonim kufirin në mëngjesin e 24 prillit. Kur ua shpjegova atë, pra datën 22 që ishte vënë gabim në Librezën Ushtarake, oficeri i UDB-së, nënqeshi me ironi si për të më thënë se ata dinin gjithçka rreth nesh.

Kështu gjatë gjithë asaj kohe, pra gjatë një muaji që ne na mbajtën të izoluar në Stacionin e Policisë së Prizrenit, trajtimi që na bëhej ishte më se normal, si nga ushqimi, fjetja, dalja në ajrosje etj., por seancat me pyetje provokuese vazhdonin çdo ditë. Një ditë më pyetën se: përse ne nuk kishim zgjedhur për t’u arratisur një vënd tjetër, p.sh., atje ku unë isha ushtar në afërsi të Pogradecit, në Malin e Thatë, ku nuk e kisha larg kufirin, etj? Na thonin se përse ne nuk kishim dëshirë që të qëndronim në Jugosllavi, ku ata do të na krijonin të gjitha kushtet dhe një jetë normale, si ajo që bëhej në Perëndim, etj. Seancat me pyetje vazhduan pothuaj çdo ditë dhe kur plotësuam 30 ditë, ne u bëmë merak se përse nuk po na lironin, gjë e cila na i shtoi shumë dyshimet dhe për një fakt tjetër, pasi nga dritaret ku ne kacavireshim për të parë vëndin ku bëhej ajrosja, nuk e pamë më shokun tonë Agronin?! Pasi kishin kaluar katër a pesë ditë më shumë se dënimi që na ishte dhënë, ne iu kërkuam atyre se përse nuk po na lironin siç dhe kishte vendosur Gjykata e Prizrenit?! Ata nuk na përgjigjeshin, por dukej se na shikonin me një keqardhje dhe kjo gjë na i shtoi dyshimet duke parandjerë se diçka e rëndë po luhej me ne…”, kujton Shpëtimi lidhur me ditët e fundit të tyre në paraburgimin e Stacionit Policor të Prizrenit.

Agroni fitoi azilin politik, dy vëllezërit, Marku, i kthejnë në Shqipëri

Po ç’po ndodhte me Skënderin dhe Shpëtimin gjatë kohës që ata u mbajtën në Stacionin e Policisë së Prizrenit dhe cila ishte përgjigjia që u dhanë atyre në lidhje me përfitimin e statusit të emigrantëve politikë që ata donin të aplikonin pranë ambasadës së SHBA-së në Beograd? Ku ndodhej shoku i tyre Agroni që ata nuk po e shikonin më gjatë ajrosjes?! Lidhur me këtë, Skënderi dëshmon: “Ndërsa ishim në pritje të lirimit pas 30 ditë paraburgimi ashtu siç dhe kishte vendosur Gjykata e Prizrenit për ne, me shpresën se do të na dërgonin në Beograd ku do bënim aplikimin për azil politik për në SHBA, ndodhi diçka që ne nuk e kishim parashikuar kurrë gjatë planeve që kishim bërë. Më datën 1 qershor të atij viti, pra rreth 36 ditë pasi ne ishim dorzuar aty, që në mëngjes na nxorrën nga dhomat ku ishim të izoluar dhe na bashkuan në korridor duke na lidhur me pranga. Policët që na lidhën dhe ata të tjerët që qëndronin në të dy anët korridorit, nuk flisnin fare por kishin ulur kokat dhe na shikonin me keqardhje. Aty e kuptuam se ajo që nuk e kishim menduar kurrë, po ndodhte me të vërtetë.

Ndërkaq para se të na nxirrnin nga ajo godinë për të na hypur në një automjet të policisë që priste në oborr, më kryesori i tyre na tha: “Na vjen keq për këtë që po ndodh me ju, por nuk është në dorën tonë. Ne vetëm po zbatojmë urdhërat që na kanë dhënë eprorët tanë”. Dhe ato fjalë ai na i tha jo pa keqardhje, madje duke u ndierë si fajtor, pasi mua dhe Shpëtimit nuk na u dha e drejta e strehimit politik, ashtu siç kishte ndodhur me Agronin, që e kishin nisur për në Beograd. Pas kësaj, ne na hypën në një makinë të mbyllur dhe vetëm pas pak minutave e pamë veten në pikën Kufitare të Morinës së Kukësit, në tokën shqiptare, ku na u vërsulën si bisha duke na sharë me një fjalor banal. Nuk do t’i harroj kurrë ato minuta tmerri, kur njerëzit e Sigurimit që kishin ardhur nga Kruja e Tirana, na morën në dorëzim dhe hypën në makinën e tyre, e cila u nis me shpejtësi në drejtim të qytetit të Kukësit”, kujton Skënderi, momentet e dorzimit të tij dhe vëllait, Shpëtimit, pranë autoriteteve të palës shqiptare të pikës Kufitare të Morinit, duke shtuar se ato kanë qenë minutat më të tmerrshme që ai ka kaluar deri më sot dhe gjithnjë kur i kujton, përpiqet t’i fshijë nga kujtesa!

Demaskimi para popullit në Kukës, Milot, Laç, Kombinatin Kimiko-Metalurgjik dhe Fushë-Krujë

Po përse dy vëllezërve Marku nuk iu plotësua kërkesa për strehim politik nga ana e autoriteveve jugosllave ashtu siç u bë me shokun e tyre, Agron Gjokën dhe përse ata ua dorzuan autoriteve shqiptare, kur dihej se ç’fat do i priste?! Lidhur me këtë, Skënderi tregon: “Dorëzimi ynë pranë autoriteteve shtetërore shqiptare në pikën kufitare të Morinës, kishte ndodhur pas kërkesave të shumta që kishte bërë pala shqiptare, gjë të cilat i kam mësuar disa vite më vonë kur fillova punë në Tiranë. Nisur nga një marrëveshje që kishte nënshkruar Sigurimi i Shtetit me UDB-në Jugosllave që para shumë vitesh, e cila konsistonte në shkëmbimin e emigrantëve politikë në mes dy vëndeve, ne e pamë veten në duart e Sigurimit të Shtetit Shqiptar. Ne i kishim të gjitha mundësitë që të largoheshim nga Stacioni i Policisë së Prizrenit, por nuk e kishim menduar kurrë se do të na dorëzonin duke na kthyer në Shqipëri. Në qytetin e Kukësit ku na ndaluan fillimish, na çuan te një shkollë, ku kishin mbledhur me qindra njerëz duke i sjellë aty me detyrim nga qëndrat e punës. Pas kësaj autoritetet kryesore të rrethit nga Partia, Fronti, Sigurimi etj., mbajtën fjalimet e rastit, duke na sharë ne si “tradhëtarë, armiq të popullit”, etj. Pas kësaj, automjeti “ZUK” nga Laçi që kishte marrë Sigurimi i Shtetit për të na marrë ne, mori rrugën e kthimit dhe fillimisht na ndaluan në qytezën e Milotit, ku u përsërit e njëjta gjë si në Kukës, pra: duke na demaskuar para popullit, si “armiq e tradhëtarë”.

Nga Miloti na dërguan në Kombinatin Kimiko-Metalurgjik të Laçit (ku kisha punuar unë me vëllanë, Ilirin, motra jonë me bashkëshortin e saj, etj.) dhe nga aty në qëndër të qytetit të Laçit, para Pallatit të Kulturës, ku kishin mbledhur me detyrim nga qëndrat e punës, me qindra njerëz.  Dhe aty u mbajt një miting me fjalime ku nuk na lanë gjë pa na sharë dhe demaskuar siç thuhej atëhere. Pasi mbaroi mitingu i Laçit, ne na nisën për në Fushë-Krujë, ku dhe aty u bë “rituali” i zakonshëm, e më pas përfunduam në Degën e Punëve të Brendëshme të Krujës, pasi Laçi ku banonim ne asokohe, varej nga Kruja. Por, të jemi të sinqertë deri në fund, në të gjitha ato mitingje që u bënë për të na demaskuar ne, banorët e atyre qyteteve, jo vetëm që nuk i mbështetën fare organizatorët e atyre mbledhjeve, por na shihnin me keqardhje dhe asnjë nga populli nuk doli të fliste në tribuna, edhe pse iu bë thirrje disa herë”, kujton Skënderi, lidhur me atë që ndodhi me të dhe vëllanë e tij, Shpëtimin, atë ditë që pala jugosllave i dorzoi në pikën Kufitare të Morinës .

Torturat nga dy hetuesit e Krujës dhe gjyqi në Laç

Po çfarë ndodhi me dy vëllezërit Marku në Degën e Brendëshme të Krujës ku i dërguan ata në pasditen e vonë të datës 1 qershor të vitit 1988, pasi i kishin “demaskuar” në disa prej qyteteve ku kalonte rruga nacionale nga Kukësi deri në Fushë-Krujë? Lidhur me këtë, Shpëtimi dëshmon: “Në Hetuesinë e Krujës na mbajtën nga data 1 qershor deri më 15 korrik, një muaj e gjysëm dhe gjatë gjithë atyre ditëve që ata i quanin seanca hetimore, ne na kanë mbajtur nën tortura fizike dhe psikollogjike të pandërprera. Hetuesinë na e bënte vetë personalisht, Kryetari i Hetuesisë së Krujës, Seit Duraj, një kriminel i lindur që ka ushtruar dhunë fizike ndaj nesh duke na masakruar barbarisht, por e kemi përballuar falë dhe moshës së re dhe fizikut tonë. Kur lodhej ai, pra Seti, vazhdonte hetuesi tjetër, Nexhat Selimi, një kriminel tjetër ky, që na torturonte më shumë, si duket edhe për servilizëm ndaj shefit të tij. E gjitha ajo bëhej në shenjë hakmarreje ndaj veprimit që kishim bërë ne, pasi pyetjet që na bënin, se kush ishte pjestar tjetër i grupit tonë, kush na nxiste, cilët ishin shokët që ne kishim biseduar për arratisjen etj., ne i hodhëm poshte që ditën e parë, dhe u thamë se për atë gjë, nuk kishte njeri dijeni fare, ashtu siç ishte dhe e vërteta.

Por ata nuk donin t’ia dinin dhe bënë “ritualin” e tyre ndaj nesh deri më datën 14 korrik dhe të nesërmën, më datë 15 korrik 1988, na dërguan në qytetin e Laçit, ku u zhvillua gjyqi ndaj nesh në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës, e mbushur plot e përplot nga njerzit që i kishin marrë me detyrim nga qëndrat e punës. Gjyqi ishte me dyer të hapura dhe bëhej me qëllim që të na demaskonin ne për të friksuar popullin. Kujtoj se ishte një Kolegj Ushtarak, (pasi unë isha ushtar) dhe trupin gjykues e kryesonte një person me emrin Agim (nga Tirana), ndërsa prokuror, ishte Elmaz Lala. Si unë ashtu dhe Skënderi, mbajtëm të njëjtin qëndrim ashtu si në Hetuesi, dukë thënë se qëllimi i vetëm i joni, ishte të emigronim jashtë Shqipërisë për në SHBA, dhe nuk pranonim se ishim “tradhëtarë dhe armiq të popullit”, siç na akuzonin. Ndryshe nga Kryetar i Gjyqit që dukej më i qetë dhe jo prepotent, prokurori na bërtiste dhe na ofendonte, aq sa e detyroi Skënderin që të ngrihej në këmbë pa ja dhënë fjalën kryetari i gjyqit dhe t’i drejtohej prokurorit, duke i thënë: “Mos uluri ashtu dhe mos na bërtit, se nuk ta ka njeri frikën. Ne nuk jemi as tradhëtar dhe as armiq të popullit siç po na akuzoni ju, por thjesht deshëm të emigronim për në SHBA, për një jetë më të mirë. A mund të më thuash shoku prokuror, ça të keqe i ka ardhur Shqipërisë nga emigracioni që ka pasur në kohën e Zogut, asnjë e keqe. Shumë prej tyre kanë punuar jashtë dhe janë kthyer përsëri në Shqipëri”.

Ndërkohë që Skënderi iu hakërrye prokurorit, sidomos kur i tha “mos leh si qen”, ai filloj të flas dhe të bërtas edhe më shumë, por kryetari i gjyqit, i tha me një ton sikur po i fliste një të pandehuri, “ulu ti mor aty dhe mos fol pa të dhënë unë fjalën”. Kjo shkaktoi si të thuash një admirim tek të pranishmit në sallë, ku pjesa më e madhe e bashkëqytetarëve tanë, me ndonjë përjashtim të vogël, na shikonin me keqardhje. Kështu u mbyll ai gjyq po atë ditë të 15 korrikut, përfundimi  Skënderin e dënuan me 20 vite heqje lirie, ndërsa mua me 17 vite, me akzën e “tradhëtisë së lartë ndaj atdheut”, dënim i cili u ndikua edhe nga qëndrimi që mbajtëm ne në gjyq, sidomos Skënderi”, kujton Shpëtimi lidhur me dënimin e tij dhe të vëllajt, Skënderit. Dhe vërtetë, të gjithë bashkëqytetarët laçjanë që asistuan në atë sallë atë ditë, e mbajnë mënd fare mirë qëndrim burrëror gjatë gjyqit të vëllezërve Marku, ku ndonëse ata i kishin sjellë aty për t’i “demaskuar”, ata fituan admirimin e pjesës më të madhe të bashkëqytetarëve të tyre. Nisur dhe nga ai qëndrim që ata mbajtën në gjyq, dënimi i tyre ishte maksimal dhe pas atij vendimi të formës së prerë, ata u dërguan për të vuajtur dënimet në burgjet e Qafë-Barit, Spaçit e Burrelit dhe u liruan prej tyre vetëm në fillimin e marsit të vitit 1991, me të fundit të dënuarit që u liruan nga burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Me shëmbjen e regjimit komunist dhe fillimin e procesve demokratike, Skënder Marku, vazhdoi studimet dhe shërbeu si ushtarak në Drejtorinë e Kampve dhe Burgjeve, fillimisht në Shën-Koll të Lezhës dhe më pas si Komandant i Repartit 313 në Tiranë, ku ai qëndroi deri në trazirat e vitit të mbrapshtë 1997 dhe shërbimi i fundit që bëri si drejtues i atij institucioni, ishte përcjellja për në shtëpi e ish kryeministrit Fatos Nano. I cili shumë vite më vonë, në emisionin OPINION në Tv Klan, në mes të tjerash do të shprehej: “Ndërsa u larguan të gjithë nga burgu ashtu në mes krismave të armëve, mbeta vetëm unë….! Por atë gjë, e mori përsipër vetë komandanti i burgut, një djalë i ri i shkëlqyer nga Laçi, një djal shumë trim dhe tepër inteligjent, Skënder Marku quhej, i cili me makinën e tij, në mes breshërive të plumbave që na vërshellinin mbi kokë, më çoi deri te hyrja e pallatit. E ftova në shtëpi, por nuk pranoi, duke më thënë se aty përfundonte detyra e tij. Nuk do t’ja harroj kurrë”.

33 komente në ““Çfarë na pyeste UDB-ja në burgun e Prizrenit, pse na ktheu në Shqipëri, demaskimi në disa qytete dhe torturat nga dy hetuesit në Krujë”/ Dëshmia e majorit nga New Yorku”

  1. Orli says:

    O Tema! Ju lutem varini hajdarin ketyre te “persekutuarve” mashtrues,keta jane arratise atehere kur te gjithe arratiseshin,ne ate kohe eshte arratise edhe “kuadri i kompletuar” muli muli noka!

    1. pjeter says:

      Po me duket se ti nuk ke jetuar ne moshen e pershtatshme per ta perjetuar situaten ne ate kohe.Duhej guxim i tmerrshem te kaloje kufirin.Te siguroj, kam pare personalisht nje person te vrare nga ushtaret, ne kufi , ku e conin ne per fshtrat dhe qytetin kufitar,me nje makine me sponde te apura, per tw tmerruar njerzit, akoma sot kur kujtoj ,me ngjefhet mishi. Dhe me e keqja, personi pergjegjes per kete, ne kogen qe Saliu dominonte,dmth, pas vitit 1991, ishte i emeruar drejtues i larte i komisariatit te policise ne qytetin e Pogradecit.Askush nuk e dinte se do perfundonte sistemi aq shpejt ne ate periudhe, dhe rreziku ishte shume i madh per kedo. Prandaj nuk ka asnje dyshim qe keta dy vellezrit, paten guxim te madh, duke e ditur qe edhe familjet e tyre do e pesonin keq.

    2. Shqiptari says:

      Heeee,paskan pas fat te mire keta Markajt,se po te kishin shku ne Ha merr dhe ik do kishin perfundu me keq se çe kishin mendu.

    3. Eri says:

      Majori i karit.Nuk dua te ofendoj personin po ca lesh majori ishte ky me shkoll te mesme.I beri Sali Shpella te gjithe te pashkollet trupeshqit me grada e poste drejtusash per te shkerdhyer shtetin.Dhe mut e beri vendin qeni i zi i UDB-se.

  2. i cudituri says:

    Nese nje ushtar amerikan dezerton dhe shkon te kundershtari, e dini cili eshte SOT denimi!? PUSHKATIM!!!

    1. Luan says:

      Tamam tradhtar perderisa kishte bere dhe betimin.Tradhtaret kudo denohen ne USA po te tradhtojne betimin ushtarak.

      1. Luan komunistit says:

        Trathërar të regjimit e diktaturës Enveriste!
        Oh i mjerë çfar njeri dallkauk je.

        1. uhahahaaaaaa says:

          I pive ilacet o toc ?

    2. abc says:

      O i coroditur, nje civil u arratis, nuk dezertoj ne sherbimin ushtarak.
      Turrp o plera … ju jenipjes e atyre kriminelave komunist qe masakruan popullin per 45 vite rresht.

      1. u dhime duke qesh says:

        GOMAR, ishte ushtar me rroba ushtrie thote shkrimi …
        Torrollak!

  3. B Prençi says:

    Agron gjoka ose daja ka qene shoferi elez gjozes. Ka nere burg ne usa me te vellane 10 vjet per droge. Tani eshte katandisur si rrecke te grandi me vellezrit allaraj.

  4. Lexusi says:

    Llumi kombit tregon tradhtin dhe e shet per heroizem , ah mer zot ku esht katandisur ky popull e ky vend , o kaluç SUMA na ke kenaq me kto histori letyrash e zorraxhinjsh , e moren karin ne amerik kta heronjt e tu kaluç SUMA karten desha me thon , se shof nje koment ktu qe : qe nga dita qe kan shkelur ne amerik kan ren ne burg per drog dhe kan ca muaj qe kan dal , tani jan kthy ne skiftera , thuj te na tregojn noj histori burgu qe te edukosh kalamaqet ti o kaluç suma , thuaj si bente drog , se per tradhtin nuk e dhjet atdheu kte hale ska nevoj per te.

  5. Vlonjati says:

    Majori nga New yorku…
    Mekaniku nga Laçi, thuaj.
    Prandaj u dhje Shqiperia se beri gjoja shkollen 1992-1996(aq i bie) dhe brenda vitit, hoooop e major e drejtor burgu.
    Po ky sikur kishte pasion librat. Pse nuk vazhdoi gjuhe-letersi? Apo tek burgjet dilte leku?

  6. Nik says:

    Zoti ju bekoft si vèllezèr ! Dèshiroj ti kthehem asaj kohe kur sistemi kishte pèrfunduar dhe e them me bindje tè plotè se nè 1986 èn — Sul Baholli ishte sekretar i par —— dhe èshtè bèr njè mbledhje ku disa pjesmarrès u ngritèn dhe u shprehèn hapur se gjèndja nè fabrikè ishte skandaloze as nè afrikè nuk bèhet krahasim(Mè kujtohet njè sekretar rinije i cili ju drejtua njè shokut tonè me gishtin nè buzè pèr tè mos folur,baholli mbante shènim nè njè bllokè dhe pèrgjigja e tij ishte se ka ca vèshtirsi por tè shikojm se situata ekonomike èshtè kjo,aty kuptohej se kishte njè ndryshim 100 % qind nè krahasim me 5 ose dhjetè vite mè parè ,sistemi po dorèzonte armèt.Nè 1989 /90 tè dy punonjèsve operativ qè i njihnim ju thoshim hapur se do tè aratisemi ndèrsa ata na kèshèllonin; shikoni se do tè merrni familjet nè qafè,biografin, etj etj por nuk ekzistonte mè frika arrestime edhe pse njè kushèririn tim me disa shokè i arrestuan nè fillim shtatori tè 1989 ès sepse shkruajtèn parrulla kundèr diktatorit e,hoxha nè disa mure,i mbajtèn njè natè nè qeli duke ju bèr lavazh trurit dhe kur i shikojm pèr disa dit nuk qèndronin nè lagje por shkonin nga ana e detit ,ne talleshim me ata sepse kuptohej kishte pèrfunduar sistemi edhe pse frika ekzistonte.Nè fund muajin e Tetorit 1989 ès me njè mikun tim kalojm kufirin nga Gjirokastra pèr nè Leshnic 18 orè nè kèmbè kur i afrohemi klonit dèbora zbardhte anembanè kur dègjojm fishkèllimat e kallashnikovit ose pushkès 10 korriku mbi kokat tona: Ndaaaaaalll duart lart ,mos lèvizni:Zbret njè ushtar i vogèl prej Patosit me armèn nè krah gati t’a shkrepte pèrsèri,mè jep xhuboksin mè tha mua,ore mik i them,me bluz do tè bredh nèpèr borè unè, sa tè mbrij nga greku kam vdekur prandaj nqse do pak pastiço na haje i them e kishim bler nè gjirokastèr.Konkluzioni :As dy muaj nè greqi kur greku mbushi autobuzat me shqipe dhe nga Follorina nè fundin e muajit Janar 1991 na sollèn nè Kapshtic dhe finalja nè Korçè,policija jonè na mori emèr mbiemèr dhe ne drejt Pogradecit pèr nè Jugè.Mir èshtètè shkruhen kèto histori qè mos tè pèrsèriten dhe tè shtypemi pèrsèri nga diktatura qoftè ajo e kuqe apo e zezè.

    1. ik ere pirdhu says:

      Ca te thuash, qe u cmenden njerezit si puna jote ne vitet ’90!? Kete e dini edhe ju vete …
      Debila njerez.

  7. Zenun Topalli says:

    E tmershme te tregosh peralla te till Duke mbushur faqe gazetesh edhe pse fame madhe. Autori I ketyre peralla e eshte njefare Dasho Pela apo me sakte Dashnor Kaloçi I cili nuk mer as mundimin te botoje ndonje kolument te arkivave per ti bere te besushme historite e ketyre katundareve.

  8. juristi says:

    Dihej qe udb-a te arratisurit qe vinin nga radhet e partise se punes i kthente,pasi i rekrutonte ,thjeshte per ti denuar ne shqiperi qe i gjithe rrethi familjar i tyre te behej kunder pushtetit te kohes

  9. Laku says:

    NUK TE BEN VETEM SHKOLLA MAJOR O ERI BYTH QIRI.

    1. ik ere pirdhu says:

      Po kush te ben o RROT CARI?

  10. Eri says:

    Historite e Kalocit amon…Po mire edhe kjo se e kuptojne lexuesit qe ata qe u arratisen dhe zune poste pas 1990 ishin o hajdute o lafarake o armiq o mendjelehte te manipuluar po kishin te perbashket qe ishin kunguj pa fara.Po si ore a behet drejtor burgu i pashkolli packa se mund te jete “njeri i mire”?????

  11. Shen Kozmai says:

    Dashnor Kaloci ka mare persiper t’u dale ne mbrojtje ca letyrave, apo me sakte llumit te shoqerise shqiptare. Unew e mbaj mend ballafaqimin qe iu be ketyre tradhetareve ne popullin e Lacit, ku te gjithe i peshtyne ne fytyre e jo sic thote ky mashtruesi, se u vinte keq. Ja keta kane mare persiper te shajne e te deskrititojne sistemin e kaluar. Ne fakt ata ia ngrene vlerat me shume regjimit komunist dhe nderkoh nxjerrin fyteyren e tyre te vertete,

  12. Dibrani says:

    Mbeturinat, hajdutat, bixhogjzite dhe drogaxhite hiqen si heroj. Fu… them kriminals

  13. dyshuesi says:

    Ka nje diçka qe nuk kuptohet ne shkrim perse nuk i dhane azil politik te treve ose ti kthenin qe te tre !?

    1. ec aty says:

      Sepse keta te dy qe i kthyen, dyshoheshin se ishin spiuna te Sigurimit. A merr vesh?

  14. J says:

    Qenja njerezore ka prirje te jete e lire apo te ndryshoj menyren e perceptimit te jetes simbas lllogjikes dhe edukimit.kushteve etj.Nuk duhet pare bardhe e zi.Sh.te rinj guximtar me deshiren per te jetuar te lire pa diktaturen e paranojes komuniste ,humben jeten nga vellavrasjet ne kufi .Keta te rinj duhet te shkolloheshin e te ishin Gjeneralet e ardhshem, mbasi pa guxim e sakrifica nuk mund te fitohet liria.Pastkomunizmi I menjanoi jo vetem guximtaret por edhe intelektualet ( pmv komuniste apo jo) ,pra pjesen me progressive te shoqerise .Ata qe kane mbetur u infiltruan qe vendi te mbetet nje ekzemplar I caosit ,dhunes,paligjshmerise,vend perfect per pasurimin e nje grupi te pangopurish…. Uroj mbaresi vellezrve Marku! Zoti qofte me ta dhe gjithe shqiptaret qe shpetuan nga diktatura!

    1. ik ere pirdhu says:

      Pirdh pirdh, se megjithate nuk lirohesh …

  15. Tani says:

    Kto kan qen cuna trima se ne ate koh shum shum pak djem merrshin guximin te shkonin drejt vdekjes gati te sigurt. Kto te dy paskan qen pa fat qe i paska ra lapsi me u kthy ke ferri.

    1. Tanguli says:

      Cara ka pas dhe ka gjithmone, po carlliku asnjehere nuk eshte quajtur trimeri ne kete bote!

  16. Dritoni says:

    Eshte e vertete se ka pasur nje fare marreveshje ne mes te UDB-se dhe Sigurimit te Shtetit per shkembimin e te arratisurve. Mua me ka rastisur te shoh ne vitet e 80-ta emigrante nga Shqiperia ne Kosove te cilet mbaheshin nen presionin e kthimit ne Shqiperi. Nderkohe, i di me emer te pakten 10 kosovare qe jane arratisur ne Shqiperi si mbeshtetes te Enver Hoxhes dhe jane kthyer prapa nga Sigurimi per tu denuar pastaj nga gjyqet jugosllave. Megjithate, trajtimi ne Jugosllavi nuk ka qene aq i eger si ne Shqiperi dhe, te pakten, ata njerez kane gezuar respektin e rrethit. Suma-sumarum, ka qene nje periudhe e veshtire per popullin tone. Mos u kthefte me ajo kohe.

    1. ca po thua says:

      Marreveshja ishte mes shteteve o torrollak …

  17. mir says:

    legena komunista nfse nuk ju pelqen perse e lexoni ,ata duket se ishin njerez me nje guxim te madh ,njerez qe nuk pretendonin vetem per nji pjate supe ,ose per nji biciklete made in Kina , por ishin njerez me te tjera pretendime per jeten,ju qe i shani perfundoshi ne Kube . ose ne Kore te veriut, sigurisht qe nuk ju pelqen .!!! kurse keta i bekofte Zoti

    1. ik ere pirdhu says:

      Ata pretendonin per droge, e dime !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje