Zbulimi: Rama duke sulmuar Bashën te “BILD”, kërkon të godasë Donald Trump

20 Janar 2020, 18:10Politika TEMA

Rikthimi i akuzave ndaj Lulzim Bashën për lobimin në SHBA me para ruse, nga ana e mediave ndërkombëtare, ka trazuar PD-në dhe mediat pranë saj.

Fakti që “BILD” e fshiu lajmin i ka qetësuar disi, por tani kanë kaluar në marrëzira fantastiko-shkencore.

Sipas tyre, shkrimi tek “BILD” është dërguar nga Rama, i cili duke sulmuar Bashën, në fakt është duke goditur Donald Trump.

Argumenti?

Ja se çfarë shkruan portali i familjes Berisha, duke iu referuar asaj se çfarë thotë Gent Strazimiri.

“Gazeta më e madhe gjermane, BILD, zhduku nga faqja e saj një shkrim ku akuzohej opozita shqiptare se po përdor paratë ruse për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE. Paradoksi qëndron pasi në shkrim thuhet se PD po bën lobing në SHBA për të penguar integrimin në BE.

Jo vetëm kaq, por aty thuhet se për këtë lobim po përdoret Nick Muzin, një lobist që ka mbështetur emra të njohur në SHBA, që nga George Bush, Ted Cruz, John McCain dhe vetë Donald Trump në fushatën e fundit.

BILD njihet si një gazetë konservatore e krahut të djathtë dhe është një nga mediumet më pro-amerikane në Gjermani. Pasi e kuptuan se shkrimi ishte trafikuar, ata e hoqën nga faqja, edhe pse Taulant Balla i PS vazhdon ta mbajë në ‘murin’ e tij në FB.

Por a ka prekur ky shkrim në një pikë delikate, pikërisht te akuzat që i ka bërë një segment i të majtës, presidentit amerikan Donald Trump për lidhjet me rusët?

“Nuk e kanë me Bashën! E kanë me Presidentin Trump!

Ky kooperativisti, dhe kooperativa në të cilën bën pjesë, akuzojnë Lulzim Bashën se u ka paguar pare rusëve të Putin, në mënyrë që të lobojnë e “t’i mbarojnë ca punë” tek Presidenti Trump… (?!)

Sepse, sipas kooperativistit dhe kooperativës, rusët dhe Putin të mbarojnë punë në Shtëpinë e Bardhë pasi “Presidenti Trump ka ardhur në pushtet i ndihmuar nga Putin dhe jo nga vota e amerikanëve”…?!

Në Shtetet e Bashkuara u zhvillua një hetim në lidhje me këto akuza ndaj Presidentit Trump, nga ku rezultoi që “nuk ka asnjë provë a indicie që të përligjë akuzat për lidhje midis fitores së Donald Trump dhe Putinit a Kremlinit”!!!

Ky hetim bindi Nensi Pelosin dhe Hillary Clinton por jo … Taulant Ballën… (?!)

Ai është i vetmi në rruzull që nuk heq dorë nga bindja që “Presidenti Trump është njeri i Putinit”, dhe se “që të lobosh pranë tij duhet të paguash pare tek rusët e Putinit”, shkruan ish-deputeti Genti Strazimiri.

E vendosur në kontekstin e sulmit që i bëri Edi Rama para disa vitesh presidentit Trump si turpi i njerëzimit, kjo merr edhe më shumë kuptim.

A ka qenë ky qëllimi i socialistëve? Në radhë të parë ata kanë kërkuar të diskreditojnë liderin e demokratëve, Lulzim Basha, me qëllim që mediat, dhe më pas opinioni publik të mendojnë se BILD po i barazon palët.

Por nuk përjashtohet mundësia që kjo histori të marrë të tjera ngjyrime dhe nënkuptime rreth një çështje që ka mbajtur pezull botën për do kohë”, shkruan portal i familjes Berisha.(TemA)

9 komente në “Zbulimi: Rama duke sulmuar Bashën te “BILD”, kërkon të godasë Donald Trump”

  1. Z says:

    Nje teze idiote e kujt qe e ka shkruar! Mendoni se Trump pyet se cfare ben Rama?! Ne Shqiperine tone te dashur ka aq gomere sa zgjuarsia eshte e para nga fundi! Shqiperine tone po e mbyt mediokriteti! Injorante servile jane thirrur nga Saliu dhe Likja nen arme!

    1. Ju duhet nje skenarist me i mire se Cim Delja ose Bes Cakmaku says:

      Ke komedian kane marre ne pune keta shqupataret!?? Duket qe do te jete Cim Delja ose Bes Cakmaku bashke me Shkelzen Mustaqe-dereziun, sepse nuk i dalin mustaqet dhe duket si grua. Hahaha skeanr idiotesk. Vetem kur BILDC ta kete pranuar dhe provuar ne gjyq qe i eshte bere nje sulm kibernetik duke botuar nje artikull ne websitin e tyre atehere do ta besonim. Keta mund ta blejne gazetarin e BILD. Por, mos harronin se ne Gjermani nuk mund te blesh dot gjykatesit. Ceshtje e humbur!

  2. Olimpia says:

    O idiotet e PD…Gjermania ne periudhen qe po kalojme,ka probleme te medha me SHBA…te cilat nuk kane filluar me Trump…Ne se Kina eshte konkurente ekonomike dhe gjeoplitike e SHBA,Rusia konkurente gjeopolitike dhe ushtarake,BE me ne krye Gjermanine eshte konkurentja me e madhe ekonomike,pavaresisht aleances strategjike dhe ushtarake.Bota e sotme eshte shume me e komplikuar ne raport me boten bipolare te para 90..s.Prandaj opinioni publik,media dhe politika gjermane eshte ne nje situate aspak te qete.Elita politike dhe ekonomike gjermane perpiqet te ruaje ekuiliber ne interes te vendit.Si rrjedhoje edhe ne media botohen artikuj te cilet ne nje menyre apo tjetren shprehin interesa te caktuara te grupeve politiko..shoqerore dhe ekonomike gjermane. Dhe ndoshta eshte me me interes ribotimi i nje artikull te te tjereve se sa nje artikull direkt i shtypit gjerman.Ndersa teorie qe Rama kerkon te godase Trumpin jane thjesht cmendurira.Sa per dijeni N.Pelozi e dergoi procesin e shkarkimit te Trump nga Kongresi ne Senat.Gjithesesi shkarkimi eshte gati i pamundur sepse ne senat dominojne republikanet.

  3. shqip says:

    Eh more Strazo ! Rri si miza ne byth te kalit. Tere jeten i jargasur pas panolines se doktor dambllase. Qe te ngeli politika, e ca me keq diplomacia ,ne duart e Strazos, kemi prekur vertete fundin e kazanit. O pervers qe i ben hije vetes. Sipas teje o kungull pa fare , ata burrat dy metroshe, qe betohen me kushtetute e me garanci penale, dmth ata deshmojne para senatit, gjepura? Po me ke i ngatrron o tru thartuar, me Saliun qe thoshte; “çadra pistolete”? Kur do dali ndonje ta rrahi kete kungull ? Tipa si ky e kane te nevojshme nje krehje !

  4. Zigur Qarri says:

    Fakti qe te gjith Gazetat i jan sulur Bashes ne menyre te sinkronizuar,tregon qe drejtohen nga dikush,nga Gebelsi i neorilindjes mafioze,
    Endri Fuga.Dhe nese i drejton ky dikushi,atehere paguhen nga Kryeministria me Leket e takspaguesve shqiptare.Perderisa paguhen nga
    buxheti publik ekspozitat private te D’Rames,shetitjet private te tij me helikopter me ish Presidentin francez Sarkozy,pse mos paguhen
    edhe gazetat e huaja,qofte edhe BILD.Nga tre fajtore,dy persona u denuan ne SHBA per fotografine e drogaxhiut me Presidentin Obama.
    I treti eshte ne krye te Qeverise kolumbiane te Europes.

  5. Mendjelliu says:

    Sa te thella keto pune , si sna vajti mendja, shyqyr qe kemi keta MENDJELLINJTE !

  6. Shqiptari says:

    Stani i madh “i mediave të pavarura” dhe”portaleve të paanshme”,por që varen nga politikanë dhe grupime politike,servirin para publikut shkrime,artikuj,komente dhe analiza,të cilat merren ose frymëzohen nga artikuj të botuar në media me emër në botë.Por,ky stan që leh në oborrin e rë zotit që e ushqen,jo vetëm që i tjerr dhe i përdredh këto shkrime sipas svazit të zotërisë së tij,por i trillon dhe i deformon marrëzisht.Kētu nuk besoj se ështē ndonjē mēkat aq i madh sa të zëshë e të merresh me të.Por kur fantazia shkon deri nē marrēzi tē tilla,padyshim qē revoltohesh.Nuk bēhet fjalē pē të dalē nē mbrojtje tē Kryeministrit,po fyhet intelekti i njerëzve me të tilla”zbulime” për tē mos thënë marrëzi të marrësh.Po mirë,mo, po ne e kemi dëgjuar,live nē media,nga Washington-i Kryeministrin dhe mendimin e tij për Pesidentin Trump.Loja me një debat tashmē tē trajtuar gjerë nga media,në vend dhe ajo ndërkombētare,çirakët dhe papagallët mediokër,e përdorin dhe e kthejnē nē shashkē ndaj kundērshtarëve.Nuk ēshtë e vështirë të kuptosh apologjetët mediokēr të z.Basha.Nese z.Basha nuk ndihet përgjegjës,për nje vepēr penale që nuk e ka kryer,përse nuk shkon,kryelartë,frikë,në gjykatë,dhe me fakte,me dkumente,me balafaqim me akuzuesit dhe dëshmitarët,pastaj,i pastër,të ndërsejë korin e tij mediatik.Nuk ēshtē i pari rast ky,për z.Basha,ndaj kujdo i lind pyetja.More,po ky njeri,kur është qelibar,pse nuk shkon të ballafsqohet me këto akuza të pabazë,në gjykatë.Zotërinjë “Apologjetë mediatik”zbrisni nga “olimpi” ku mendoni se keni hipur.Sot njerëzit nuk janë aq “të leshtë” sa i mendoni ju.Si sahanlëpirës profesionistë që jeni,keni një meritë.Ustallarët që u frymëzojnē dhe u ndërsejnë,nuk i tradhëtoni,ndonēse edhe vetë e dini se po fantazoni dhe po thoni marrëzi,qē nukbi përtypin fëmijēt,jo mē të rriturit.

  7. Doni says:

    Nuk me habit se kush i shkruan, po me cmend fakti se sa shume ka nga ata qe i besojne e i lexojne gjithe diten!

  8. gjergji says:

    Na mbyten budallejt e PD.Nga ato vec “xhevhire” te nje inteligjence idiote pret e mund te presesh gjithemone.Kaq eshte kapaciteti I tyre intelektual.Thjesht prodhim made in Kristal ALBANIA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje