Partia Socialiste ka mbledhur këtë pasdite Grupin Parlamentar.
Mbledhja e grupit të PS u drejtua nga Taulant Balla, pasi kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiez të Ukrainës, në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria.
Në mbledhje, mësohet se Grupi Parlamentar i PS do t’i propozojë Kuvendit Milva Ikonomin për kryetare të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, për shkak se Arben Ahmetaj, që drejtonte këtë komision, është emëruar ministër për Rindërtimin.